Zyrtare: Luftëtari-Vllaznia shtyhet për të dielën

23 Shkurt 2018, 11:33Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit e ka marrë në konsideratë kërkesën e klubit Vllaznia për ta shtyrë ndeshjen me Luftëtarin dhe është vendosur që ajo të zhvillohet ditën e diel, në orën 14:00.

Ndeshja në fjalë ishte në program të luhej nesër në Gjirokastër, por, për shkak të ngjarjes së shëmtuar me trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën, i cili u sulmua me thikë nga një person, klubi shkodran kërkoi shtyrjen, që tashmë është zyrtare.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë fituar një ditë kohë për të kaluar tronditjen nga ngjarja shokuese me trajnerin Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje