VIDEO e aksidentit tronditës në Maminas: Taksia fluturon në ajër dhe ndahet në mes

23 Shkurt 2018, 16:45Kronika TEMA

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi me taksinë me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, kanë dalë pamjet e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga pamjet e mëposhtme taksia përplaset me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga “News 24”, të cilat janë tashmë pjesë e dosjes hetimore të policisë së Durrësit, makina vjen me shpejtësi të madhe.

Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën në dysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje