Përplasjet civile në Kiev, protestë kundër Presidentit Poroshenko

19 Shkurt 2018, 16:46Bota TEMA

Në Kiev mijëra vetë kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Poroshenko.

Demonstruesit solidarizohen me opozitarin e dëbuar Mihail Saakashvili, i cili pati bërë thirrje për këto protesta.

Rreth 2500 vetë kaluan sipas të dhënave të policisë nëpër qendrën e Kievit, për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit të vendit, Poroshenko. Mbi 3000 policë qenë në gjendje gatishmërie. Edhe në pjesë të tjera të vendit pati protesta.

Pakënaqësi për gjendjen e keqe ekonomike

Pjesëmarrës të aksionit të protestës mbanin në duar pllakata, në të cilat dukej fytyra e Poroshenkos, së cilës ata i kishin hequr vizë. Në thirrje në kor ata e quajtën kryetarin e shtetit “hajdut” dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Një demonstruese tha se njerëzit nuk duan të pranojnë më që “të mos ndryshojë asgjë dhe që gjithçka të bëhet më keq”. Dw shkruan se si shumë të tjerë ata kanë ardhur për të mbështetur politikën e ish-gjeorgjianit Mihail Saakashvili.

Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, i dëbuar nga Ukraina, Saakashvili, i cili që prej kohësh kur u shpërngul katër vjet më parë në Ukrainë është shndërruarr nga mik në armik të betuar të Poroshenkos, pati bërë thirrje për demonstratat. Ka muaj që ai kërkon shkarkimin e Presidentit.

Ai e akuzon qeverinë e Kievit se nuk e lufton sa duhet korrupsionin në vend. Saakashvilin e arrestuan të hënën në Kiev dhe e dëbuan në Poloni. Ndërkohë ai ndodhet në Holandë, pasi bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë holandezë. Ai ka deklaruar se do të rikthehet në Ukrainë.(

1 komente në “Përplasjet civile në Kiev, protestë kundër Presidentit Poroshenko”

  1. Baliu says:

    At deshtakun e deshmuar Sakashvili dikush po mundohet ta recikloj edhe ne Ukraine. Ukraines nuk po i bejne pershtypje deshtaket “karizmatik”, e madje edhe te importuar. Ai le te vazhdoj te enderroj se eshte kuader i “pa zavendesueshem” dhe si “komandant” ne hije neper klubet e Amsterdamit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje