Greqia jep detin Jon me koncesion, miratohen kërkimet për hidrokarbure

2 Mars 2018, 16:17Rajoni TEMA

Me shumicë votash, Parlamenti grek miratoi ratifikimin e 4 kontratave midis shtetit dhe 3 kompanive për dhënien me koncesion të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në kuadratin detar “Joni 2”, si dhe në zonat tokësore të Artës, Prevezës, Etoloanakarnanisë dhe Peloponezit veriperëndimor.

Për sa i përket kuadratit detar “Joni 2”, bëhet fjalë për zonën ujore në perëndim të Korfuzit, për të cilën qeveria greke kishte nënshkruar kontratën me konsorciumet “Total”, “Edison” dhe “Hellenic Petrolium”.

Tashmë marrëveshja është ratifikuar nga të gjitha partitë parlamentare, përveç Partisë Komuniste greke, ndërsa Agimi i Artë dhe Unioni i Qendrës kanë abstenuar.

Ministri i Energjetikës, Jorgos Stathakis ka deklaruar se, me këtë akt ratifikimi, Greqia hap një faqe të re në kapitullin e shfrytëzimit të hidrokarbureve dhe bën një hap të madh dhe të përbashkët me vendet e rajonit, si Qipro, Izraeli dhe Egjipti, që kanë bërë përparime të rëndësishme në këtë fushë, duke e transformuar Mesdheun Juglindor në një zonë të prodhimit të mundshëm të hidrokarbureve.

Ai theksoi gjithashtu se, për herë të parë operojnë në vend, gjigantë të tillë si kompania franceze “Total” dhe ajo italiane “Edison”, ndërsa njëkohësisht, në kohë rekord përfundoi edhe procesi për kërkime në Kretë nga korporata amerikane “Exxon Mobil”. /Top Channel/

8 komente në “Greqia jep detin Jon me koncesion, miratohen kërkimet për hidrokarbure”

  1. kerri says:

    Dashkan ta ndyjne detin me nafte sa te marre gjithe mesdheu, me keq se ç’ka ndtre Sali berisha opoziten shqiptare.

  2. Lavdrim Pagarusha says:

    Ja shite detin Greqise, o Ramut.Na thuaj cfare fitove.Ti kur humb na prrallis jo ma te fitosh.Ja qe spo ndihesh per perfitimet.Apo i ke per fushate?

  3. Flm says:

    Booobo do dhitet ne hidrokarbure Greqia ….. kurse Arnautet dhe Turqit u dhien nga sikleti dhe nga e keqia.

    1. Jo hidrokarbure por flori te bien nga qielli ne ate Greqi prap nuk bejn prekopi ato turma hibride qe ushqehen akoma me Mite e Dokrra

    2. Jo hidrokarbure por flori te bien nga qielli ne ate Greqi prap nuk bejn prekopi ato turma hibride qe ushqehen akoma me Mite e Dokrra

    3. Jo hidrokarbure por flori te bien nga qielli ne ate Greqi prap nuk bejn prekopi ato turma hibride qe ushqehen akoma me Mite e Dokrra

    4. Eri says:

      Ti shiko Traken se po ja u merr Turku. Pastaj do e shohesh kush eshte dhier.

  4. erzen says:

    Ktë shkurtimin Flm e përdor sa herë që t’a shkër**ejn motrën për të falenderuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje