VIDEO: 33 vjeçari futet nga dritarja dhe tenton të përdhunojë baristen

22 Shkurt 2018, 15:25Lifestyle TEMA

Nje video shokuese tregon momentin kur një burrë me thikë në dorë futet përmes dritares së një kafeje me qëllim përdhuninim e baristes.

Videoja tregon sesi 33 vjeçari hap dritaren dhe futet brenda duke iu vërsulur vajzës.

Në video, baristja Madeline Guinto, dëgjohet duke bërtitur ‘oh Zoti tim’ kur i dyshuari e kap atë.

Më pas ai e detyron baristen të dalë nga dritarja ku hyri vetë dhe e dërgon në një rrugicë të errët ku u përpoq ta përdhunonte.

Fatmirësisht agresori nuk arriti të përdhunonte baristen, pasi ishte larguar nga frika se mos e shikonte njeri nga të bërtiturat e vajzës.

Menjëherë pasi iku agresori baristja futet brenda në lokal dhe telefonon policinë.

Departamenti i Policisë Kent tha se incidenti ndodhi rreth orës 4:45 në Hottie Shots Espresso.

Më pas i dyshuari 33-vjeçar u arrestua nga policia dhe u identifikua më vonë si Michael Reynolds, i cili ka një histori të gjerë kriminale. (TemA)

 

1 komente në “VIDEO: 33 vjeçari futet nga dritarja dhe tenton të përdhunojë baristen”

  1. O says:

    Përdhunimi dhe përdhunuesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje