Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se qeveria “Rama” shpenzon para për luks dhe nuk mendon aspak për të varfrit ashtu siç mendonte qeveria “Berisha”.
Basha u ndal në Vorë ku thotë se ka dëgjuar disa dëshmi që e kanë tronditur. Sipas tij fëmijët hanë turshi në mëngjes gjatë qeverisjes “Rama” dhe se përjashtimi i mbi 20 mijë familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomike është një fenomen kombëtar.
Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e PD-së, familjet që vizitoi Kryetari i Partisë Demokratike janë të gjitha të hequra padrejtësisht, siç është rasti i Sabri Vrionit, që jeton me familjen në një barakë.
Në bisedën mes tyre, ai i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma.
Kryetari Basha u shpreh se “Partia Demokratike nuk do të pranojë kurrë të hiqet buka e fëmijëve, në mënyrë që qeveria të shpenzojë paratë për luks”.
Ai tha se nëse qeveria do të hiqte dorë nga shpenzimet e luksit, ato do të ishin të mjaftueshme për të paguar ndihmën mujore të më shumë se 30 mijë familjeve në nëvojë.(TemA)
Dje pash emisionin e Fevzot tek Klani , pash listen me 160 emra si ndihmuan nje familje nga Lushnja , aty nuk pash asnje deputet as Lulushin nga partia demokratike
Turshi ne mengjes dhe torte “pamvaresie” tek Pallati I Kultures ne dark… Merrni qese plastike me vete se “ka per te tere ore”..
O legen, jepi ti nga milionat e eurove qe ke vjedhur gjithe kohen, o lulushe e sales keni bere kerdine, kthejini ato qe keni vjedhur mbrapsht dhe te jeni te sigurte qe femijet do hane mjalte ne mengjes.
Ah ju doni nje si dulla qe tju shkonte ne hu.
Mendon Luli per te varferit,i vret si me 21Janar dhe ivjedh si rruga e DURRES – KUKES
O OPOZITE E FELLIQUR , SI NUK JU VJEN TURP QE FLISNI PER VARFERINE , KUR JU VETE NOTONI NE PARA . KY POPULL KESHTU KA QENE , PERSE KENI HESHTUR KUR QEVERISNIT JU ???????PERSE ULERINI PER KANABISIN KUR BERISHA ME LAZARATIN DHE SHUME PIKA TE TJERA BENTE TRAFIK , DUKE I RUAJTUR POLICIA E DHJERE E MULIT ???????
Avash ore Luli rocka se te mori bytha zjarr , ore karabush po kur u zgjodhe me menyra mafioze kryetar bashkie ne tirane , pse pushove nga puna grate qe kishin nje roge sa per te rojtur , dhe kur e pe qe nuk largoheshin urdherove bodigardett e tu bythlepires dhe i nxoren nga dritaret me dhune grate e gjora , atehere nuk te erdhi keq qe do tu prisje koromanen ??????????? Po ik o Luli ik , nuk bind asnje tani eshte teper vone , te pane , te mesuan dhe kujtohen se kush ishe , je dhe do te jeshe , ujku qimen nderon por zakonin jo ………