Nga Mustafa Nano
Në shkrimin e tij të fundit, Andi Bushati kritikonte ata gazetarë që pas shpërthimit të Berishës në News 24, u bënin apel kolegëve që të mos publikonin më çaprashitjet e ish-presidentit e ish-kryeministrit, sidomos ato që bartin akuza e denoncime të paverifikuara e të paverifikueshme, mbi të gjitha shpifje. Edhe Bushati ishte me idenë se Berisha ia fut kot më kot, por (Andi vuan, pothuaj përndiqet, prej kompleksit të paanshmërisë, dhe pothuaj të gjitha shkrimet i ka me mesazhe të llojit “po, është e vërtetë, e zeza është e zezë, por në të janë dhe ca pika të bardha që duhet t’i shohim; ose anasjelltas”; është për t’u shpjeguar ky kompleksi i paanshmërisë që është në modë këto kohë; herën tjetër do publikoj një artikull disi të gjatë lidhur me këtë argument, të cilin e kam shkruar ca javë më parë; nuk e kam publikuar, sepse nuk kam dashur që të më marrin të anshëm; e kam edhe unë pra këtë kompleks)… por herë pas here ai thotë edhe ndonjë të vërtetë. Dhe prandaj, ai nuk duhet censuruar. Ai – nëse e keni humbur fillin prej parantezës kilometrike – është Berisha.
Bushati i shmangej çështjes kryesore, që ka lidhje me pyetjet: A kanë interes e vlerë publike letrat anonime që i mbërrijnë Berishës në inbox-in e tij, të cilat ai i boton të nënshkruara nga qytetari dixhital? A duhen marrë ato copy/paste prej portaleve e gazetave, dhe t’i përcillen publikut si lajme apo scoop-e? Në këtë pikë ka vetëm një përgjigje: Me çdo kriter gazetaresk, ato letra janë hedhurina pa vlerë. Dhe as që ka kuptim t’i hyhet diskutimit, nëse ka, a nuk ka, ndonjë gjë të vërtetë në to, ashtu si nuk ka kuptim të nënvizosh rëndësinë e ndonjë të vërtete që del nga goja e një shpifësi. Shpifësin duhet denoncojmë si shpifës, e jo t’i veçojmë ndonjë të vërtetë që ai nxjerr nga goja. Përndryshe, është si të të shkojë mendja të kërkosh xhevahire në gjirize.
Por le të rrimë te qytetari dixhital, që është një gjetje e ndyrë, e përbuzshme, e frikshme, shkurt një Frankeinstein i gazetarisë. Edhe sikur koha të provojë se 99% e qytetarëve dixhitalë thonë të vërteta, kjo nuk është alibi për gazetarët. Këta të fundit nuk mund të publikojnë gjëra me bindjen se “hajt se do të provohen prej kohës”. Gazetaria nuk është “me shti fall”. Gazetaria është të publikosh lajme të provuara si të vërteta. Një gazetar që shet si lajm diçka të paprovuar e të paprovueshme në momentin e publikimit nuk është se duhet të ndihet i lehtësuar, apo të presë një medalje, nëse koha provon se lajmi ka qenë i vërtetë. Nëse koha e provon, është koha që ka të drejtë. Dhe qytetari dixhital. Por jo gazetari. Gazetari mbetet gjithsesi fajtor. Sepse ka publikuar diçka, për të cilën vetëm një aftësi paranormale mund t’i sugjerojë se është e vërtetë. Mirëpo, kështu i bie që nuk ka bërë gazetarin. I bie që ka bërë fallxhorin.
Kjo është e para. Por kjo praktika e qytetarit dixhital ka edhe një të keqe të madhe, që nuk ka të bëjë më me gazetarinë. Me këtë mbillet kultura e mosbesimit, injorimit e përçmimit të institucioneve. Me këtë u thuhet njerëzve fare hapur: “Hej, drejtojuni Berishës për të gjitha gjërat, sepse vetëm ai e hap gojën në këtë vend”. Kështu ndodh që një prokuror, një gjyqtar, një shik-as, një mësues etj., nën emra të rremë virtualë, parapëlqejnë Berishën para institucioneve, dhe me këtë i bëjnë një atentat funksionimit institucional të shtetit. Merret vesh se këta njerëz nuk kanë besim tek institucionet. Dhe sigurisht, në këtë mes ndikon edhe fakti që institucionet nuk funksionojnë si duhet. Por qytetarëve dixhitalë nuk është se u digjet barku shumë për shëndetin e institucioneve. Ata, me pak përjashtime, thjesht duan t’u bëjnë karshillëk institucioneve. I urrejnë këto të fundit. U duan të keqen atyre. Nga e di unë? Po si të mos e di? Më mjafton fakti që shkojnë e qahen për institucionet te Berisha!!!!
Kjo është e dyta. Ka edhe një të tretë që Bushatit, me sa duket, nuk i shkon kurrë në mendje, gjë që e tregon me mënyrën se si i bën shkrimet. Bushatit (se mos vetëm atij!) i duket shumë normale që Berisha, apo edhe politikanë të tjerë dalin e denoncojnë publikisht kundërshtarin për zullume konkrete. Madje të jep përshtypjen se i duket jo vetëm normale, por edhe shumë e shëndetshme, për të mos thënë shpëtimtare. E me këtë optikë, me siguri që kënaqet kur sheh qytetarë dixhitalë apo opozitarë konferencash shtypi, që denoncojnë afera apo punë të pista qeveritarësh.
Neve na janë bërë aq familjarë opozitarët që denoncojnë korrupsionin qeveritar nëpër studio televizive, në parlament e konferenca të shtypit, jemi aq të bombarduar me këtë stil opozicioni, jemi aq të zhytur në mes të kësaj kulture, sa njerëz si Bushati, teksa do jenë duke më lexuar, mund t’i thonë vetes, apo atyre që kanë rrotull: “Çfarë thotë ky, mor burrë? Si e bezdiskan këtë konferencat e shtypit të opozitës, ku denoncohet korrupsioni? Si u bezdiska ky kur Lulzim Basha e Monika Kryemadhi ngrenë akuza konkrete kundër korrupsionit të Edi Ramës e të ministrave të tjerë?” Është aq popullore ndër ne kjo praktikë opozitarizmi, sa ndonjë opozitar që nuk e sheh të udhës ta bëjë këtë gjë, ngaqë e gjykon të gabuar, shihet si ngordhalaq, në mos i blerë nga qeveria. Mirëpo, ju ftoj të ftilloheni. Nuk është ky roli e funksioni i opozitës. Nëse jeni mësuar ta kuptoni kështu rolin e funksionin e opozitës në demokraci, atëherë çmësohuni.
Mund të bëhet pyetja: Po çfarë të bëjë opozita, nëse korrupsioni qeveritar nuk hetohet e ndëshkohet nga drejtësia? Përgjigja është: Në rrethanat që ka korrupsion, opozita, por edhe të gjithë faktorët politikë në përgjithësi, duhet të bëjnë vetëm një gjë: Të ngrenë zërin për të forcuar institucionet ligjzbatuese e të ndëshkimit. E kur edhe këto janë të korruptuara, të kërkojnë reformimin e tyre. Të kërkojnë për këtë mbështetjen e opinionit publik, të intelektualëve, të shoqërisë. Mirëpo opozitës vetëm këtu nuk i ka shkuar mendja. Madje, që të jem i saktë, i ka shkuar mendja edhe këtu, por jo që të kërkojë reformimin e sistemit të kalbur të drejtësisë. I ka shkuar mendja që të bëjë të kundërtën, që të mos lejojë reformimin e sistemit të drejtësisë, me idenë se sistemi, ishte si ishte, ishte i tyre, dhe se i reformuar nuk do të jetë më i tyre. Dhe në këtë mes iu bënë krahë edhe ca gazetarë “të paanshëm”, që të keqen e shohin tek ambasadorët e korruptuar. Dhe kështu e lanë të gjithë procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë (duke e komprometuar, duhet thënë) vetëm në dorë të mazhorancës. Në mënyrë që në fund të kenë mundësinë të bërtasin, siç po bërtasin: Alarm, sistemin e drejtësisë e ka shtënë në dorë mazhoranca.
Në fakt, nuk kemi arritur ende në atë pikë. Jemi ende në rrethanat që prokurorin e gjyqtarin mund ta bëjë kush të dojë. E nëse reforma dështon, mund ta bëjnë gjithë jetën këtë punë. Të na rrojë qytetari e gazetari dixhital, atëherë.
Bravo Muç Nano. Kjo eshte e verteta qe duam.
BUSHATI ESHTE KOKRRA E BYTHQIRIT SALA I DHIMBESET SE E KA MBAJTUR NE PRERE KUR ISHTE I VOGEL NE PARIS THJESHT ESHTE NJE MOTER QIR
Bushati nuk ka moter, qe shkoi e qira dem, futja me dore
Ku e din ti qe s’ka moter, une njoh dezhurin qe punonte kur Mediu dilte jashte shtetit. Motra quhet Vera dhe jeton ne Gjermani.
I nderuari Mustafa Nano!
Te respektoj dhe ndaj mendimet me ty njelloj,por kam edhe nje keshille per ty dhe medien ne pergjithesi!
Eshte e faktuar me deshgmitate mbi 70% te popullit se Berisha ka kryer krime monstruoze ndaj ketij vendi e populli!
Sot kemi ne pushtet nje qeveri te majte,100 socialiste,qe pretendoi se PO T’IA VOTONIM qe ta merrte te gjithe “tepsine” vete,do ndertonte nje shtet modern!
Kemi vite qe degjojme se do ta luftokme, apo me fort akoma ,se po e luftojme korrupsionin ne administraten shteterore ,drejtesi etj!
Askush nga media,pa permendur intelektualet e shquar,akademiket,perendimoret etj,se pse lindi korrupsioni neShqiperi pas 90-tes kur mev pare as emrin nuk ia kishim degjuar!
Ta leme politiken menjene dhe te kuvendojme si shqiptare qe duam shtetin!
E gjitha kjo ulurime ka qene dhe mbetet nje tymnaje,qe ka fshehur ujkun te bejev kerdine!
Sot therrasin me te madhe :NA DENONCONI KORRUPSIUONIN!
Jo,more zoti kryeminister!
Disa pyetje per kryeministrat:
1-Cfare ke bere zotrote bashke me ish sundimtaret e tjere para teje qe ketij korrurupsioni te mos i krijoheshin kushte e nevojshme per te lindur?
2-Perse lindi korrupsioni si nevoje per pasurim te shpejte e kriminal e jo nga puna?
3-Kush ishte skenaristi e regjizori (se aktoret i njohem mire),qe vune ne “skene” token e djegur,ate te shkaterrimit te cdo pasurije ish komuniste?
Pse duheshin prishur minierat e kromit,bakrit,hekur nukelit etj,nga prodhoheshin ferrokrom si lende e pare per industrine e luftes,prodhoheshin disa ton flori te paster ne vRubik, dhe kabllo elektreike ne Shkoder ?
Prodhohej kobalt si lende e pare dhe e kushtueshme per aparaturat mjekesore te skanimit etj dhe qe bote ne ate kohe ishin veten 4 te tilla?
Pse dukej prishur Uzina e Instrumenteve “Petro Papi” ne Korce qe prodhonte instrumente te precizionit te larte me teknologjine me te fundit boterore e sapo ndertuar nga gjermanet dhe ku 95% e prodhimit blihej dhe shitej prej tyre neper bote?
4-Si mund te kesh kurajo sot ti si shtet qe populli te denoncoje korrupsionin,kur vti vete nuk e bere asgje per ta parandaluar ate brenda vetes?
A e di kryeministri se 90% e ceshtjeve gjyqesore qe grumbulluara prej vitesh ne gjykata jane per shak te padrejtesive te rrogtareve te pa aftectec administrates apo te urdherave politike?
A mund te na e thote kryeministri se ne se do vertet ta luftoje korrupsionin ne Shqiperi,kete nuk e ben dot kurre as me polici,as me SHISH e as me gjykata!
Nje shtet mbahet ne kembe kur ia ben sg\hesh me lule qytetareve cte vet te informojne me te fgjitha mjetet,menyrat e metodat,ne cdo rang etj te gjitha padrejtresite cdhe shkeljet ligjore qe atyre u behen !
Mesoje nje here e mire zoti Rama:
-Nuk ka kurre korrupsion kur nuk ka shkelje ligjore,kur nuk behet padrejtresi,kur nuk zvarriten qytetaret per halle te theshta te percaktuara me akte nenligjore!
Cfare bejne juristet neper institucione,perderisa nuk mbrojne ligjet dhe qytetaret,por vetem shefin evc tyre?
Keni krijuar dhjetra apo qindra zyra me emra bombastike si “zyra e ankesave”,”E komunikimit me qytetaret”,”E maredhenies me publikun” ,”Tirana ime”,”Komosiariati dixhital” dhe se fundi :Shqiperia qe vduam”,pa folur per facebook-un tuaj qe ka rezultuar nje deshtim total!
Keto zyra,me dhjetra apo qindra rrogtaere jane bere vetem postjere t me plot kuptimin e fjales dhe nuk kane asnje takim mee publikun!
Qytetaret i ankohen kryetarit te Bashkise apo kryeministrit per vartesit e tyre,por keta sundimtare jo vetem qe nuk duan t’ia dine se ccfare anesash ka populli,por vetem sa u dergojne hallenjinjve si tallje qe “Hallin tuaj e vleresuam shume dhe ia kemi deleguar atij qe te ka bere ty padrejtesi,qe ta shikoje edhe nje here”!
Pra u luten ujkut qe ta pranoje ne se ka bere mire apo keq qe ka ngrene qingjin!
Dhe te hapesh ceshtje gjyqesore per nje shume te vogel ne krahasim me shume te tjere kane probleme me miliona,kjo do te thote qe gjykata te ngarkohet AQ SHUME SA QE O NUK I ZGJIDH NE KOHE CESHTJET,OSE PO DHE RYSHFET MBARON PUNE SHPEJT!
KETE PUNE TENTON TA BEJE EDHE ADMINISTRATA,NDERSA TE ZVARRIT KAQ SHUME SA DETYROHESH OSE T’I JAPESH LEKE ATIJ QE E KA NE DORE HALLIN TEND OSE TE ZBATOSH KANUNIN!
Kryeminister!
Ke nje shtet rrumpalle,per derisa nuk degjon popullin ne takime te zakoneshme personale,sy nder sy e jo me takime mediatike,qe ti vetem flet te tjeter qeshin!
E ke qare Nano. Te lumte.
Angjelin : e ke qare Nano ….
ha ha…. sa te shkon kjo fjali !!!
Ky fare burri eshte thjesht legen ,nje legen qe nuk ka asnje lloj aftesie ,i kompleksuar nga delirantizmi provincial i te berit zhurme kot ,per te qene ne qender te vemendjes.
E vetmja aftesi e tij ,eshte AntiBerishizmi !Ne fakt ja ka pare hajrin ,si shume palaco te tjere majtiste ne kete vend injorantesh mediatik.
Me kujtohet historia e gruas se supozuar te kryetarit te bashkise se Kavajes ,shtatezani imagjinare ku njerezit e Berishes e kishin rrahur dhe e kishin detyruar te deshtonte femijen me dhune.
Myc Nano ,ky analist majtist me nivel perendimor u ngazellue per kete ngjarje makabte ????
Kur lajmi doli nje sajese e te mjeres grua ,Analisti Perendimor ra ne deshperim ?????
Me thoni nje skandal ,nje afere apo ndonje marreveshje korruptive qe ky legen gazetar ka zbuluar ne keto 25 vjet gazetari.
Fahri Balliu me ben te qesh me servilllekun e tij ndaj Berishes ,ndersa ky Muc Nano me ben te vjell me gjoja AntiBerishizmin e tij te virtytshem.
Ekzistencen e tij dhe “suksesin” e tij ky fare burri ja dedikon Sali Berishes.
Ylli vrapo me ngadale. Lexoje edhe nje here Nanon dhe perdor trurin per ta kuptuar. Gazetare te “barazlarguar” sic mundohet te paraqitet Bushati nuk ka. Te merresh me Berishen eshte njelloj sikur te shkosh tek “gabi” dhe te rremosh tek rrobat e vjetra se ndoshta gjen ndonje te pa perdorur. Analiste e gazetare qe i gjithe shikuesi e degjuesi e di ekzakt se cfare do te thote pe e hapur akoma gojen ka vetem ne Shqiperi dhe ata jane ne te gjithe emisionet politike, ekonomike dhe argetuese. Tashme une nuk do ti shoh me keto emisione sepse nga analistet dhe gazetaret me vjen per te vjelle.
Nano thote hajde te bejme opoziten qe na takon dhe jo opoziten qe nuk ka permbajtje. Ky eshte thelbi.
Ylli qenke ne anen e krimit byrazer.
Duhet te jesh i njollosur.Reforma ne drejtesi po afron…..
Ndigjoni o njerës se asht tuj fol , bajga qi don me u ba yll !
Te merresh ne Sali Qen Kriminelin eshte njesoj si te merresh me nje qen te ngordhur. Ai nuk eshte gje tjeter veçse nje monster, nje njeri pa forme qe duhet lidhur dhe cuar ne kopeshtin zoologjik.Ai qe nuk e paska kuptuar kete deri me tani, nuk ka per ta kuptuar kurre.
Mustafa! Rralle te kam perkrahur, si edhe sot! I qendroj asaj ides tende, njeriu duhet te jete i prere ne pozicionin e vet, qofte ky edhe pozicion “negativ”, per me teper per nje njeri publik sic jeni edhe ju analistet. Qendrimi as mish, as peshk tregon per nje karakter te dyzuar! Vertet gjerat nuk jane bardh e zi, por karakteret nuk jane si gjerat!
Mustafa shume bukur e ke shkruar, por edhe nje gje eshte e vertete, une qe po shkruaj keto dy rreshta shume ndjekes te medias dhe komentues e kane marre vesh me kohe qe Andi Bushati nuk eshte gazetar profesionist. Vetem nje politikane dhe bile ne pushtet mund te flasi as mish as peshk qe te mos e prishe me asnjeri sepse i duhet vota per te qendruar perseri ne qeverisje mandatin tjeter.
Nje gazetar qe faktet i pret nga Berisha…, nuk besoj se ka nevoje per koment.
Bushati dhe shume te tjere nuk kane cfare te bojkotojne Berishen, i ka bojkotuar ai ata.
Ne vend te trgonte karakter si analist duke u solidarizuar fort me Hoxhen, degradoi ne impotencen e tij, duke u marre me jashteqitjet e berishes.
A eshte i paanshem bushati apo lubonja?
Jo! Nuk Jane as te anshem as te paanshem.
Flasin me parafabrikate demagogjike osé degradojne ne masturbime pseudointelektuale. Ne Shqiperi, fatekeqsisht, nuk ka ndonje analist intelektual. Jane thuajse te gjithe ne nivelin e mediokritetit te politikes, shkences, jetes akademike, kultures institucjonale.
SA U KA KOMPLEKSUAR AJO `ZENKA `E TAN HOXHES O RREMBYTHJE TE PAGUARA, KY GAZETARI PA KLAS E LLAFAZAN,U KA MARRE VEMENDJEN PO MUNDOHENI TE BONI SIKUR E KENI PAS NE MAJE TE GJUHES DICKA PER BERISHEN PO SE KENI THEN PER SHKAK TE ETIKES… KY GAZETARI MUND TE JETE CTE DOJE, PO QE I PARI QE I THA TROC ATE QE TE GJITHE E DIME, TRADHETARIT ME TE MADH TE CESHTJES SHQIPTARE.
Shumë batakçinj na nxori “ demokracia “ , nga Skrapari dhe nga Tropoja . Kjo mua më hidhronte , sepse , dikur , me njerëz të këtyre krahinave ishim si vëllezer !
Muçi djali , bravo , nderoje Skraparin , lufto kunder atyre që janë turpi i Skraparit , turpi I Tropojës dhe ngado qofshin .
Muçi , Bushati është kretin , pjellë e Bllokut kretin . E , kush pjerdh ç’mendon ky debil ?!
Muc, eshte ne tranzeksjon maturie akoma Bushati e kam thene me perpara..
Shpesh, Bushati ja fut kot sepse eshte emocional dhe ecen me paragjykime, por dhe me inate personale. Sikurse dhe Lubonja. Por edhe ti o Muc, megjithese je me konkret ne ato qe shkruan (helbete dallon nje inxhinier nga nje filolog) nuk i shpeton dozave te paragjykimit dhe mungeses se argumentave. Po te jap vetem nje argument: Po te ishte Rama i ndryshem nga Berisha, ky i fundit sot duhet te ishte ne burg. Por edhe Rames, sikurse Berishes i duhen gazetare qe behen tifoze me njerin ose me tjetrin per te hutuar dhe mashtruar publikun. Me vetedije ose jo, i takon ndergjegjes se tyre per ta gjykuar. Deri me sot, Afrim Krasniqi eshte analisti politik me i sakte ne Shqiperi, sepse ai nuk debaton asnjehere, nuk tund flamurin e askujt dhe flet ose shkruan duke perdorur argumenta, shifra dhe fakte qe zor se mund te kundershtohen.
Nuk te fut dot Rama ne burg se nuk e ka ai ne dore. Akoma nuk e keni marre vesh?
Bukur . E kape demin per briresh.
Ne gazetarine shqiptare ka hyre metoda Berishiste qe jane keta te liq po te liq jane dhe te tjeret,Teorija e barazimit qe jemi te gjithe maskarenj eshte teorija e poshter qe mbrohet nga disa te quajtur analiste.The ky andi eshte nje nga ata
Nuk eshte faji i Berishes qe gazetaret e tjere dhe drejtesia nuk funksionon, dhe ky eshte ne thelb komenti i Bushatit.
Nese ti do kishe patur kurajo te flisje per kullat, per drogen etj. Berisha nuk do kishte vlere. Po ti nuk ke.
Bravo Muc
Ju ke bere nje dush qe duhet tju vleje Per gjith jeten
Ky ne fakt eshte nje operacin ne trute e atyre qe permende me siper dhe ilacin sapo e dhurove
Ndoshta perverset kane lindur dhe te tille Let see
Nano, eshte bolja me e zgjuar e Rames,po prape bole.Eeshte….gore bole…
Muco si gjithnje i sakte.
Opozita duhet te propozoje ligje, debat dhe fryme per rregullimin, permiresimin e funksionimit te institucioneve.
Kjo opozite ka dy arsye pse nuk mund te beje nje opozite normale qe ti sherbej vendit dhe shoperise. E para kjo opozite vuan nga mungesa e thelluar e kapaciteteve njerezore. Per kete shiko perfaqesuesit e vet edhe ata qe hiqen si intelektuale (Grida , Salianji, Collaku, Harxhi etj)
E dyta: kjo opozite nuk ka bere mea culpen, qe do te thote nuk eshte ndare nga e kaluara e vete. Sot ka arritur ne piken ku shqiptaret edhe ata qe nuk e duan Ramen, mendojne se ai po i bene gjerat me mire se rrumpalla PD. Cdo gje qe ben PD nuk ngjit, sepse njerezit mendojne qe e gjithe kjo rrumpalle eshte per faj te tyre.
Bejne vetem politiken e rruges, qaravecin, ankuesin, zhurmuesin dhe rrumpallen. Fatekeqesisht kjo eshte e vetmja gje qe dijne te bejne: shkaterrojne cdo gje. Edhe per gjera te vogla si psh Parku tek Liqeni, kjo opozite me ne krye Presidentin e vendit shkuan dhe u ankuan ne OKB! A ka me idiotesi? Ne vend qe te hapnin nje debat lokal dhe kombetar mbi mjedisin, mbrojtjen e tij, mbi perdorimin e shesheve publike ne menyre qe rregullat eksistuese te permiresoheshin dhe qe abuzimi masiv i mjedisit ne keto 28 vjetet e fundit te marri fund dhe qe te kete nje plan konkret per rregullimin, sistemimin dhe mbrojten e territorit, mjedisit. Por opozita nuk e beri kete gje, per dy arsyet e mesiperme. Mendojne se nje shkaterrim si i 1997 dhe politika e rruges si me 2000 do ti sjelli ne pushtet. Vetem pushteti u intereson.
@lavdosh,
si gjithmone…..kodosh.
E paske tha or Cun!
Vetem se ate frankeshtajnin quaje me emrin e vete:
qytetari AUTODIXHITAL.
Si ertv si qytetari dixhital jane shosha qe secili perdor per te mbuluar diellin. E vetmja gje qe i ka dale jashte kontrollit kastes. Gazetaret jane distilues.