Flamurtari pa dy titullarë në Shkodër

2 Mars 2018, 15:23Sport TEMA

Skuadra vlolnjate humbi dje në fushën e saj ndaj Luftëtarit, duke djegur shansin për t’iu shkëputur Kukësit në vendin e dytë. Flamurtari nuk mundi të shënonte dhe në pjesën e dytë u ndëshkua nga një gol i Shkurtajt.

Por vlonjatët nuk humbën vetëm pikët në këtë ndeshje. Dy titullarë shumë të rëndësishëm, Useini dhe Sidibe, kanë marrë kartonin e 4-t të verdhë dhe janë të skualifikuar për ndeshjen e së hënës me Vllazninë, që luhet në Shkodër.

Janë lojtarët që bëjnë një punë të madhe para mbrojtjes së ekipit vlonjat, duke thyer sulmet e kundërshtarit, ndaj dhe mungesa e tyre do të ndihet në Shkodër.

Po ashtu, për ndeshjen me Vllazninë është në dyshim të fortë edhe portieri Nurkoviç, i cili u dëmtua dje dhe i la vendin të riut Pano Qirko. Ndoshta deri të hënën ai mund të riaftësohet, por në këtë moment trajneri Duro poi  bën llogaritë pa portierin titullar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje