Zhbllokohet dosja e zyrtarëve që bënë kërdinë me pronat në bregdet, policia "furtunë" arrestimesh. Por përplaset me Prokurorinë për arrestimet

20 Shkurt 2018, 17:35Politika TEMA

Është zhbllokuar dosja hetimore e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë pas “ngrirjes” së procesit nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Policia thotë se kishte kërkuar prej kohësh nga Prokuroria që të kërkonte në gjykatë vendosjen e masës së sigurisë për të gjithë të akuzuarit në këtë çështje.

“Megjithëse, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit kishte kërkuar me kohë pranë Prokurorise së Kavajës vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, masën e sigurisë “Arrest në burg” për zyrtarët e administratës shtetërore”, deklaroi kreu i Drejtorisë së Krimit Ekonomik e Financiar, Lutfi Minxhozi.

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të operacionit policor “RANISHTJA”, sot rreth orës 15:00, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si dhe në bashkëpunim me Forcat e Operacioneve të Posaçme e Agjencitë e Zbatimit të ligjit, në kuadër të procedimit penal të nr 92 te vitit 2017, finalizoi me sukses operacionin policor “Ranishjta 2“.

Kështu u arrestuan e ndaluan 8 zyrtarë publik, si dhe u shpallën në kërkim të 2 zyrtarë të tjerë. Në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are.

Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth. Për zyrtarët janë ngritur akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Megjithëse Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit kishte kërkuar me kohë, pranë Prokurorise së Kavajës vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit e mëposhtëm, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kavajë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për zyrtarët e administratës shteterore.

– Asim Arkaxhiu, 44 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë, ish drejtori i ZVRPP, Kavajë.

– Aldo Kila, 27 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me detyrë Jurist në Z.V.R.P.P, Kavajë.

– Shpendi Dema, 31 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë Jurist në Bashkinë Rrogozhinë.

– Arben Daja, 51 vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë Sekretar dhe Protokollist në Bashkinë Rrogozhin.

Për masën e sigurisë “Arrest shtepie”, për:

– Julian Zhelegu, 44 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë, Noter pranë dhomës së Noterisë Tiranë.

U mor gjithashtu masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Beqir Nuredini, lindur në Rrogozhinë dhe banues në Tiranë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë. Për shtetasin me iniciale A.A. noter pranē Dhomës së Noterisë Durrës u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”.

Gjykata dha masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin me inciale A.K, me detyrë Inspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë. Jane shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë. – A.T, me banim në Rrogozhinë, me detyrë Kryeinspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë. – I.K., administrator i një subjekti privat.

Punonjësit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 11.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Are” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj siperfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumetohet bashkëpunimi kriminal midis ish-punonjësve të Bashkisë Rrogozhinë, të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve tê ZVRPP Kavajë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë krijuar në mënyre fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore, e cila ishte tokë shtetërore pa fryt në vijën bregdetare, duke e tjetërsuar në tokë are, duke e ndarë në interes të tyre dhe personave të tretë.

Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, fillimisht zyrtarët e proceduar identifikonin banorët e mirëbesuar, të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën.

Me pas identifikohej blerësi dhe pas këtyre veprimeve bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë.

Këto akte, në shumicën e rasteve, bëheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.

Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal.

12 komente në “Zhbllokohet dosja e zyrtarëve që bënë kërdinë me pronat në bregdet, policia “furtunë” arrestimesh. Por përplaset me Prokurorinë për arrestimet”

  1. undefined says:

    Zhbllokoni dosjet e Tirones se eshte qelb Tirona nga tapite e fallsifikuara dhe lejet e kurruptuara te ndertimit akoma ka politikan qe mbajn peng pronat e dikujt tjeter fale allishverishe e fallsifikimeve mjaft me keto veti te poshtra asociale……vjedhjen e prones se tjetrit…..

  2. Fatos says:

    Jepi jepi, shko në Vlorë e Sarandë dhe bjeru koqeve!

  3. Astrik says:

    Të verifikohet dhe toka pyll kodrinore në Spille se e kan përvetësuar padrejtësisht.

  4. Drini Ahu says:

    Bregdeti yne i te gjithe shqiptareve eshte shkaterruar thuajse ngado.Shkaterrimi ne Spille ka edhe nje simoter tjeter Velipojen.Ne Velipoje e
    shte kryer dhe vijon te kryehet nje masaker e vertete ambjentale.Mbi njeqind hektare zone e mbrojtur ne Rezervatin e Velipojes u shkaterruan me ndertime mu ne mes te pyllit dhe te dunave bregdetare duke i sheshuar dhe shkaterruar ato,duke e betonizuar bregdetin dhe duke shitur token e shtetit me 100 mije euro per dynym.E gjitha prone e shtetit.Kjo katastrofe filloi e dirigjuar ne 1994-1996-dhe ne 2003-e ne vijim dhe perseri vazhdon.Mu ne zemren e reres se rezervatit nje firme po nderton nje resort turistik(thone se ka gisht Meta)nga A Cela duke shkaterruar komplet pjesen ranore te rezervatit dhe duke e shkaterruar funksionin e tije.Kjo gje ka ndodhurderi ne afersi te rrjollit ne drejtim teRanes se hedhun.E gjithe kjo behet nepermjet pushtetareve lokale e qendrore si dhe nga “ish pronare”pasi pronar i vertete e shte shteti.Te tjerat jane fallso.Po nuk vuri dore shteti ky ekosistem nuk do ti kethehet kurre natyres.Te shohim a do te veproje vetingu vertet,?.

  5. ilir says:

    Keta palaco duhen future te gjithe ne burg,saliun,edin,bashen,roshin,,,,te gjithe prishen pronat ne bregdet,,,eshte kthyer durresin dhe golemi si nje hale, ,,asnje resort nuk ka ne durres golem,,,,se I zune me pallate,,,popull dhe qeveri pa tru,ne vend te Benim hotele resorte te bukura bejme pallate,zoti ju mallkofte..

  6. Koba says:

    E gjithe LSI-ja eshte e perfshire.Jane Ushtaret e Likes dhe te Mona Baxhelles.Kane bere pare pa hesap.

  7. Lili says:

    Ah ah ah,ketu kemi vetem pastrim terreni kishe zyrtar per ursurpuesit qe do vine,mos na kane Rama e veliaj me ndeftimet Patos ndonje agenda te fshete ketu?
    Pse tjeterkund edhe ma zi eshte po nuk ka me vend ma zaptuar prandaj i kthehen ketij tereni te virgjer

  8. Kuq e zi says:

    Ky eshte bashkiaku qe solli rama nga tirana kunder vullnetit ps rrogozhine ishte nje konflikt jo i vogel me bazen

  9. LORA says:

    Vetem konfiskimi i pasurive te kuserura ,deri ne centeze,dhe flakja ne rruge eshte ndeshkimi me i merituar i gangstereve te bandes antishqiptare te tokave ,,,,sepse burgosja do te ishte fatlume per ta dhe nje fature marxhinale per shqiptaret e ndershem dhe patriote.

  10. Albi says:

    Zhbllokoni pak tiranen dhe shikoni se ca behet.irfan hysenbelliu i news 24 me vellain e vet nendrejtor hipoteke.
    Ka ber te njejtat pislliqe kudo ku ka ndertuar.po rama spati bole ta shkarkoj besnik hysenbelliun nga hipoteka e tiranes.e jo me ta hetoje
    Shtet bythe…

  11. Vdiqen Pronaret e vertete me dokumenta origjinale, pa gezuar asnje qindarke te pronave qe ju lane paraardhesit, prej dores se gjate e te pangopur te horrave politikane! Zoti do ja u marre hakun!

  12. alfredi says:

    O Drini Ahu te jap plotesisht te drejte, informacionin e paske te sakte per kete baterdi dhe banditizem te kryer ne zonen e Velipojes , ranes se hedhur , Vilunit , duke mos permendur nga ana tjeter derdhja e Bunes e kudi une ,vertet nje katrahur, nje shqyerje dhe çvatje e prones shtetrore nga disa bandite a seksere qe merren me shitje tokash , keta persona si te forte te zones ,kuptohet te mbeshtetur nga perfaqsuesit e komunave çdo shitje e perforconin me idene se ty nuk ta prek kush se na jena pronare dhe shteti bashke ne kete zone .A mundet valle qe vetingu te futet edhe ketu me force per te zhdukur keta grabitqar ne vite ,ne konfiskim te menjehershem te pasurive ,ne vleresim te tokave te xana e te ndertuara me objekte me qellim demshperblimin ne shtet , apo prap do te jet si dikur qe kemi friken e Jozefina Topallit e cila posedon dhe ka te njejtin problem si shume te tjere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje