Izet Haxhia: Emrat që morën vendimin për eliminimin e Haklajve

2 Mars 2018, 19:35Politika TEMA

Vendimi për ekstradimin drejt Shqipërisë të Izet Haxhisë ka trazuar shumë personazhe.

Pas përhapjes së lajmit u vu re aktivizimi ish kreut të SHIK, Fatos Klosi, i cili shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit dhe se tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

Këto deklarata prej ditësh kanë shkaktuar përplasje virtuale me akuza dhe kundërakuza mes Klosit dhe Haxhisë.

Në një prononcim për “Pamfleti.com”, Izet Haxhia sqaron arsyen pse Klosi është aktivizuar me sulme ndaj tij, teksa paralajmëron  se çështja Hajdari do të rihapet dhe se më në fund ka garancinë të dëshmojë përballë një drejtësie që nuk është e kapur.

Pas vendimit për ekstradimin tuaj drejt Shqipërisë, ka nisur një përplasje virtuale mes jush dhe ish kreut të SHIK, Fatos Klosi. Qartazi duket një konflikt i mbartur mes dy njerëzve që kanë shumë informacione…

Në fakt konflikti ka lindur që kur Klosi ishte “de facto” në krye të grupit të prokurorëve të çeshtjes Hajdari. Pasi ata prokurorë shumicen e kohës e kalonin tek zyrat e SHIK-ut që drejtohej asajkohe nga Fatos Klosi, ndërsa në darkë takoheshin tek Kartodromi i trafikantit të drogës Miri i Xhikes, ku i ‘qeraste ‘ Klosin e prokurorët e çeshtjes Hajdari me Moldavjanet që i kishte për miq të veçante. Më vonë kur u bë arrestimi i vëllezërve të mijë për çeshtjen Hajdari , Klosi është munduar me anë të tretëve të hyje në kontakt me mua që të dëshmoja kundër Berishës në çeshtjen Hajdari, dhe për këtë dëshmi unë do të shpëtoja vëllezërit dhe veten nga burgu. Këtë ofertë të ndyrë e kam refuzuar në mënyrë kategorike.

Nga ana tjetër Klosi si një dhelpër e vjetër e edukuar dhe e stërvitur në kuzhinat e shërbimit sekret Bullgar dhe KGB ruse kishte mbaruar edhe operacıonın për zhdukjen e Haklajve në bashpunim me njerëzit e Berishës në Tropojë. Nga ane tjetër Klosi hiqej si mik i Haklajve dhe mbante kontakte me ta nëpërmjet babait të Jaho Mulosmanit dhe vetë Jahos.

Nga ana tjetër ndërtonte central telefonik tek shtëpia e hasmëve të Haklajve duke ju siguruar edhe mjet logjistike të vëzhgimit, armatimit dhe bomba të telekomanduara për komandën që ishte ngarkuar të eleminonte Haklajt. Edhe vrasja e dy punonjësëve të OSBE-s në Tropojë në 1999 u bë sepse u zbulua nga Haklajt që këta kishin instaluar centralin telefonik të Klosit tek shtëpia e hasmëve të Haklajve në malin sipër fshatit Luzhe. Pra ky është Fatos Klosi i vërtetë që nga një anë u hiqej si miq Haklajve, nga ana tjetër ndihmonte komandon që vrau Haklajt.

Ju pretendoni se Fatos Klosi së bashku me klikën e kohës kanë tentuar eliminimin tuaj? Ku bazoheni? 

Në fakt vendimi për vrasjen e Haklajve dhe tonën u mor në dhjetor 1998 në marrveshjen e Rognerit, mes Berishës, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës. Pasi u hap gjyqi i çeshtjes Hajdari ku u akuzuam unë dhe dy vëllezërit e mijë, Klosi bashkë me Berishën në anën tjetër kanë qenë me aktivet në gjetjen e dëshmitarëve të rremë për që t’na akuzojnë ne si vëllezër.

Por kur Klosi pa që ky gjyq po shkonte drejt dështimit thirri në ndihmë Jaho Mulosmanin, të strehuar nga frika në Kosovë, tek miqtë e Klosit dhe grupit të Rognerit. Pasi ja dërguan familjen në Amerikë dhe i premtuan se do të denohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, Mulosmani në dëshminë e tij në polici të hartuar nga Klosi dhe të tijët thoshte se po të mos kishte qenë İzert Haxhia, Azem Hajdari do ishte gjallë. Por në gjygjin e bërë Mulosmani heshti duke mos folur asnjë fjalë dhe sot e kësaj dite nuk ka guxuar të flasë për ato që di dhe për lidhjet e tij me Klosin dhe grupin e Rognerit.

Pse mendoni se po iu sulmon pikërisht tani Fatos Klosi?

Por aktivizimi i Klosit me delarata kundër meje dhe fjalë fyese si burracak, sikur unë dua të jem në qendër të vëmendjes erdhi pas deklaratës time të bërë në media pas vendimit të gjykatës turke për ekstradimin, se organizatorët e vrasjes së Hajdarit është Grupı i Rognerit, ZEKA ME DAJEN dhe Klosi si miku i tyre . Kjo e turbulloj Klosin sepse ai kujtonte që kjo gjë nuk dihej dhe vetëm kishte pasur përshpëritje në lidhje me këtë të harruara tashmë.

