Nje dite pas përgjigjes se Ambasadës se Shteteve te Bashkuara te Amerikës per Vizion Plus, ku nënvizohej gatishmëria per te ndihmuar ne hetimin e çdo zyrtari te larte te korruptuar, Vizion Plus ju drejtua serish Prokurorisë se Përgjithshme, nese ka nisur nje hetim mbi Adriatik Llallën, apo është kërkuar ndihma e Shteteve te Bashkuara.
Ne përgjigjen e tij zyrtare organi qendror i akuzës shprehet se është i hapur ndaj çdo hetimi.
Ne i mbetemi deklaratës së mëparshme komunikuar me ju dhe padyshim që jemi të hapur ndaj çdo hetimi.
Ndryshe nga deklarata e mëparshme ne te cilën nxitej puna e prokuroreve dhe mbështetej ndëshkimi i kujtdo qe cenon parimet e shtetit te se drejtës, kesaj here Prokuroria e Përgjithshme është e hapur per hetime duke nënkuptuar këtu dhe ndihmën qe mund të ofrojnë Shtetet e Bashkuara.
Vizion Plus u interesua dhe pranë prokurorisë se krimeve të renda, por nga ky institucion mësohet se nuk ka nisur hetim për ish-prokurorin e përgjithshëm as edhe kryesisht, qe është një e drejte e Prokurorisë.
Me 14 shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjaret e tij, pasi sipas Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson, kishte informacione se ai ishte përfshire ne korrupsion gjate kohës te ushtrimit te detyrës.
O prokuroria, po nese jeni te hapur, pse nuk e filloni hetimin? Prokuroria ka te drejte te nise hetimet me iniciative, kur ka ndonje te informacion, deklarate apo te dhene tjeter qe mund te jete e fshehte apo eshte eshte bere publike. Ja ku keni deklaraten, njoftimin e Sekretarit te Shtetit te SHBA-se qe thote se, ka informacione te besueshme qe eshte i perfshire ne raste madhore korrupsioni. Doni me per Belul Llallen?
O prokuroria, te hapur kane qene te gjithe ne 28 vitet e fundit, ne cdo vrime qe kane ne trup! Tani, do filloni hetimin, apo do na cani trapin me “jemi te hapur”!
More Çeço , po ku e di ti qe nuk kane nisur hetimet per ish prokurorin , hetimet jane sekrete , nuk do na lajmerojne neve komentuesit e temes , se kur do fillojne .
C’ja fusni kot edhe ju!
Adriatik Llla i sherbeu me besnikeri jo aq shume Mafjes Sali-Meta sa Mafjes ne fuqi Rama-‘Tahiri’/Xhafaj/Balla/Majko e kompani.
Mos harrojme se vetem dekorimi nga Rama mungoi ne kete estrade Shqiptare.
Sa per Ameriken, apo te nderuarin LuLu ,le ti kujtojme Arvziun dhe burrat e tjere te shtetit qe i frymezojne ata.
Ore, por ajo ceshtja e diplomes se shkolles se mesme te Llales, u zgjidh apo jo?
S’do e ngacmojm më shumë shoku ynë Tiku
NE BURG KOPILI ATJE E KA VENDIN MEGJITH ATE PUTANEN ROVENA GASHI SE E KISHIN KTHYER PROKURORIN NE PRONE PRIVATE E BORDELLO
Nje prokuror duhet te trokase ne Ambasade.
Rrotull e rrotull e brenda mos ngacmo – eshte nje thenie per kesi rastesh qe luhet “talashja”. Pra filloi “rrethi vicioz” i logjikes alogjike. Mbaroi edhe Znj. Marku.
Dosjet qe po hapen kane qene stok se nuk donte kryeprokurori, pra shmangie nga detyra dhe bashkepunim me krimin. Plus te dhenat e besushme per korrupsion e transfert lekesh siguruar nga amerikanet. Cfare do me teper prokuroria per Llallen?
PROVAT DHE DESHMITE JANE ME ZE E ME
FIGURE
– Deshmitaret pa fund… perfshi prokuroret
e mbare Shqiperise qe pane skene e dhunes
kunder kryetarin te Shoqates Kombetare
te tyre….
– Diploma e falsifikuar e shkolles se Mesme
– Deklaratat mashtruese te kapura ne
flagrance nga Zeri i Amerikes….
– Publikimi i korrespondences teper sekrete
te Ambasades dhe ambasadorit Amerikan
Z. Donald Lu qe ishte teper korrekte dhe
ligjore
– Pushimet dhe levizjes korruptive te dhjetra
prokuroreve
– Pushimet luksoze, salltanetet e pajustifikuara
te familjareve te vet….
– Pasurite e pambuluara me te ardhurat reale
te tij dhe familjes….
– Abuzimet si Drejtor i Institutit te Verifikimit
te Pasurive……
Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM
Opinione
ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !
Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”
Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.
A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.
Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.
A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?
A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?
A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?
Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…
Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?
Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!
Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?
Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?
A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?
Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten
Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….
Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar
Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?
Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore
Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….
A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!
Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
“ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”
Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !
U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
… Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
“… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”
Adriatik Llalla ne burg !
I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
Cila eshte zgjidhja!?
Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
Adriatik Llalla ne burg !
Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
Drejtesia vonon por nuk harron!
Petrit Vjosa, London
Mos u beni naive . Kush do e nisi ? Ata jo vetem qe i ka vene Llalla , Po Jane te gjithe te perfshire ne afera . Mjafton te gjemoni parane , pronat , makinat luksoze , dhe sidomos udhetimet jashte , dhe ja u krye . Po doli ndonje gje , kete e ben vetem Fbi . Po edhe kjo , sepse ky surrat katnari çoç ka ngaterruar me punet e tyre . Sa per keto tonat , amerikaneve nuk i rr…. fare . E lane Sali kafshen edhe kur e dogji Shqiperine , edhe kur thyente embargon , edhe kur priste ose strehonte terroriste islamike . Edhe , edhe … Kjo pra eshte fabula . Tiku qukapiku diçka ka katranosur ne dem te atyre seksioneve te kunderzbulimit amerikan . E kuptoni vete se ç’ndodh kur u ngatrrohesh neper kembe . Dhe ky palla i ben karshillek . E kuptoni sa idiote mban kjo toke ? Llalla i mendon amerikanet si pensionistet e cerrikut . Qe edhe ti lesh pa buke , s’luajne nga vendi . Po me shume se Tik Pallen ky popull mezi pret kapjen e kafshes Sali . Ky do ishte sukses . Sepse do rrezohej nje sistem kriminal qe u ngrit per te vjedhur , vrare , e shitur kete vend .
Prokuroria e gjitha eshte e korruptuar dhe hajdute me damkë.
Vette dënimi me vdekje është zgjidhja e vetme për korrupsionin dhe vjedhjet.
Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…
ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-
– Revan i pandalshem drejt qelive te burgut
Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
Fyerje per shkak te detyres!
Kercenim per shkak te detyres!
Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
Shperdorim flagrant i detyres!
Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
Veper penale e konfliktit te interesit!
Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Konferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
“Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
Nuk guxojne as ti permendin emrin…
Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet !
Ata jane pikerisht Sali
Berisha e Ilir Meta… Ilir Meta
e Sali Berisha … !
A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
Ndaj ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shpresedhenese…
Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!
Ilir Gramshi, Kanbera, Australi
Duhet Amerika qe keta leshkot tane te hetojne [email protected] e Llalles qe ishte dhe eshte sheshit. Per te ardhur keq.
Behuni njehere burra o shqiptare dhe kapeni vete te Keqen per briresh.