Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Politiko.al nëse DASH ishte ‘keqinformuar’ nga Ambasada amerikane në Tiranë mbi ‘rastin Llalla’, siç pretendoi ky i fundit në një deklaratë për WSJ, tha se Sekretari Tillerson ka patur ‘informacione të besueshme mbi përfshirjen e Adriatik Llallës në korrupsion sinjikativ gjatë mandatit të tij si kryeprokuror’.
Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.
Intervista
Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akzuat për korrupsion kundër tij?
Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.
Vendimi për t’i skualikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e famijes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi?
Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualikohen gjithashtu nga kjo mundësi.
Z. Llalla, në një deklaratë për The Wall Street Journal, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?
Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.
Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?
Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 70.
Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht. Politiko.al
Mjaft u mashtruat, deshperuat, o shqyptare!
Kur do ta kuptoni “kjo ishte loja.
Ashtu si Tahiri dhe Imami e Fullani para tij,do shkoje dhe kjo pune e Llales ketij rufjani me dosje te hapur per LuLu qe e mbajti ne sirtar dhe sj mbajti ta hapte se e dinte qe nje dite pikerisht keta qe lehin do ta mbrojne.
Kujtoni vetem nje rast kryeministri Rama shprehu ndonjehere ndonje note pakenaqsie per A Llallen. Ai eshte pjelle e ketij sistemi te ndyre ku hajduti do t’kap hajdutin.
Paragrafi i fundit shpjegon gjitheshka, kur Tillersoni merr informacion te besueshem ai eshte i kushtezuar te aplikoje klauzolen 70. Pra Sekretari i Shtetit e ka me detyrim percaktim aplikimin e klauzoles 70 kur atij i vjen ne tavoline nje informacion i percaktuar i “besueshem”. Tani lind pyetja, meqe Tillersoni vete nuk merret te vertetoje eshte apo nuk eshte i besueshem informacioni, kush eshte personi apo personat qe kane autoritetin te konsiderojne nje informacion te besueshem dhe t’ja percjellin ate departamentit te shtetit. Sipas llogjikes Informacioni fillimisht shkon tek personat e interesuar ne ambasaden amerikane, ata bejne dhe vleresimin e informacionit dhe te burimit te informacionit. A ekziston mundesia e manipulimit te burimit te informacionit, te vete informacionit dhe e percjelljes se nje informacioni te deformuar drejt departamentit te shtetit? Praktikisht ekziston, a eshte bere realisht? Edhe po edhe jo, por duke pasur parasysh konfliktin e hapur, aspak etik dhe personal i cili eshte jo normal midis nje ambasadori dhe nje funksionari te larte te nje shteti mendoj se ceshtja bie ere dhe per te davaritur aromen jo te mire te kesaj historie departamenti i shtetit npermjet ambasades duhet te paraqesi fakte dhe prova te cilat do cojne ne hetimin e Llalles. Por as ambasada e as departamenti i shtetit nuk dorezojne fakte konkrete, pse valle? Ata thone ne jemi te gatshem te bashkepunojme me prokurorine nese na kerkohet bashkepunim por ama vete paraprakisht nuk pranojne te nxjerrin ne publik faktet per Llallen. Pra kjo duket me shume si nje loje per te nxitur Prokurorine per te hapur hetimet per Llallen vetem duke u mbeshtetur ne vendimin e DASH, vendim i cili mbeshtet ne nje informacion te quajtur te “besueshem” por qe vjen nepermjet nje ambasadori te implikuar ne nje konflikt personal me personin per te cilin kerkohet hetim, pra informacioni mund te mos jete dhe aq genuin ose i besueshem. Ne kete rast ambasadori LU po luan nje loje pak a shume spiunazhi, ku nepermjet dizinformimit kerkon te krijoje nje situate te favorshme per Prokurorine e cila duke mos pasur fakte per te nisur nje hetim per Llallen mund te justifikoje nje nisje hetimi bazuar thjesht ne vendimin e DASH kundrejt Llalles. Lu-ja po i thote Arta Markut qe ja ku eshte topi, ja ku eshte porta tani beje gol se na ke ne. Dhe pervec kesaj lind edhe pyetja tjeter, po per Berishen nuk paska fakte te besueshme korruptive dhe shkelje te te drejtave te njeriut ambasada amerikane? Gerdeci, 21 Janari, afera e Cez cfare jane? Po per Bashen nuk paska informacion te besueshem ambasada amerikane ne lidhje me aferen e rruges durres – kukes, 21 janarin etj? Perse keto informacione nuk i percillen Tillersonit? Prandaj them qe kjo histori duket me shume si nje spy game, ku nepermjet ketij vendimi te DASH te inicuar nga LU-ja ti jepet mundesia prokurorise qe te hapi hetime per Llallen, hetime qe do sherbejne si presion kundrejt Llalles per ta detyruar te bashkepunoje me prokurorine per ceshtje te tjera me te medha sesa Llalla vete. Ne kete menyre kerkohet te shkohet tek ai qe quhet “Peshku i Madh”. Po kam pershtypjen qe kur te arrijne keta “Peshku i Madh” do kete vdekur nga pleqeria.
????⭐️⭐️???????????????????????
lejo komentet, o shkerdhate..degjenerata TEMA.
Kerkoni se mos gjeni ndonji te ndershëm,se të korruptuar i keni të gjithë.