Erdogan i "pamëshirshëm" ndaj gazetarëve të përfshirë në tentativën për grusht shteti: Burgim të përjetshëm

16 Shkurt 2018, 17:56Bota TEMA

Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.

Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllau i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.

Gulen i hedh poshtë akuzat.

Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një progam televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.(rel)

2 komente në “Erdogan i “pamëshirshëm” ndaj gazetarëve të përfshirë në tentativën për grusht shteti: Burgim të përjetshëm”

  1. O says:

    Dhe Berisha i pameshirshëm me vrasesin e Azemit

  2. Zyberi says:

    Jemi me vllezerit tane te nje gjaku ,turqit e lavdishem dhe te te Modhin Erdogan.Kokes bjerru te gjitheve baba ,pastaj hajde dhe nje xhiro ne vilajetet e tua ketej nga ballkani ,Ti dhe Edvini jeni mo te mdhejte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje