VIDEO: Polici bllokon ambulancën për t'i hapur rrugë trupit diplomatik

23 Shkurt 2018, 10:42Kronika TEMA

Teksa një ambulancë ka aktivizuar sirenën dhe kërkon të çajë përpara për të shkuar në spital, një punonjës policie qëndron krejtësisht indiferent përballë kësaj situate.

Në një video të publikuar në media, duket qartë se si punonjësi i policise ka bllokuar në trafik një ambulancën  në mënyrë që t’i jepte përparësi trupit diplomatik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Nga pamjet, autoambulanca me alarmin ndezur lihet me kohë të zgjatur në semafor nga polici, ndërkohë që shihet që ai pret dhe më pas lejon të kalojë një delegacion të huaj, i cili duket se mban flamurin e Republikës Çeke.(TemA)

3 komente në “VIDEO: Polici bllokon ambulancën për t’i hapur rrugë trupit diplomatik”

  1. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ju ka filluar tju duket lideri global, udheheqesi legjendar si Cek ketyre te Temes, bravo cuna se po neperkembet eDRAMA. Ambasadori amerikan nuk leviz me kaq eskorte, kuj po i rruhet per cekun vetem trimat e temes mund te bejne lajm te tille. Vari trapin cuna le te vdesin njerezit ne ambulance lideri kaloi pa problem, kjo eshte e rendesishme.

  2. tole says:

    fucking idiots of this fucking country

  3. Patrioti says:

    Ministri duhet ta pushoje nga puna kete polic trafiku qe para urgjenes per jeten,i jep prioritet nje trupidiplomatik.Nje marri e shkuar marrise,nje dhunim ligji ne mbrojtje te jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje