Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.
Albin Kurti dhe Vetëvendosja që prej fillimit kanë qenë një faktor i rëndësishëm, fillimisht shoqëror e tashmë edhe politik.
Por, i kthyer pas në kohë, Kurti rithekson vërejtjet e hershme për deklaratën e pavarësisë.
“Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas.
Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë.
Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu.
Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaroi ai.
Perpara me kriminela qe i pret Gjykata Speciale, kjo don te thot: Nusja e mire, por syrin qorr. Tregim suksesi, shembull per rajonin?!