Gramoz Ruçi takon zyrtaren e lartë të OKB-së në Gjenevë: Dialog për reformën në drejtësi dhe ligjeve mbi Vettingun

2 Mars 2018, 12:42Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi u prit në një takim në Gjenevë nga znj. znj. Cihan Sultanoglu, zyrtare e lartë e OKB-së.

Ruçi informon znj. Sultanoglu mbi miratimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe të ligjeve mbi Vetting.

Angazhimi i qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, si një nga elementët kyç për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

Shprehim mbështetjen tonë për Zyrën e PNUD-it në Tiranë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekzistues dhe avancimin e synimeve të përbashkëta dhe programeve të bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Shqipërisë dhe PNUD-it.

Shprehim besimin se projektet që po zbatojmë nën “Një OKB” përmbushin prioritetet e vendit, të përfshira në programin e Qeverisë Shqiptare dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020.

 Në kuadrin e SDG-ve dhe axhendës 2030, Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me misionin e UN në Tiranë filloi një zbatim gjithëpërfshirës në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020 dhe axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian,” tha Ruçi.

Znj. Cihan Sultanoglu është Kryetare e UNDG, asistent administrator dhe drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura.(TemA)

 

1 komente në “Gramoz Ruçi takon zyrtaren e lartë të OKB-së në Gjenevë: Dialog për reformën në drejtësi dhe ligjeve mbi Vettingun”

  1. Shume bukur KJO says:

    agahahahahahahaha,presim nga sekretari i Partise dhe Enverizmit reforme ne drejtesi.

    vetem ne Albanistan kryetari i kuvendit del si shpetimtar i demokracise dhe fut hundet atje ku ska pune….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje