Parlamenti grek vendos nisjen e hetimeve për dhjetë ish- kryeministra e ish- ministra

22 Shkurt 2018, 10:55Rajoni TEMA

Parlamenti grek ka votuar për nisjen e hetimeve kundër dhjetë politikanëve që dyshohet se gjatë kohës që ishin në detyrë, kanë marrë rryshfete për të promovuar medikamentet e kolosit farmaceutik zvicerian Novartis.

Mes tyre janë disa prej figurave qendrore të politikës greke, si ish kryeministri Antonis Samaras, komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme dhe emigracionin, Dimitris Avramopulos, ish kryetari i PASOK-ut Evangelos Venizelos, guvernatori i Bankës së Greqisë Janis Sturnaras.

Pas një debati mjaft të ashpër parlamentar, që zgjati plot 21 orë, votimi i fshehtë përfundoi pak para orës 6 të mëngjesit të së enjtes.

Propozimi i maxhorancës për krijimin e një komisioni hetimor mori shumicën absolute të votave nga deputetët e pranishëm.

Komisioni duhet ta përfundojë punën e vet brenda një afati njëmujor.

Kolosi zvicerian Novartis, dyshohet se në periudhën 2006-2015 ka korruptuar zyrtarët dhe disa qindra mjekë, me qëllim që të përfitonte një pozitë komanduese në tregun grek, si dhe për të siguruar çmime të fryra për produktet e veta, edhe pse në treg kishte alternativa më të lira.

Nga hetimet e deritanishme –ku është përfshirë edhe FBI amerikane- ka rezultuar se taksapaguesit grekë kanë humbur deri në 3 miliardë euro nga çmimet e fryra të medikamenteve të Novartis.

Kryeministri Tsipras deklaroi vendosmërinë e tij për të shfrytëzuar “çdo mundësi që ofron e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare”, për të marrë pas miliardat e humbura si rezultat i skemës së ndërtuar nga Novartis. Ai shtoi se bëhet fjalë për shuma që influencuan direkt financat e vendit.

Por shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, tha se gjithçka ishte një shpifje me qëllim që të goditen kundërshtarët politikë të qeverisë./Tribuna news

1 komente në “Parlamenti grek vendos nisjen e hetimeve për dhjetë ish- kryeministra e ish- ministra”

  1. O says:

    Parlamenti Grek nis hetimet për të koruptuarit dhe dekoron ata që manipuluan Berishën me detin duke paguar dhe wikileks për publikim. Ka 2000 vjet që lojrat olimpike Greke mbajné erë ngordhesire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje