Kryetari Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndoqi nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit.
Më problematike situata paraqitet në njësinë administrative Labinot Mal dhe Funar, ku autoritetet po punojnë me intensitet të lartë për hapjen e segmenteve rrugore.
Balla gjatë inspektimit të situatës në Labinot Mal, tha se me të njënjtin intensitet po punohet edhe për hapjen e akseve rrugore në zonat e thella të bashkive Librazhd dhe Prrenjas.
“Po punohet me intensitet për të hapur rrugën për në Njësinë Administrative Labinot Mal, një nga njësitë më të mëdha të Elbasanit. Paralelisht në anën tjetër, në njësinë Funar, aktualisht po punohet për të hapur segmentin Cërrunjë-Funar.
Këto janë dy njësitë që kanë më shumë problem në bashkinë e Elbasanit; ndërkohë në Librazhd e Prrenjas po punohet gjithashtu për të lidhur zonat e thella siç është Vilani, Stëbleva, Luniku dhe Qarrishta. Në bashkinë e Prrenjasit punohet për të lidhur Stravajn dhe Rrajcë Skëndërbeun – janë dy zona të thella të cilat, sa herë ka reshje të dendura dëbore, bllokohen.
Afërsisht rreth 6 mijë abonentë në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike, për shkak të dëmtimeve që era dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar.
Kemi kërkuar nga Administratori i Përgjithshëm i OSSHE-së transferimin e punonjësve nga zonat pa problem në ato malore, ku ka nevojë për më shumë fuqi punëtore.
Në komunikim me Ministrinë e Arsimit është kërkuar që në të gjitha zonat e përfshira nga reshjet e dëborës të mos bëhet mësim edhe nesër.
Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Shtabin e Përgjithshëm të Emergjencave, po mundohemi të jemi në gatishmëri për të ndihmuar çdo familje që mund të ketë nevojë për ushqim apo medikamente”, tha Taulant Balla.
Kryetari i Grupit Parlamentar te PS qe ishte sot në zonën e Labinotit Mal, ku po punohet intensivisht për hapjen e rrugës për të bërë të mundur lidhjen e një prej njësive më të mëdha me qytetin e Elbasanit.
Administratori i njësisë Labinot Mal, Ruzhdi Pisha, vuri në dukje se trashësia e dëborës arrin mbi 50 cm dhe reshjet e vazhdueshme krijojnë sërish problem në rrugë, megjithë punën e madhe që po bëhet për hapjen e saj.
Pacavure! Ku e keni degjuar termin Malesia e Librazhdit. Hapni ndonje liber gjeografie njehere. Ne Lbirazh ka vetem nje Malesi, ajo e Cermenikes, te tjerat jane zona malore. Ose nese nuk dini gje, shkruani zonat malore… Na plaset me injorancen tuaj!