Del ekspertiza, si ndodhi aksidenti tronditës në Maminas dhe kush është fajtori

23 Shkurt 2018, 19:16Kronika TEMA

Fajtor për vdekjen e taksistit dhe një vajze në aksidentin në Maminas është Fatjon Zhaporja, drejtuesi i Benz-it. Ai po udhëtonte me 150 km në orë, në të njëjtën korsi me taksinë, që ishte me 80 km në orë.

Akti i ekspertimit autoteknik, tashmë është në duart e organit të akuzës. Ekspertët e aksidenteve në Durrës kanë nxjerrë si përgjegjës të aksidentit që i mori jetën Eleni Abdillarit, 23 vjeç dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, drejtuesin e automjeti benz Fatjon Zhaporja.

Referuar dinamikës së ngjarjes, ata shprehen se taksia e drejtuar nga Bujar Agalliu po lëvizte në korsinë e shpejtësisë me rreth 80 km në orë, ndërsa makina tjetër me shpejtësi me mbi 150 km/orë. Sipas aktit, drejtuesi i mjetit Benz i ka kërkuar të hapë krahun dhe pikërisht në atë moment taksia u godit në pjesën e majtë të prapakolpit. Si pasojë taksia doli nga rruga në gjendje të lirë duke ecur më shumë se 50 metra.

Marmita e taksisë ka prekur në trotuar, duke bërë disa rrotullime për t’u përplasur më pas me reklamën e karburantit. Përplasja ka qenë aq e fortë sa i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme vajzës dhe drejtuesit të taksisë. Kurse mjeti benz u gjet disa metra më larg. Në sediljen e shoferit kishte njolla gjaku ç’ka tregon që edhe drejtuesi i benzit është dëmtuar.

Por, krahas vlerësimit të ekspertëve do të jetë prokuroria ajo që pritet të vlerësojë më tej situatën.

Për ta mbetet ende e paqartë se pse drejtuesi i mjetit benz e ka braktisur atë, duke ngritur dyshime për një goditje të qëllimshme. Për organin e akuzës ngjarja pritet të zbardhet vetëm me arrestimin e drejtuesit, i cili që prej së enjtes është shpallur në kërkim. Dëshmitë e familjarëve të personave të përfshirë në aksident nuk kanë qenë ndihmuese, pasi të gjitha palët kanë pohuar se personat nuk kishin njohje me njëri – tjetrin.

Po kështu, uniformat blu kanë sekuestruar të gjithë kartelat e klinikave private dhe qendrave shëndetësore shtetërore, pasi ka dyshime që Zhaporja mund të jetë mjekuar e më pas të jetë larguar përsëri. Kjo tezë nuk është vërtetuar ende nga grupi hetimor, duke krijuar dyshimet se autori që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur mund të mjekohet në një banesë private, shkruan ABC News.

9 komente në “Del ekspertiza, si ndodhi aksidenti tronditës në Maminas dhe kush është fajtori”

  1. Liv says:

    Ka plotesisht te drejt kryeministri qe i thot KAZAN gazetareve
    Deri sa nuk kishte dal ekspertiza akoma , u shpiken dhe u.sajuan lloj lloj skenaresh per ngjarjen dhe per me shume akoma aty humben jeten dy njerez te pafajshem

  2. Robt e shtepise shoferit qe mori dy jete says:

    Persona te tille duhet te eleminohen sepse jane rrezik per shoqerine.

  3. Vk says:

    Ishte ne krahun e shpejtesise,shoferi i mrekullushem,”usta” i vjeter ne pune e timon,ne kater te nates,simbol per taksixhinjt e vendit.A te ishe ne amerike ose kanada,do te kishin thyer kembet policat.Do deshiroja te kishte me vete ndonje pjestar te familjes se tij!!!Gjynah qe mori me vete nje vajze te re.Ne gjyq,te ini te sigurt..fajtor do shpallet taksixhiu yne i vjeter dhe familjar i sakte,qe i ka qire robt keto vite qe ishte ne timon,kush e di sesa veta ka shpur ne varr,vetem e vetem se rrinte ne krahun e majte,kuptohet se cfare shoferi ka qene.Nga keta shkerdhatat taksixhinj qe sduan tja dine se ceshte jeta por vetem leku.
    Ja beri me drita,por,por tipiku egoist,nuk e hapi krahun…e sigurt ka shkelur edhe frenat.
    Policia,po te ishte prezente,do i kishte ven gjob shoferit qe parokoloi nga e djathta…ndersa VRARSI me patente profesionale do ishte i nderum.

    1. Je thjesht VK sic paske edhe emrin.
      Te qifsha mendjen ore njeri pall kari.
      Ne rradhe te pare nuk ke qene aty edhe flet me kaq siguri,,, ne rradhe te dyte rruga DR-TR e ka shpejtesine e lejuar 90 Km/h.
      Nqs per ty e ka fajin taksia qe po ecte nen limitet e shpejtesise se lejuar edhe jo mjeti me 150 Km/h atehere nuk ngelet gje tjeter vecse verteton qe je nje VK njeri.

  4. Ajaxi says:

    Nje ndodhi e tille nuk mund te jete e qellimshme. Por fakti qe drejtuesi i Bensit dhe shoqeruesi i tij nuk kane qendruar ne vendin e aksidentit deshmon vetiu se:
    1) Taksia eshte ndjekur nga Bensi per ti dale perpara me paramendim per ti imponuar takim.
    2) Takimi ka pasur qellim te fshehet, qe impononte largimin per te mos e treguar.
    3) Largimi i tyre nga vendi, ku ppadashje, shkaktuan vrasjen e dy vetave, i bene kriminel qe meritojne denim te rende.

  5. Xhind fare says:

    Po cthua o komentator vari karet. O kafshe e ketij vendi te lodhur nga robshat qe ta bejne me drita ne cdo askent te jetes. Taksia nese ecte me 80km/h ne 4 te mengjesit shume mire bente. Ishte plotesisht brenda rregullores. Pse leviz ne korsine e shpejtesise? Sepse ne autoleshin tr-dr korsia e ngadalte nuk ekziston me,. Eshte amortizuar aq shume sa as kamionat nuk udhetojne ne te djathte.
    Boll hodhet vrer mbi viktimat duke mbrojtur te pambrojtshmit. Plehrat qe ikin me 200 dhe pretendojne tu hapesh rrugen ne sekonde. Yyyyytttt race e keqe, syfetmuter.

  6. O says:

    Taksixhisti ka qene i pire kurse shoferi benxit duke lexuar gazeten

  7. Toni says:

    Zot na ruaj thuaj ne keto rruge dhe me keta njeres

  8. Ta hip says:

    Taxisti ka qene me mbi 100km/h e pamundur qe makina te ndahet me dysh me 80km/h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje