Rreziku që fshihet nën ujërat pranë Japonisë, studiuesit: Shpërthimi mund të vrasë 100 milionë njerëz

18 Shkurt 2018, 18:16Bota TEMA

Një rezervuar magme, që mund të ndodhet nën një krater nënujor vullkani mund të ketë pasojë shkatërruese për njerëzimin nëse shpërthen.

Ky është paralajmërimi i një grupi studiuesish japonezë  të Qendrës për Eksplorimin e Fundit të Oqeaneve në Universitetin Kobe. Sipas tyre, një krater i madh ndodhet në arqipelagun japonez.

Krateri me madhësi 32 km3 mendohet se është më i madhi i këtij lloji dhe është krijuar si pasojë e një shpërthimi masiv nënujor 7300 vjet më parë.

E vendosur mes Paqësorit dhe pllakave oqeanike të detit të Filipineve, Japonia është një terren i favorshëm për aktivitet sizmik, çka i ka detyruar shkencëtarët të thellohen në kërkime për metoda të reja të parashikimit të katastrofave natyrore.

E gjendur në jug të ishullit Kjusju, kjo rezervë magme ka pak gjasa të shpërthejë në 100 vitet e ardhshme.

Megjithatë studiuesit që monitorojnë aktivitetin vullkanik kanë dhënë paralajmërimin e tyre mbi potencialin shkatërrues që ka magma që vlon nën ujin e oqeanit.

“Në rastin më të keq, shpërthimi mund të sillte rreth 100 milionë viktima”, thotë Yoshiyuki Tatsumi, i cili drejtoi studimin.

Shpërthimi mund të nxjerrë jashtë rreth 40 km3 magmë, çka do të shkaktonte dëme kolosale.  Përgatiti: Gazmira Sokoli (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje