Edhe pse renditemi ndër shtete me të ardhura të ulëta për frymë, si dhe me pagën minimale më të ulët në Europë, shpenzojmë po aq sa mesatarja e europiane e shteteve të BE-së për veshje dhe këpucë.
Sipas të dhënave të anketës buxhetore, shpenzimet për veshje dhe këpucë zënë 4.8 për qind të totalit të shpenzimeve, vetëm 0.1 pikë përqindje më pak se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Një vit më parë, shpenzimet për veshje dhe këpucë ishte sa 4.9% të totalit të shpenzimeve.
Të dhënat janë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016 të INSTAT dhe anketës së familjeve të BE-së, të publikuara nga Eurostat për vitin 2016, të matura të dyja sipas nomenklaturës COICOP. (Classification of Individual Consumption According to Purpose – Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit).
Por, po sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit për sa i përket pagës minimale në Europë, me vetëm 180 euro në muaj, duke lënë pas edhe vendet e rajonit si Serbia.
Megjithatë, sipas anketës së buxhetit të familjeve në 2016-n, shqiptarët ulën shpenzimet si për ushqim dhe pije jo alkoolike, dhe për veshje e këpucë, me 0.1 pikë përqindje, por dyfishuan ato për arsim.
Shpenzojmë më shumë se…
Duke krahasuar të dhënat midis vendeve të Bashkimit Europian, shqiptarët shpenzojnë më shumë se 14 shtete anëtare të BE-së. Në 2016-n gjermanët shpenzonte për veshje dhe këpucë, 4.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ndërsa belgët shpenzonin 4.3 për qind të totalit për këtë grup mallrash.
Shqiptarët shpenzojnë më shumë edhe se disa nga vendet e Ballkanit. Në Greqi vetëm 3.8 për qind e shpenzimeve shkojnë për rroba dhe këpucë. E renditur e parafundit, shpenzimet për veshje dhe këpucë zinin vetëm 3.3 për qind të totalit të shpenzimeve në Serbi. Gjithashtu edhe Bullgaria renditet ndër vendet ku shpenzimet për veshje dhe këpucë janë shumë më të ulëta se vendet e tjera të Bashkimit Europian. Shpenzimet për veshje dhe këpucë taja zunë 3.2 për qind të shpenzimeve totale.
Vendet që shpenzojnë më shumë
Padyshim italianët si “qejflinj” pas veshjeve, njëkohësisht edhe ndër eksportuesit më të mëdhenj të tyre në të gjithë Europën, renditën ndër vendet e para për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë. Sipas të dhënave të Eurostat rreth 6.3 për qind e shpenzimeve totale shkuan për veshjet dhe këpucët.
Mbi mesataren Europiane shpenzojnë edhe estonezët dhe portugezët. Shpenzimet për veshje dhe këpucë zinin përkatësisht 6.8 dhe 6.5 për qind të totalit të shpenzimeve.(Monitor)
Shqiptaret jane pordhacë jo qejflinj. Pa pordhe e arrogance, jeta per shqipot behet e merzishme e zymte
Nuk e kuptoj , kujt ja kalojme ne me rogen mesatare 180 euro …………ne se ne shpenzojme 4.8 te roges mesatare 180 , dhe nje gjerman 4.6 te roges mesatare 1500 -2000 euro , kujt ja kalojme ?????
Perdersa e kemi rogen me te ulet ne europe , nuk duhet te ndihemi fare , dhe jo te bejme krahasime te tilla , pastaj e e dini sa depozitojne gjermanet neper bankat e tyre ??? keshtu qe kane te tjera objektiva europianet dhe te tjera ne
Po te me thoni qe ndertuam Shqiperine nga themelet me roga te tilla , atehere ju heq kapelen shqiptareve ate qe haritem te bejme ne ne vetem 20 vjet , nuk e ka bere asnje , ua vodhen parate shqiptareve ne 97-ten , dhe ata nuk e ulen koken por u ngriten ne kembe dhe e ndertuan shtetin e tyre nga e para ………..ne krahasim me disa te tjere gjitonet tane qe shikojne qiellin dhe Europen …………….nejse mos te zgjatemi se dalim nga tema ……..tung
Tek Portugalia mesataren e ka ngritur Cristiano Ronaldo me shpenzimet qe ben.