Pasi Berisha dhe Klosi e quajnë të mbyllur njëherë e mirë çeshtjen Hajdari. Nga frika e ekstradimit tim dhe përballjes time me të në gjykatë, Klosi si një mashtrues i rafinuar po përpiqet ti mbushe mëndjen opınıonıt se çeshtja Hajdari nuk mund të hapet se unë e kam humbur shansin për të folur se duhej të flisja atëherë kur donte Klosi e si të donte Klosi përpara një grupi prokurorësh e gjykatësish që ishin të gjithë të zgjedhurit e Klosit, por unë i them këtij manıpulatori se do vije dita që do të përballemi me ty dhe Berishën në gjykatë. Ti si organizator i vrasjes së Hajdarit dhe Berisha si nxjerrësi në pritë i Hajdarit. Keni pak durim profesori i vrasjeve me rrezatim radıoaktive …

13 komente në “Izet Haxhia: Emrat që morën vendimin për eliminimin e Haklajve”

  1. Treviso says:

    Era e Klosit po kundermon.

  2. Tironsi USA says:

    Ne theniet e Izetit keto vitet e fundit ka shume kunderthenie,kjo vjene se ai ka folur aqe shume sa dhe vete nuk i kujton te gjitha,prandaj nuk mund te jet i besueshem.Njerez si Izeti,Saliu,Azemi etj kane bere krime,natyrisht fajin kryesor e ka Saliu,qe duke shfrytezuar moshen dhe temparamentin e ketyre i ka futur ne rrugen e krimit,

    1. Spartaku says:

      Izet Haxhia duhet lavderuar per kete qendrim prej patrioti trim.Ai po e ndihmon shume drejtesine me keto denoncime kundra Berishes dhe Fatos Klosit.Ata qe nuk pranojne si te verteta thenjet e Izet Haxhuse,çojne uje ne mullirin e Berishes dhe te Klosit.Pershendetje zoti Haxhia,dhe mos u terhiq nga presionet qe bejne Berisha dhe Fatos Klosi.

  3. Kellira says:

    Tek kjo fjali i bie qe Klosi ka vrare me material radioaktiv?!
    Kush?

  4. Tropojani Dixhital says:

    He mer cub bjeshkesh, t’u mblodh by..a. Çfare sinjalesh ke marre tani qe kerkon ta shperndash fajin?
    Mire qe s’thua qe ka qene ne dijeni edhe Rama.Mos ndoshta ke frike nga rregullat e “Kanunit te ri demokratikas”?
    Ky s’mund te quhet krim. Mblidhuni te gjithe bashke e bini dakort qe qeruat nje horr per nje mije e nje arsye e te biem rehat.

  5. Askushi says:

    Tironsi USA permbahu pak dhe mos u nxito te nxjeresh konkluzione. Nuk ka ardhur akoma koha e konkluzioneve.

  6. Koli says:

    Klosi duhet te dergjet ne burg felliqesira e kuqe,
    Ky eshte ne zemer te ceshtjeve te tjera sic eshte vrasja e disa luftetareve qe perkrahnin rolin e Rugoves.
    Ka futur vellavrasje ky enverist midis farkut dhe uck.

    1. Tropojani Dixhital says:

      Ndaje mendjen, kush ishte enverist, kush ishte saliberishist dhe kush nga keta i sherbeu çlirimit e kush UDB-se. Te fala Haxhillareve

    2. Selim says:

      Fatos Klosi eshte pa as me te voglin dyshim nje nga drejtuesit e SHIK me kopetent qe kane drejtuar kete organ. Eshte i sakte edhe pse letyra si ky Izeti perpiqen ta implikojne. Izeti nuk ka çfare te humbi. Ska me as nder as turp e as logjike, eshte tamam nje qen i terbuar qe eshte mbajtur i lidhur nje kohe te gjate dhe nuk di ke e ku kafshon. Ndersa keta zagaret antikomuniste, ngjyre zinj si ky Koli me siper, si gjithmone gjejne rastin ti leshohen Klosit jo per kopetencen e punes por vetem se qenkerka i kuq. Kane 27 vjet qe ndyjne çte mundin dhe perseri nuk u del ligesira e shpirtit.Nuk lene rast pa e lidhur çdo gje me socializmin dhe po ti pyetesh se ç’benin asaj kohe nuk do guxojne te thone se zvariteshim gjirizeve dhe hidhnim helmin dhe vrerin e urrejtjes.

  7. Oliver says:

    Vrare me material radioaktiv jane :
    – Safet Zhulali
    – Bashkim Gazidede
    – Dritan Prifti
    – Andrea Stefani

  8. Leo says:

    Azemi ra ne gropen qe hapi vete per te tjeret, me dijeni te Sales.

  9. Lee lee says:

    Po ky pret ta bejne hero.Cuba te sumes.Benin si u donte trapi.Mire e ke digital .Ca horra vendosen te hiqnin nje horre.Legen je o Izet legen.Sdo shume tru ta kuptosh

  10. ali vlora says:

    O Selim edhe pse nuk te njohe Fatos Klosi eshte nje njrri qe asnjehere nuk ka xitur per cka qene. Del neper T.V. e tregon perralla. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje