Vaji i peshkut është një nga suplementët më të përdorur nga njeriu. Organizata Botërore e Shëndetsisë rekomandon një dozë ditore prej 0.2-0.5 gram vaj peshku
Vaji i peshkut është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin
Nëse nuk e merrni vajin e peshkut nga burimet fillestare të tij, atëherë suplementet ju vijnë në ndihmë për përfitimet e acideve yndyrore.
Më poshtë, listohet një udhëzim të nevojshëm mbi këto suplemente dhe përfitimet shëndetsore që vijnë prej tyre.
Çfarë është vaji i peshkut dhe përse është i rëndësishëm?
Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet.
Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë.
Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore omega-3 ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.
Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.
Rreth 30% e vajit të peshkut përbëhet nga acidet yndyrore omega-3.
Pjesa e mbetur prej 70 përqind përbëhet nga yndyrna të tjera.
Vaji i papërpunuar i peshkut përmban edhe vitaminat A dhe D.
Acidet yndyrore omega-3 tek vaji i peshkut kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore në krahasim me acidet omega-3 me bazë bimore.
Më poshtë do të gjeni përfitimet e vajit të peshkut për njeriun.
Vaji i peshkut i bën mirë zemrës
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.
Të dhënat shkencore tregojnë se peshku ose vaji i tij luftojnë shumë prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës siç janë: kolesteroli, trigliceridet, tensioni i gjakut, tromboza, aritmia.
Pavarësisht kësaj, vaji i peshkut ose suplementët e tij nuk parandalojnë atakun në zemër ose goditjet në tru.
Çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni
Truri përbëhet nga 60% yndyrë dhe shumica e kësaj yndyre është acid yndyror omega-3.
Rrjedhimisht këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionin normal të trurit.
Sipas tyre suplementët e vajit të peshkut parandalojnë simptomat e këtyre çrregullimeve siç janë skizofenia ose çrregullimet bipolare.
Depresioni nga ana tjetër pritet të jetë sëmundja me peshën e dytë për nga madhësia në të gjithë barrën globale të sëmundjeve në vitin 2030.
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut dhe suplementët e omega-3 mund të përmirësojnë simptomat e depresionit.
Mbipesha
39% e të rriturve në mbarë globin janë mbi peshë.
Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë përbërjen yndyrore të trupit dhe zbusin faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Disa studime kanë treguar se suplementet e vajit të peshkut në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik ndihmojnë në rënien në peshë.
Shëndeti i syve
Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për shëndetin e syve që përkeqësohet me kalimin e moshës.
Këto acide yndyrore merren duke konsumuar peshk sipas rekomandimeve të OBSH-së ose vaj peshku.
Vaji i peshkut kundër inflamacionit.
Vaji i peshkut ka vlera kundër inflamacionit dhe ndihmon kundër sëmundjeve të shkaktuara nga inflamacioni kronik.
Për shembull, vaji i peshkut rekomandohet dhe funksionon tek njerëzit obezë dhe të stresuar.
Suplementet ndikojnë kundër dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës e të tjera
Vaji i peshkut për lëkurën
Lëkura është organi më i madh në organizëm dhe përmban shumë acide yndyrore omega-3.
Shëndeti i lëkurës përkeqësohet me kalimin e moshës ose pas ekspozimit në rritje në diell.
Shtatzania dhe fëmijët
Fëmijët e prekur nga çrregullime si hiperaktiviteti apo shpërqendrimi i lartë kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3.
Suplementët e vajit të peshkut përmirësojnë këto simptoma, përfshirë impulsivitetin e lartë dhe agresivitetin tek fëmijët.
Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Vaji i peshkut kundër yndyrës në mëlçi
Sëmundjet e mëlçisë dhe akumulimi i yndyrnave në të janë të rrezikshme.
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë funksionet e mëlçisë, shkrijnë dhjamin e akumuluar dhe luftojnë inflamacionin.
Azma dhe alergjitë
Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 dhe suplementët e vajit të peshkut zbusin simptomat e azmës dhe alergjive sidomos në fëmijëri.
Kjo vlen për nënat që konsumojnë vaj peshku. Impakti do të tejzgjatet edhe tek fëmijët.
Shëndeti i kockave
Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë densitetin e mineraleve në kocka tek të rriturit dhe të moshuarit.
Acidet yndyrore dhe vaji i peshkut janë thelbësore kundër frakturave dhe sëmundjeve si osteoartriti ose osteoporoza.
Agroweb thotë se nëse nuk konsumoni peshk çdo javë atëherë duhet të merrni suplementë.
Mjekët privat drejtë falimentimit nga ushqimi ilaç për shëndetin
Te kishit thene edhe rrezikun me te madh qe ka konsumimi I vajit te peshkut.
Perqindja e merkurit ne vajin e peshkut.
Kur konsumohet vaj peshku duhet siguruar qe eshte purifikuar qe te mos kete mbeturina merkuri.
Konsumimi I vajit te peshkut shkakton hollimin e gjakut qe ne rrast gjakderdhje I merr me shume kohe per koagulim