Humbi burrin dhe 3 fëmijët, Evisa Preka mëson të vërtetën tragjike në spital

25 Shkurt 2018, 14:25Kronika TEMA

Evisa Preka është njohur mbrëmjen e djeshme me lajmin e kobshëm për vdekjen e burrit dhe të tre fëmijëve të saj , një javë pasi familja u përfshi në aksidentin tragjik në Velipojë.

Kanë qenë mjekët e spitalit, të cilët kanë guxuar dhe i kanë dhënë lajmin gruas, gjendja e së cilës është rënduar edhe më shumë, kur është njohur me tragjedinë.

Mësohet se Evisa është shokuar dhe ka shpërthyer në lot e britma në spital, ndërsa mjekët kanë vepruar menjëherë, duke i bërë qetësuar duke e  vënë në gjumë.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj. (TemA)

9 komente në “Humbi burrin dhe 3 fëmijët, Evisa Preka mëson të vërtetën tragjike në spital”

  1. USA says:

    E tmerrshme nuk di te bej asnje koment

  2. Thjesht says:

    Durim !!!!
    Perderisa nuk ka as zot dhe asgje tjeter ,nese do te lexosh ndonjehere kete mesazh , vetem durimi do te te ndihmoj. Behu e forte zemer!!!

  3. opinion. says:

    tretmant per ta ven ne gjum nuk guxohet te jipet ne asnje raste pa e diture,se qka merr pacientja nga barna .
    ka raste qe jane perdorus droge dhe droga me medikamente mund te jete fatale.
    pa e ber nje hematilogji koplet gjaku dhe biochime.
    pa e ditur se ka nje organ te demtuar,apo nje diabet te avancuar,e shume semundje kronike,ku tr i gjumit e koplikon grave gjendjen e pacientit.

    1. shumut Kosova says:

      Ik o lexo ndonje liber shqip te mesosh te shkruash te pakten nje fjale te vetme sic duhet. Kokeshtremberit e mutit

      1. Tirons says:

        Flasin dialektin e tyre dhe Kosoven dhe shqiptarine e kane mbrojtur me gjak

  4. Tina says:

    Zoti i dhent forec per te jetuar po ce do jeten ajo e mier sikur paska prish kish dhe xhami ta denoj zoti keshtu. Kurajo vetem kurajo

    1. Linda says:

      Ajo mbijetoi nga dashuria e burrit te saj, I cili në momentet e fundit kur pa qe nuk kishte shpetim dhe fuoristrada qe launder dhe parakalonte me dredhina 130km/ore i doli para si monster, burri i Evises beri manovrim qe goditjen me te madhe e perthithi ai. Si pasoje u perca ne dysh, dhe Evisa qe ulej nga pas shpetoi.

  5. Albi says:

    Nje pyetje kam. Cfare kane dashur ne Velipoje ata dy shkodranet qe u perplasen me makinen e viktimave kur nuk ka filluar akoma plazhi? Jua them une: kane pire dhe jane bere tape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje