Nga Skënder Minxhozi
Kush e njeh Shpëtim Nazarkon e di se ai flet me mendjen e vet. Të tilla janë edhe pikëpamjet e tij për atë që ka ndodhur këto 27 vjet në këtë vend, përfshirë kritikat e ashpra për mutacionet e hatashme demokratike që Shqipëria ka provuar, që nga dita kur vendosi të heqë qafe komunizmin dhe të hapet ndaj botës.
Zemërata më e fundit e Nazarkos në studion e Artur Zhejit ka të bëjë me listën e gjatë të krizave të cilat nisën të mbivendosen gradualisht në shoqërinë shqiptare qysh nga vitet ’90, e që rregullisht u harruan apo u anashkaluan, por nuk u zgjidhën kurrë.
Është shkruar shumë për piramidat financiare, shkatërrimin e tokës, ajrit, ujit dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me standartin e jetës së shqiptarit. Është shkruar edhe sesi vjedhur pasuria e krijuar deri në vitin ’90 duke u anatemuar si e pavlerë, janë prerë pyjet, zaptuar tokat bujqësore me ndërtime shpesh mizerabël e pa asnjë plan, janë helmuar lumenjtë e liqenet me plastikë, ujra të zeza dhe lloj-lloj kimikatesh të derdhura aty pa asnjë kontroll, është shkretuar vija jonë bregdetare, ndoshta pasuria më e madhe që kemi nga natyra. Më tej akoma, është folur e shkruar për faktin sesi janë populluar egërsisht grykderdhjet e lumenjve, zonat periferike të qyteteve të mëdha, duke lënë thuajse bosh krahina të tëra, ku sot sheh vetëm pleq, mace dhe qen.
Nëse kjo hukubi shqiptare do të kishte ndaluar në kufinjtë kalendarikë të shekullit të shkuar, kjo do të qe gjysma e të keqes. E dogjëm një dekadë për të mësuar si qeveriset në demokraci dhe s’po i bëjmë më të njëjtat gabime. Ja që nuk ndodhi kështu. Ja që inercia e dekadës së parë pas rënies së socializmit, vijoi thuajse e plotë edhe në dekadën e dytë. Atëhere kur klasa politike shqiptare e pluralizmit kish nisur të vinte thinjat e para, por kishte ende mendjen e mbrapshtë të viteve ’90.
Shfrytëzimi i egër i burimeve hidrike, projektet infrastrukturore të pastudiuara, ndërtimet e shfrenuara në qendra urbane dhe bregdet, vijuan edhe në kapërcyellin e mijëvjeçarit të ri, duke na lënë sot një trashëgimi prej mbi 400 mijë ndërtimesh pa leje, hidrocentralesh që na kërcënojnë lumenjtë e fundit e ujavarat apo kanionet që i kishin shpëtuar hordhive barbare të tranzicionit. Qeverisja e keqe vjen në mënyrë të pashmangshme bashkë me shkatërrimin. E dyta është pasojë direkte e të parës.
Në këtë aspekt mllefi zëlartë i kolegut Shpëtim Nazarko nuk ka asgjë që i tejkalon kufinjtë e një realiteti të vrazhdtë, ku dominon aroma e skapamentove të makinave, ndrin jeshilja e qeseve plastike që ka mbuluar gjithçka dhe buçet zëri i lartë dhe i çjerrë i politikës mashtruese. Shqipëria e sotme po krijon një borxh të frikshëm keqqeverisjeje dhe shkatërrimi, ndaj brezave të saj të ardhshëm. Shyqyr s’do të jemi gjallë e t’i dëgjojmë sesi do të na e bëjnë gjyqin. Pak ka folur Shpëtimi…
Jam plotesisht dakort me Shpetimin dhe Skenderin!
Therritini mendjes isha apo te sotmit apo qe do vijne ne politike!
Ilo
Harroje Minxhoz se do behet ndonjehere Shqiperia sic ishte para 90-tes>
Nje regjim qe bashke me te keqiat hedh poshte edhe vjedh vetem per vete te gjitha pasurite kombetare,ia ka lindur i vdekur!
Nuk behet vreforme ne drejtesi se i pari vete kryeministri Rama nuk e ka marre vesh se padrejtesite me te medha i ka bere dhe i ben sisomos administrata publike dhe qeveria!
Keyeministri i therret denonconi te korruptuarit!
Ha ha ha haaaaaa!
Po kujt ia thite ky keto?
Po ti apo ata para teje ku ishit qe lejuat nxitjen e korrupsionit?
Pse nuk i njihej as emri korrupsionit ne kohen e xhaxhit se shteti funksiononte si ore zvicerane!
Se korrupsioni filloi kur doli teoria e tokes se cdjegur e rrafshimit te cdo gjeje komuniste!
Ishte nje “LEVIZJE CARETISTE” e Anglise se 2v shekujve me pare,por e realizuar ne koher moderne!
Dhe kete e bene armiqte e Shqiperise per ta lene popullin tone fukara e te merrte rruget e botes !
Rama therreth denonconi korrupsionin,por nuk di te thote se me cfare do ta denoncojme?
Mire ne,fukarenjte,po ti more zengjin,cfare ke bere e po ben qe ky korrupsion te mos nxjerre koken fare?
Po ti si shtet sa ministra te korruptuar ke kapur,denuar e lincuar?
Ty nuk te raportonte SHISH-i asgje dhe ti e dekorove fshehurazi pastaj e cove ambasador ne NATO!
Ky vend mbaroi!
Armiqte e Shqiperise e kryen detyren me Sali Berishen!
Jo,Minxhozo,,,,Shqiperia e sotme qe ka nisur normalitetin e qeverisjes pas 2013-es,eshte ne udhen e pandalshme te normalizimit dhe progresimit,ne udhen e shlyerjes se borxheve te kob-qeverisjeve antishqiptare te periudhes 1990-2013.
Ti Skendero ,do te ishte me mire te avancoje ne demostrimin e te vertetave fundamentale te Shpetim Nazarkos,,,per te vene ne balance se cfare i sollen Shqiperise per 28 vjet ata qe e moren nga feudalizmi me primitiv i 1944-es dhe e shendruan ne kete hark kohor ne nje vend te zhvilluar bujqesor-industrial ,,,,,dhe cfare kobesh i sollen aradha e gangstereve dhe antishqiptareve te perbetuar ,ne 1990-en.
Njerzit e thjeshte ,qe rrojne vetem me djerse e pune te ndershme,qe nuk i jane ngjitur pas bythe
partive-banda, e qe i kane jetuar te dyja periudhat ,e bejne qartazi pa asnje ekuivok kete bilanc,,,,,kurse ju ”puntoret e perditshem te fjales” nuk keni as bythe dhe as deshire t’a beni.
TUNG Minxhozo,,,,selam rruges se Elbasanit.
Po nuk eshte kjo zgjidhja, zoti Minxhozi. Nuk eshte zgjidhja vetem te ulurish me te drejte per ate qe ndodhi; zgjidhja eshte qe sot te marresh masa ta ndalosh rreptesisht vazhdimin e kesaj katrahure çnjerezore dhe personat pergjegjes ti vesh para pergjegjesise. Gazetari Zheji, po te ishte gazetar, duhet te ja mbyllte gojen Shehit dhe bile ti tregonte dhe deren per te dale jashte. Po, se kush eshte ai qe nuk e di se çfare ka bere Shehi kur ish zevendeskryeminister 1992-1996? Hante plendesa e pinte raki ne Tirane tere diten i shoqeruar nga bodigarde, pastaj lere se ç’bente dhe sot s’pranon qe per piramidat financiare qe ka pergjejgesi edhe si ekonomist edhe si shtetar. Kerkon te na ktheje prape tek plendesat dhe rakia po ashtu dhe tek piramidat dhe ka te drejte. Ishte i ri atehere Dashamir Shehi dhe tani eshte i thinjur, e shikon se si e ka qafen? Per shkaterrimin qe i bene Shqiperise keta njerez me Sali Berishen ne krye, duhej qe me denim kapital te dilnin para drejtesise. Kjo e zgjidh qe te mos perseritet, zoti Minxhozi, ndryshe flasin si te barabarte edhe krimineli edhe viktima ne nje studio televizive. KJo eshte absurde dhe kjo nuk eshte demokraci por kriminalokraci. Si te bejme?!
UNË JAM SHPËTIM NAZARKO ????
Nderime Zoti Minxhozi
Shkrim me vlera, si gjithmone. Por per ate pjese te popullates qe eshte e indoktrinuar nga propaganda partiake, ky shkrim i yti shkon dëm, ashtu si ç’shkon edhe sapuni dëm tek barboni. Kete e thoshte nje miku im kukesian.
Gati 50% e popullsisë shqipëtare sheh vetëm interesin vetjak, pa asnje ide apo opinion dhe ndjenje per interesin e perbashket dhe ate kombëtar.
Mungesa e opinioneve, ideve apo idealeve tell perbashket ka bere qe te mbijetojne ne politikën shqipëtare kriminelë te paskrupullt si Sali Berisha, hajdute te ndyre dhe po aq te paskrupullt si Ilir Meta, vemje te ndyra si Lul Basha dhe idiotë noterikë si Flamur Noka.
Prandaj faji qendron edhe tek ne qe nxjerrim te tilla qeverisje. Vetëm afersisht 30% e popullit ka ndërgjegje politike. Por keta i mbyt rrugaçeria e atyre qe u duket sikur Jane antikomuniste, por ne koken dhe shpirtin e tyre Jane po aq diktatore sa edhe Enveri. Kjo provohet shume lehte. Mjafton te arrestosh Sali Berishen, dhe do shikosh se si do ngrihen Vullnetaret e Saliut per te mbrojtur idhullin e tyre komunist, kur veten e deklarojne gjoja antikomunistë.
Ajo qe deshte te thoshte Nazarko, me fjale te tjera eshte kjo:
Popullit shqipëtar ne vitin 1991 i dhane nje lodër te bukur – demokracine. Dhe ai, si nje femije rrugaç, i paedukuar, dhe i llastuar keq, e theu, e zbertheu, e prishi, e beri fije-fije, dhe i hodhi lart e poshtë copërat e lodrës se bukur demokraci.
Tani, pas shume vjetesh, me nje fare pjekurie te fituar ne vite, ai ish-femija rrugaç, tani burre, ju kthye prape enderres se bukur demokraci, duke e kuptuar deri diku rendesine e realizimit te nje enderre te tille.
Po kerkon copërat e lodres demokraci, por ai e ka shkaterruar kaq mire sa duhet nje pune titanike per ta bere bashke.
I ndergjegjshëm, tani ai u kthehet prinderve (politikaneve): “Mire une kaq tru kisha dhe e prisha lodren. Po ju çfare bete si prindër? Ju, qe kishit pergjegjesi per rritjen time.
Tani, merreni me mend se çfare te ardhme ka nje popull qe ka per baba Saliun. Po nuk e adoptoi njeri, ëhë, zor se ka te ardhme.
Skender, jam me ty. Nazarko ka shume te drejte. Jo vetem u shkaterrue ekonomia dhe natyra e vendit por qytetaret dhe qeveritaret u mesuan me kete menyre sjellje, vidh e shkatrro. Duhet te ndryshojme.
Ziti Minxhozi kini te drejte dhe jeni shume objektiv ne analizen tuaj.Zemerata e Z.Nazarko eshte perfaqesuese e pjeses me te madhe te popullit per cka ka ndodhur ne keto vite te ashtu quajtura te demokracise.Shpresat e popullit per liri dhe demokraci u permbysen qe ne fillimet e saj me menyren si u veprua me bazen kryesore te demokracise,me ekonomine se eshte e kuptueshme qe cdo sistem ka bazen e vet ekonomike por faji i klases se re politike ishte prishja dhe shkaterrimi i saj.Sot flitet vazhdimisht per varferine ekstreme si pasoje e papunesise ,por asnje nuk thote kush e shkaktoi nje gje te tille ,tek ne shume pak prodhohet ku jane ndermarrjet prodhuse sidomos ati me te domasdoshmet si te veshmbathjes te tekstilit qe vendi yne ikishte shume me te mira se gjith rajoni .Tek ne prodhoheshin trikotazhe per vend dhe eksport e tani cdo gje vjen nga jashte.Dhe me qe ra fjala Dash Shehi u jusstifikua ne debat me Nazarkon per firmat piramidale se kishte folur po e pyes po per shkaterrimin e ekonomise pse nuk beri asnhe gje per ta ndaluar po cdu gje qe e shkaterruan vete tani kerkojne perfeksion .
Perendia na dha nje vend te mrekullueshem, nje pozite gjeografike qe nuk mund te ishte me e favorshme, nje klime fantastike.
C’beme ne? E shkaterruam. Shkaterruam cdo gje gradualisht. Fabrikat dhe kombinatet e Enverit helmuan ajrin. Megjithate pjesa derrmuese e natyres ishte e virgjer dhe pemet dhe gjelberimi ne gjithe Shqiperine kompensonte tymin e helmet te fabrikave. Qe ne komunuzem filluan te ndertoheshin ne Tirane disa gjigande te shemtuara si Muzeu Kombetar, i nevojshem patjeter, por mund te behej me estetik. Per te vazhduar me tej me shemtirat si Pallati i Kongreseve, Qendra e Informatikes (ajo qe u be me pas Ministria e Integrimit), dhe ate qe une mund ta quaj llahtaria e Tiranes, Piramida e famshme. Komunzimi e la me kaq. Por shkaterrimin me te madh ia beri njeriut.
Pastaj erdhi ky Njeriu i Ri , ne formen e Saliut, Azemit dhe bandave te tij dhe shkaterruan cdo gje. Cdo gje. Jo vetem ate qe kishin nderuar njerezit, por ate qe kishte bere dhe na kishte dhuruar Zoti.
E shkaterruan Shqiperine brez pas brezi.
Shqipetaret fajesojne sherbimet e huaja, Serbe, Greke, e ku di une. Por edhe sikur vete te kishin ardhur Serbet dhe Greket nuk do ta kishin shkaterruar me keq se c’e shkaterruan vete shqiptaret.
Kaq te keqinj paskan qene shqiptaret dhe kaq shume e urrejne vendin e tyre sa shiten vendin e tyre tek fqinjet dhe e shkaterruan per llogari te Serbeve?
Atehere fajin nuk na e kane serbet dhe greket.
Shpetim Nazarko ka te drejte.
Dash Shehi putane politike, pa vizion e atdhetari.
Artur Zheji gazetar putane , interesaxhii do poste e leke.
Shume mire ja beri Edi Rama qe i tregoi vendin.
Edi Rama per keto 4 vjet e gjysesm ka bere shume….me pengesat qe i ngre Saliu,Likja e putana te tjera politike.
Edi Rama po e ben Shqiperine qe duam …besim e mbeshtetje.
Sakte
“Zemerata” e Nazarkos mund te duket si e sinqerte, por kur ne analize te fundit lavderon Hajdutet e radhes, nuk mund te jete me e sinqerte, ne mos, e pakta nuk eshte objektive. Entuziazmi “popullor” per qeverine e sotme, sikurse dhe orgazmat “demokratike” per Berishen apo votat ne rritje per Meten, nuk ndryshojne shume nga ovacionet e kohes se diktatures, qe rezultuan te gabuara dhe fallco. Ky popull te quan “baba” edhe kur ja shke…hen nenen.
“Zemerata” e Nazarkos mund te duket si e sinqerte, por kur ne analize te fundit lavderon Hajdutet e radhes, nuk mund te jete me e sinqerte, ne mos, e pakta nuk eshte objektive. Entuziazmi “popullor” per qeverine e sotme, sikurse dhe orgazmat “demokratike” per Berishen apo votat ne rritje per Meten, nuk ndryshojne shume nga ovacionet e kohes se diktatures, qe rezultuan te gabuara dhe fallco. Ky popull te quan “baba” edhe kur ja shke…hen nenen..
Nje popul eshte si nje njeri i zakonshem,
lind,rinohet,madhohet,plaket,vdes shume vone.
Ne 90 lindem, tani kalojme moshen e adoleshences,[popujt lindin shume here]
sado te bertasin te ashtuquajturit baballare,nga nje vesh hyjne e nga tjetri dalin.
E shkrojtura eshte universale,per njerezit,ndodhite,popujt,
me duket se ne e kemi te shkrojturen, anapodha.
ALPINI.
Skender hallall per shkrimin.Je i pa arritshem.Te gjithe ne jemi Nazarko dhe Mingjoze. Persa i perket ketij Autorit mosta marrim per merzi se nena sa here qe ule breket nuk ben djemsi ju te dy porben edhe m…t
E njoh Shpetimin prej shume vjetesh,me e pakta gje qe mund t’u them te gjithe atyre qe nuk e njohin nga afer eshte :Shpetimi dhe gjithe familja e tij jane njerez te ndershem qe ju dhembet Shqiperia qe eshte shtepija jone e perbashket.Faleminderit Shpetim per te drejten qe nuk e ke frike,qe flet me mendjen tende!
undefined
Oooo Ediiiii Ramaaaa..!
Po degjoj njeher keta zera se te bejne mire. Mire e nise dhe vazhdoje. Te kisha keshillu qe njerez si Minxhozi dhe Nazarko ose t‘i futesh ne kabinet ose bej keshilltare, vella. Keta edhe jane me zemer te madhe edhe te ditur.
undefined
Skender, un jam me sa thote Lora! Ju duhet te studjoni, për ta njohur të kaluarën 45 vjeçare te arritjeve të popullit, sepse shum pake njihni , per te mos ju thene aspak!
Bravo Shpetimit ate nate me Artur Zhejin e Dashamir Shehun, tha vetem te vertetat dhe vetem te verteten si u shkaterrua vendi yne ne keto 27 vite te demokrashkerdhatesise nga shkerdhati SALI QEN BERISHA. Bravo Shpetim je gazetar dhe patriot i vertete. SIKUR te kishim ca gazetare me shume si ty, MINXHOZI, A. HOXHA, MENTORI. VASJARI. Por na mbine ne sy plehrat e gazetarise si FEVZIU, ENI VASILI PLEHRA, SURRAT zhgaravina ARTUR ZHEJI, DALLKAUK YLLI RAKIPI ETJ. ETJ.
Nazarko eshte antar i F.U.P.A. qe ne puberteid. F.U.P.A eshte “Fat Upper Penis Area”- (Dhjame mbi bibilush). Ne kushtet qe bibilushin e tij e ka pare shume rralle- vetem me pasqyre (kur ishte 8 vjec) ai vuan nga sindroma “AssHole” dhe vazhdon të aplikojë ASS-in (bythen e tij) si një aksiomë të rreme për të provuar se dy trekëndëshat janë të njëtrajtshme kur anët dhe këndet e tyre përkatëse janë të barabarta në madhësi. Perfiton qe Rama eshte trangull ne gjeometri dhe skupton qe Nazarko vetem i prish pune sesa i rregullon me aplikacionin e tij medial “Bytha para mendjes”
Po Ner Minxhozin e dija cun me mend te them te drejten …deri tani.
“Muzapopullore”,nuk kuptova asgje nga komenti juaj?”Trekendesha te njetrajtshem” e degjoj per here te pare.Je jo vetem I pa pare por edhe i pa degjuar!