Paralajmërimi i zyrtarit turk: Nëse forcat siriane hyjnë në Afrin, do të ishte një katastrofë

19 Shkurt 2018, 19:45Bota TEMA

Zëvendësministri i jashtëm turk Bekir Bozdag ka komentuar mbi raportet rreth vendosjes së mundshme të forcave qeveritare siriane në Afrin, gjatë një konference shtypi pas një takimi të kabinetit qeveritar.

Sipas zyrtarit, Ankara nuk i beson këto raporte, duke shtuar se Turqia nuk ka patur ende prova.

Megjithatë, siç theksoi zëvendësministri i Jashtëm, nëse forcat e armatosura siriane hynë në Afrin për të mbështetur militantët kurdë, kjo do të çonte në një katastrofë, duke i dhënë dritën jeshile ndarjes së vendit.

Duke folur për rrjedhën e operacionit ushtarak të Turqisë në zonën e koduar me emrin “Dega e Ullirit”, zyrtari lart turk deklaroi se përparimi po vazhdon siç ishte planifikuar.

Duke komentuar mundësinë e një bllokimi të forcave kurde të mbështetura nga SHBA në terren, ai shprehu shpresën se nuk do të kishte nevojë të shtrihej ofensiva ndaj Manbijit, pasi të gjitha çështjet ekzistuese do të zgjidheshin përmes dialogut.(TemA TV)

3 komente në “Paralajmërimi i zyrtarit turk: Nëse forcat siriane hyjnë në Afrin, do të ishte një katastrofë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    hahahaha,e drodhet o te pabese sunite,doren qe nuk e kafshoni dot,filloni ta lepini………….ptuuuuuuu,kolofara!

  2. Molla kuqe says:

    Lereni ore turq PKK ,YPJ ,Daesh-in. Lereni dhe Asadin. Po ja u mbajti ejani ne Mirdite. Provojeni po ja u mbajti nje here me bijte e bijat e Gjela Bibes.

  3. Flm says:

    Keto trimerit e Turkut, me kujtojne ato te Ramutit tone, qe ben Trimin, pastaj i mer pase fjalet ose i modifikon si kurvat.
    Ja te shohim sa mund ta bejne trimin kur futen me forc ne nje shtet tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje