FOTOT: Forcat Armatosura 3 orë ecjeje në këmbë për t'i shpëtuar jetën një zonje të bllokuar nga dëbora

27 Shkurt 2018, 16:13Kronika TEMA
FOTOT: Forcat Armatosura 3 orë ecjeje në këmbë për

Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë.

Për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës.

Pas marrjes së 38-vjeçares, efektivët e transportuan me barelë deri te mjeti i rëndë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, nën kujdesin e mjekëve.

6 komente në “FOTOT: Forcat Armatosura 3 orë ecjeje në këmbë për t’i shpëtuar jetën një zonje të bllokuar nga dëbora”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    As dorashka e kapuca nuk u paskan dhene te shkreteve ushtare.

  2. Bora Maleve says:

    Epo jemi fuqi e dyte ushtarake ne Ballkan more burra!

  3. patrioti says:

    Bravo ju qofte .

  4. Bostonian says:

    Doreza te pakten per ushraret!

  5. Bostonian says:

    Doreza te pakten per ushtaret!

  6. selam says:

    Hallall te vetmit qe i sherbejne me devocion ketij vendi, pavaresisht vershtisive qe vete ata kane ne pajisje apo mjete.

    Respekte per misionin e kryer me sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje