VIDEO: Rrëzohet helikopteri ku po udhëtonte ministri i Brendshëm në Meksikë, 13 të vdekur

17 Shkurt 2018, 21:07Bota TEMA

Një helikopter ushtarak që mbante zyrtarë të lartë brenda mes tyre edhe ministri i Brendshëm meksikan u rrëzua në jug-perëndim të Meksiko, duke vrarë 13 vetë dhe plagosur 15 vetë.

Aksidenti ndodhi pasi helikopteri po vlerësonte dëmet nga një tërmet i fuqishëm që goditi rajoni.

Sipas raportimit të mediave vendase, as ministri, dhe as zyrtarët në bordin e helikopterit Blackhawk nuk u vranë.

Të gjithë të vdekurit u goditën nga helikopteri në tokë kur piloti u përplas me gjatë kohës për të kryer një ulje emergjente dhe u rrëzua mbi ta.

Fillimisht është menduar se aksidenti shkaktoi dy viktima, por më vonë u konfirmua që janë 13, tre prej të cilëve fëmijë.

Zona që po vizitohej, ishte dëmtuar rëndë prej tërmetit prej 7.1 shkallëve të Rihterit, duke shkaktuar lëndime në njerëz dhe dëme të konsiderueshme.

Prokuroria e shtetit në Oaxaca në një deklaratë për media tha se pesë gra, katër burra dhe tre fëmijë u vranë në vendin e rrëzimit dhe një person tjetër vdiq më vonë në spital.

1 komente në “VIDEO: Rrëzohet helikopteri ku po udhëtonte ministri i Brendshëm në Meksikë, 13 të vdekur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje