Aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja në kryeqytet iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët dhuruan drurë dekorative të llojit “Lojfatë”, e njohur ndryshe edhe si “Pema e Dashurisë”. I pranishëm në mbjelljen e 80 fidanëve në lulishten “Qemal Stafa”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët krahas shërbimit të përditshëm ndaj komunitetit, tregojnë se së pari, janë edhe qytetarë të mirë.
Lulishtja “Qemal Stafa” është tashmë një hapësirë e gjelbër në qendrën e Tiranës, vend ku kalon kohën e lirë çdo grupmoshë, sidomos fëmijët, të cilët luajnë edhe te këndi i lojërave aty. “Dua të kujtoj që vetëm para dy vjet e gjysmë, kjo ishte e gjitha një hapësirë e paaksesueshme, e rrethuar me gardh dhe ferra. Sot është e hapur dhe i ka dhuruar Tiranës një xhevahir në mes të bulevardit. Kështu që, le të kujtojmë se sa rrugë kemi bërë, por ama të pranojmë që kemi ende shumë rrugë për të bërë, derisa të kemi Tiranën e ëndrrave”, tha Veliaj.
Ai tha se Tirana është shumë pranë arritjes së objektivit për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja. “Jam shumë i lumtur që e fillojmë ditën mbarë, duke mbjellë 80 fidanë Lojfatë; një pemë që sapo të hyjë Marsi do të çelë lule pa fund. Por, me një lule nuk vjen pranvera, as me një pemë, por me 100 mijë pemë mund të vijë. Ndaj, më vjen mirë që i jemi afruar një pranvere me 100 mijë pemë dhe teksa afron 21 Marsi, do të sigurohemi që e kapëm këtë rekord në të gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.
Duke falenderuar punonjësit e Policisë Bashkiake për kontributin e tyre të çmuar në dobi të qytetit, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje që në këtë aksion të përfshihen edhe qytetarë dhe institucione të ndryshme. “Për gjëra të mira ka gjithmonë kohë. Në qoftë se një nga agjencitë më të zëna të Bashkisë së Tiranës gjen kohë për të mbjellë pemë, atëherë secili mundet. Kjo nuk është punë sa i zënë je, por punë mukajeti, dëshire e kënaqësie. Ndaj, dua t’i falenderoj kolegët që jo vetëm kanë disiplinuar një qytet të dalë jashtë kontrolli, por na kanë ndihmuar edhe në këtë nismë fantastike”, tha ai.
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, përshëndeti nismën për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë Policisë Bashkiake në përmbushjen e detyrës në shërbim të komunitetit. “Iu përgjigjëm thirrjes së kryetarit të Bashkisë, por bëmë edhe detyrën tonë si qytetarë në shërbim të komunitetit. Lamë disa çaste detyrën e policit, për të bërë detyrën e qytetarit”, tha Kapllani.
Një kontribut të çmuar dha edhe kompania T&M Chemical Distribution sh.p.k, e cila dhuroi pemët “Lojfatë”, një dru mjaft i vyer, që përmirëson cilësinë e ajrit.
Konkurs : Gjeni nje foto ku nuk eshte Veliaj ?!
Fitoni : Nje set fotosh te albumit ” Xoxa lakuriq”
Ik re koqe koqevar
100.000 peme
25 meter katror qe mbulon ne pyll nje peme
jane = 2.500.000 meter katror.
siperfaqja e parkut te liqenit artificial perfshire edhe pallatin e brigadave eshte 2.4 milione meter katror.
simbas rilindjes erionka paska mbjellur nje pyll sa parku i liqenit dhe nuk e paska pare njeri.
dhe faji nuk eshte i erionkes.
faji eshte i njerezise qe nuk e sheh.
po iken nga syte kembet nga mrekullia e rilindjes.
popull qesharak!!!!!!!! po deri ne percmim!!!!!!!!!
Asnje dite pa Erionin ne foto me kaeme ne dore.Pionieri n’aktion vulnetar,
BRAVO ??LALI, i çmende fare!!
Ngushëllime Gjon Bash Berishës !
Lali Eri dua te bej nje sygjerim prej specialisti:Eshte e shkelqyer ideja e konceptimit si paresor gjelberimi por mendoj se projekt per vendosjen e llojeve te ndryeshme duhet te kete dhe jo hajde ketu dhe sill nje bime a shkurre dhe mbille.Llojet e ndryeshme te sjellura kohet e fundit per qellime komerçiale nga firma te ndryeshme jo gjithmone i pershtaten kushteve te stacionit ku ato vendosen.Jo vetem kaq por ato shpesh prishin kordonin bimor te vendit duke nderhyre agresivisht ne jeten e llojeve autoktone bile edhe duke i zhdukur ato ose ne rastin me te thjeshte nuk i pershtaten stacionit dhe thahen ose jetojne ne keqesi.Nuk duhet te harrojme se per to bashkia dhe komuniteti qe kontriboi ka shpenzuar para,kohe dhe moral sepse e ka ndjere se ka bere diçka nderkohe qe mund te ndodhe edhe tharja e tyre.Projektet e pyllezim-gjelberimit nuk jane te thjeshta aq sa duken por jane shume te komplikuara pasi duhet te nderthurin mire klimen,token dhe bimesine me funksionin per te cilin synohet.Ky ishte vetem nje sygjerim qe nuk e zbeh aspak punen fantastike qe po beni ne kete kohe.Shifra prej 100 mije eshte e larte per kohen por mendoj se çdo qytetari te Tirones i takon qe te kontribuoje per mbjelljen e sepaku nje druri zbukurues a pyjor.
O kar, nuk te beson njeri ty per shifra,o burri i gruas qe Rama e quan Kurva…
Ua ua cfare druresh gjithe gunga paskan dhuruar policet. Ta dija une qe policet i kane keshtu drunjte, gjithe jeten ne komisariat do ta shpenzoja huhuhuhu..
Eshte skandaloze sesi mediat shqiptare jane vene te gjitha ne sherbim te nje aventurieri si Erion Veliaj.
Ky person po betonizon Tiranen me keq sesa Edi Rama dhe Basha te marre se bashku.
Cfare ironie e tmershme eshte qe personi qe po ngre qindra kulla e pallate ne cdo lagje te Tiranes, pretendon se po e gjelberon kete qytet.
Asnje media nuk flet per shkaterrimin qe po peson Tirana. Te gjithe jane te blere.
Qytetaret i gezohet trotuareve qe po rregullohen dhe nuk shikojne se anash cdo trotuari po lindin pallate qe do u shkaterrojne jeten atyre dhe femijeve te tyre.
Eshte e pabesueshme qe pak-kush po flet per kete tragjedi te pakthyeshme per Tiranen.
ERION VELIAJ ESHTE SHKATERRUESI I FUNDIT DHE ME I MADHI I KETIJ QYTETI!!!
Mire qe Erioni mbjell per dite peme ,por me cfare buxhet i ben keto pune, se ne Elbasan qe eshte shume domosdoshme gjelberimi pse nuk mbillen peme,aq sa dhe pemet ne bulevardin kryesore jane thare me dhjetra e dhjetra e nuk izevendeson bashkia prej 5 vjetesh.Asnji nuk reagon ,asnji gazetar frikacak nuk flet e te shkruaj per keto neglizhenca te pafalshme..