Izet Haxhia i përgjigjet Fatos Klosit: Ke bashkëpunuar me “grupin e Rognerit” dhe “treshen e UÇK”. Do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë

27 Shkurt 2018, 09:22Kronika TEMA

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, teksa pret ekstradimin nga Turqia drejt vendit tonë, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, madje duke lëshuar akuza të forta, këtë herë ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Haxhia e akuzon Klosin se ka bashkëpunuar me “grupin e Rognerit” dhe “treshen e UÇK” që sipas tij, janë vrasësit e Azem Hajdarit.

Haxhia e akuzon se ka kryer tregti armësh, si agjent të shumëfishtë dhe se ka urdhëruar një sërë vrasjesh.

Reagimi i Izet Haxhisë erdhi pasi Klosi në një intervistë për “Albanian Free Press” i pyetur për ekstradimin e ish-truprojës së Berishës dhe fakteve që ky i fundit do të sjellë rreth vrasjes së Azem Hajdarit, u përgjigj kështu:

“Kjo çështje  për mendimin tim është mbyllur. Izeti me deklaratat e herë pas hershme në shtyp do që të duket, do që të evidentohet, do që të jetë në qendër të vëmendjes. Por tashmë është shumë vonë. Izeti kur duhej të tregonte, kur duhej të dëshmonte, kur duhej të jepte fakte, u struk, u tremb. Izeti më shumë flet broçkulla, sesa fakte. Shumë gjëra që ai mendon se janë fakte, i sjell tani dhe jo në kohën e duhur. Ky është problemi më i madh i tij. Historia e tij ka marrë fund, pasi është treguar burracak. I friguar dhe pa ekuilibër në momentet e duhura”.

Mesazhi i plotë i Izet Haxhisë

Analisti” i kudogjendur, Klosi në një intervistë të serialit të tij të intervistave, më bënte shumë akuza duke më quajtur edhe burracak, se koha ime kishte marrë fund, se çështja Hajdari ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë, se ato që kam rrëfyer, duhet ti kisha rrëfyer me kohë se tani nuk kanë vlerë etj.

E prisja një reagim të këtij ish-spiuni, që mbi kurrizin e tij rendojnë me dhjetëra vrasje të pazbuluara akoma, të kryera me urdhrin e tij.

Po përse ky spiun i shumëfishtë, pervers e bastard kërkon të mbjellë në opinionin publik idenë, se rrëfimet e mia nuk kane me vlerë?

Desha ta pyes, çfarë lidhje ka ky me treshen e UÇK të grupit të Rognerit që janë organizatorët e vrasjes së Hajdarit?

Po me vrasjen Ahmet Krasniqit, çfarë e lidh këtë ‘veteran’ të UÇK që merita e tij është që ka përçarë shqiptaret e Kosovës dhe u ka shitur arme me çmime marramendëse.

Pse trembesh o bandill nga hapja e çështjes Hajdari.

Të njëjtën frikë ka edhe ‘armiku ‘jot Berisha si nxjerrës në prite i Hajdarit.

A të kujtohet kur prokurorët e kësaj çështje me në krye Haxhi Giun, shkonin një ditë në zyrën tënde, takoheshit në darke tek Kartodromi i Mirit të Xhikes, dhe te nesërmen po këta prokurore shkonin në zyrën e Berishës.

Nga njëra ane, ti u hiqeshe si mik Haklajve, ndërsa nga ana tjetër u shisje me anë të njerëzve te tu, bombat e telekomanduara të ardhura nga Austria, të porositura nga miqtë e tu të Rognerit, për të vrarë Rugovën, dhe kur nuk ju zbriti Rugova nga avioni në Rinas, bombat ju dhanë komandos që vrau Haklajt.

Desha të kujtoj, se ndoshta e ke harruar ngaqë ke urdhëruar shume vrasje, përse e vrave Milan Vason?

Për llogari të kujt?

Ata tre personat që erdhën e të takuan te cilit shërbim sekret të huaj ishin?

Kam shumë gjera për të thënë zoti 007, por mos harro se ke bërë shumë krime, dhe do vije dita qe do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë, se me gjakun tonë nuk arriti dot ta derdhje edhe pse thure shumë plane për vrasjen time dhe të vëllezërve te mi.

As pallati ku banon me 14 kafe nuk të shpëton dot o Fatos Klos”i.

6 komente në “Izet Haxhia i përgjigjet Fatos Klosit: Ke bashkëpunuar me “grupin e Rognerit” dhe “treshen e UÇK”. Do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë”

  1. O says:

    Turqia e ka bërë shkrimtar Haxhin

  2. Askushi says:

    Hajde Izet sa me shpejt she mblylli hesapet me maskarenjt.

  3. Je i implikuar ne mbrojtjen e berishes z.klosi says:

    Ore kini ven re se F.Klosi nuk ngel dite pa dale ne media?Si ka mundesi qe, qekur u mor vendimi i ekstradimit,klosi nuk ka lene portal,gazete,tv pa dhene intervista?

  4. syri blu says:

    Cfare behet keshtu ?? Mbytur Shqiperia me agjente kriminela ordinere dhe jo …. ku shkojme ?? Nuk e kuptoj ?? Cpune kemi ne me Europen ?? Pse duhet me doemos te diskretetohemi me namin e keq te hajdutit , vrasesit , kontrabandistit , trafikantit femrash dhe droge , pse marim ne qafe dhe ata emigrante ekonomike qe nxjerin buken e gojes ne nje shtet larg Shqiperise ?? Dhe atyre te” shkreteve ” u kemi bere dem kolosal , i shikojne ne gjithe vendet e europes me tjeter sy , si pasoje e ketyre te paskrupujve. Qe ne 90-ten duhet te na kishin vene ne rruge te drejte europianet , dhe jo te na linin te ndiqnim monopatin e krimit , korupsionit , rrugen e poshter qe ndjekim , tani eshte teper vone , eshte e pamundur te regullohemi , me mundesi ka te infektojme europen , se sa te nakthejne ne rrugen edrejte qe kaq shume e kemi nevoj………………

  5. Ali Pasha says:

    Mos Izet…!!!
    Fatos Klosi sot, (e nuk e di se sa do ti zgjasë) ka ngelë ne banje nga diarea….mos çfare na bane Izet, kam frikë se po vdesë nga hemorragjia hahaha

  6. Albani says:

    Izet Haxhia i mire apo i keq duhet te kthehet ne shqiperi dhe te gjithe atyre qe ja u di veprat kreminale tja u thote ne fytyre pa pastaj le te behte çfar te behet,shpresoj se shqiperija do te fitoje dhe kreminelet do te zvogelohen. Ta shohim edhe kete varjant!??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje