Një alarm për bombë ka tronditur Londrën.
Opera Mbretërore dhe ndërtesat përreth saj në qendër të Londrës janë evakuuar për shkak të një bombe e cilka dyshohet se është vendosur në Covend Garden, shkruajnë mediat britanike.
Rrugët përreth zonës janë mbyllur me kordon nga policia e cila po investigon. Edhe ekipet e zjarrit janë gati në vendngjarje për ndonjë ndodhi të papritur.
Foto dhe video janë postuar në rrjetet sociale, të cilat tregojnë turma të mëdha njerëzit të mbledhur në trotuare pasi u evakuuan nga ndërtesat në zonën turistike. (TemA)