Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka thënë agjencisë Reuters, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë.
“Populli duhet të vendosë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që ata do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës.
“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, ka thënë presidenti serb.
“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, ka deklaruar Vuçiç.
Ai ka thënë se është i mundshëm një kompromis, mirëpo që duhet të jetë i bazuar në “vullnetin politik në Brukel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”. /rel/
Si gjithmone nje gjuhe e holle politike qe tingellon e bute per veshin, por ne te vertete vazhdon te mbetet shume agresive per Kosoven dhe shqiptaret.
Z.jak Boston ! Megjithate “epur se mueve” – Galileu !
A mund te mendohej vite me pare nje fraze e tille :
” Kosova nuk eshte e jona ,duhet te mesohemi me
kete” ! Kete , 10 vjet me pare ose edhe 5 vjet me
pare nuk mund ta thoshte as edhe nje serb i za-
konshem sepse shkonte ne “gijotine” nga vete ser-
bet , e jo me nga nje President, sic eshte prononcuar
nga vete Vucici. Pra, serbet duhet te mesohen me rea-
litetin.
Vuco, e di qe kerkon qiqra ne hell mire e bute por shqipoja s’do ta pranoje masakren qe I bere. Po e gjete ne Bruksel, shko e gjeje. Por ne shpirtin e popullit Kosovar, ti I bie defit.. Thuaja femijeve te tu sa te duash baladen ti, por REALITETI QENDRON KOMPLET NDRYSHE. Jeni akoma ne SELF-DENIAL akoma.