Një skandal në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës

19 Shkurt 2018, 09:41Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Sot (dje) protokolli i PDK-së të gjithë presidentët dhe ish-presidentët e Shqipërisë i kishte ulur në krye të vendit, pra në rend të parë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Sejdiun, kryetar i Kosovës kur u shpall pavarësia, dhe Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës po ashtu kur u shpall pavarësia protokolli i kishte përzënë diku lart në tribunë, sa më larg Hashim Thaçit, që të mos i humb shkëlqimi Máximo Líder-it kosovar, viganit që e lë nën hije edhe Skënderbeun.

Para se të fillojë mbledhja, grupi parlamentar i LDK-së kishte kërcënuar se do të largohej nga salla nëse nuk e sjellin poshtë, në krye të vendit, Fatmir Sejdiun. Kërcënimi pati efekt.

Për Jakup Krasniqin protokolli i PDK-së nuk kishte vend. Ai mbeti larg nga aty ku e kishte vendin.

Asnjë president i Shqipërisë nuk ka merita për pavarësinë e Kosovës sa kanë Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi.

Kur ka filluar lufta Fatmir Sejdiu (bashkë me Fehmi Aganin) ka qenë ndër figurat kryesore të LDK-së që kanë vizituar fshatrat e Kosovës, sidomos në Drenicë.

Për Jakup Krasniqin dihet po ashtu: ka qenë zëdhënës i UÇK-së, i burgosur politik, ministër, kryetar Kuvendi, ushtrues detyre i presidentit të Kosovës.

Por protokolli i atyre që shtyhen me bërryla dhe duan ta privatizojnë historinë është i pamëshirshëm.

3 komente në “Një skandal në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës”

  1. konaku says:

    Po lodhesh mè kot zoti Rebelli . Qetèsohu ! Ndoshta jeton nè Zvicèr dhe i keni haruar zakonet e shqipètarit qè nè krue tè vendit vendoset miku dhe pastaj ‘i zoti’ i shtèpisè. Sejdiu dhe Krasniqi e kanè vendin e tyre tè palèkundshèm nè historinè e Kosovès , ndèrsa presidentèt e shqipèrisè janè kthyer nè Tiranè dhe kaq. Mos kèrko gjilpèrèn nè kashtè !

  2. Juristi Plepave says:

    Enver je gabim……. Pa Shqiperine sot do te ishe 1 Kurdistan i dyte mos me keq. Ne te tilla raste si kjo ne Krye vendoset Presidenti i Vendit Jo i krahines.

  3. pena says:

    Shqiptari nuk ja liron mikut kryet e vendit kurre !Kur nuk di mos fol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje