FOTOT / Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve

27 Shkurt 2018, 18:41Sociale TEMA
FOTOT / Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin

Pavarësisht intensitetit të reshjeve të borës në kryeqytet, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjetet.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.

“Në zonat malore borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës po hapin rrugët rurale, ndërkohë në qytet është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera!

Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar 112”, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Tashmë, është ngritur magazina me fondin e ushqimeve dhe veshjeve për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Tiranës në raste emergjencash.

Një vit më parë kur u shënua edhe dimri më i ftohtë i dekadave të fundit, Bashkia e Tiranës strehoi në qendrat e saj sociale 200 persona në situatë rruge

3 komente në “FOTOT / Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve”

  1. Iluzionist says:

    Borepastruese jane keto ne foto mo? Sidomos ai traktori.
    Keto as ne Vjene nuk i gjen me!!!

  2. The Avenger says:

    Big deal! O Veliaj boll me keto rrenat e tua. Ketu ne Amerike paguajm 5000 $/vite per qytetin dhe bie debore nje here ne jave. Eshte obligim te pastrosh rruget dhe jo privilegj.

  3. bore says:

    I gjen ne Shqiperi, por edhe ne Svicer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje