Një modele ruse e cila ndodhet në një qendër paraburgimi në Tajlandë ka gjetur një mënyrë interesanti se si mund t’i shpëtojë burgut.
Nastya Rybka ka kërkuar ndihmën e amerikanëve për ta liruar nga burgu, në këmbim të informacioneve që ajo pretendon që ka, mbi lidhjet e supozuara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe Rusisë.
Përmes një video në Instagram ajo i lutet gazetarëve amerikanë që ta ndihmojnë për t’u arratisur.
“Jam gati t’iu ofroj të gjitha pjesëzat e munguara të ‘puzzle’-it, t’i shoqëroj ato me video dhe audio, në për lidhjet e ligjvënësve rusë me Trumpin. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja dhe ju pres në burgun ku ndodhem në Tajlandë”,thotë ajo.
Modelja ruse u vu në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, pasi kryeopozitari rus Alexei Navalny publikoi një investigim më herët gjatë këtij muaji ku denonconte lidhjet e saj me disa nga njerëzit më të pasur e më të fuqishëm të Rusisë.
Nastya Rybka u arrestua më 26 shkurt, së bashku me 9 shtetas të tjerë rusë në qytetin Pattaya, me akuzën e organizimit të të ashtuquajturave “seanca stërvitore seksi”.(TemA)
Do te shkosh edhe ti per gjah mi goce e paske kruar aty ku nuk duhet , te jeshe e sigurte se shum shpejt do kesh fati te mos folesh me
Ne vrimen me te thelle do te te hedhin tani. Me shume shance per tu arratis do kishe po tja jepje drejtorit te burgut
Ne vrimen me te thelle do te te hedhin tani. Me shume shance per tu arratis do kishe po tja jepje drejtorit te burgut..
Shume karafile kjo.Edhe sikur te jesh ne dijeni me te vertete,do te “nxjerri” Trumpi neser,me ndonje variant.
.. ME VJEN SHUME MIRE QE PATRIOTET E KANE KUPTUAR “BOTEN E LIRE ” SIKURSE PROPAGANDOHET , POR EDHE KUSH E KA NE DORE ATE ..! LAVDI 28 NENTORIT 1912 ..!
Gjynof e shkreta ,e morri veten ne qaf.Putini dhe Trampi jan miq.Do e zhdukin te shkreten ose do e drogojne.
Do i hedhi loqen Trampi te dritare burgut qe te zbresi dhe te arratiset