13 shtetas dhe tre organizata ruse ndërhyn në zgjedhjet duke mbështetur Trump dhe diskriminuar Clinton

17 Shkurt 2018, 09:09Bota TEMA

Drejtësia amerikane shpalli fajtorë 13 shtetas dhe tre organizata ruse për ndërhyrje në zgjedhje dhe procesin politik amerikan, në mënyrë që të përfitojë presidenti Donald Trump.

Sipas një komunikate të prokurorit special të ngarkuar me këtë çështje, Robert Mueller, thuhet se “Të gjithë fajtorët akuzohen për komplot në kuadër të mashtrimit të SHBA-së, tre prej të cilëve akuzohen gjithashtu për mashtrim bankar dhe pesë të tjerë për vjedhje të identitetit”.

Zyrtari i posaçëm Robert Mueller bëri një njoftim të premten, duke thënë se të pandehurit vendosën bazat për të synuar zgjedhjet e SHBA në 2014 dhe se deri në mesin e 2016 ata ishin në mbështetje aktive ndaj fushatës presidenciale të kandidatit të atëhershëm Donald J. Trump, duke përçmuar kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Aktakuza konfirmon se Evgueni Prighozine, një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin që ka një gjenci kërkimi në Internet, me seli në Shën Petërsburg, ka financuar këtë grup që ka pasur si objektiv strategjik përhapjen e mosmarrëveshjeve në sistemin politik amerikan, përfshirë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein tha se nuk kishte pretendime se asnjë amerikan të ishte përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe as nuk u pretendua se ndërhyrja ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas asaj që raporton BBC, ata u angazhuan në operacione kryesisht për të komunikuar informata fyese për Hillary Clinton, për të denigruar kandidatë të tjerë si Ted Cruz dhe Marco Rubio, dhe për të mbështetur Bernie Sanders dhe pastaj kandidatin Donald Trump.

Donald dëshiron të mposhtë terrorizmin … Hillari dëshiron ta sponsorizojë,’ thuhet në një prej mesazheve në rrjet të sponsorizuar nga Rusia.

Hillary Clinton nuk e meriton votën e zezë‘, tha një tjetër.

Hillari është një Satan, dhe krimet dhe gënjeshtrat e saj kanë provuar se sa e keqe është ajo,’ shkruhet në një tjetër.

Shtëpia e Bardhë tha të premten pasdite se Presidenti Trump ishte njoftuar për aktakuzën e ekipit të Mueller. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje