VIDEO/ Pamjet tronditëse: Hidhet nga 246 metra lartësi, por parashuta nuk arrin të hapet. Dhe... mbijeton

22 Shkurt 2018, 09:16Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur një person që hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi, i bllokohet parashuta pasi bën kërcimin e hedhjes nga lartësia.

Aksidenti u xhirua nga një video amatore dhe më pas është e ngarkuar në internet, ku tregon personin që hidhet nga ndërtesa dhe aty e kupton se parashutë e tij ka dështuar që të hapet.

Megjithatë fatëmirësisht ai i mbijetoi incidentin, pavarësisht goditjes që pësoi kur ra në asfalti pasi hedhjes nga ndërtesa e gjatë prej 246 metra në kryeqytetin Stokholm.

Policia dhe dëshmitarët thonë se ai kërceu dhe u ul në rrugë para shokëve të tij që po filmonin, nga restoranti në katet e poshtme të ndërtesës.

Personi emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por jo të rrezikshme për jetën, raportoi Dagens Nyheter. (TemA TV)

3 komente në “VIDEO/ Pamjet tronditëse: Hidhet nga 246 metra lartësi, por parashuta nuk arrin të hapet. Dhe… mbijeton”

  1. Shvejk says:

    Ne video shkruhet 246 fut, jo 246 metra. Per hir te saktesise, jo se me plas shume.

  2. PELLAZGOS says:

    Mos ja fusni kot se parashuta ishte gjysem i hapur

  3. gaz says:

    Jane 75m o gazetar, 246ft thote tek titulli i videos!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje