Këtë të dielë ish deputetët Ridvan Bode e Astrit Patozi nisën një tur takimesh, duke paralajmëruar krijimin e një partie apo lëvizje të re opozitare, ndërsa prapa dy ish kolegëve nuk ka mbetur edhe ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka paralajmëruar “lëvizje”.
E teksa ish deputetët e PD-së mesa duket nuk janë larg krijimit të lëvizjeve apo fraksioneve në parti, deputeti e njëherësh ish kryetari i selisë blu Tritan Shehu i ka bërë atyre një thirrje direkte.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Shehu tha se politika në PD bëhet edhe nëse nuk je në Parlament. “Është më mirë- tha ai -të punojmë sëbashkut sesa të punojmë për ndarje”.
“E pashë në media, nuk e di sa është e vërtetë që disa kolegë kanë qenë disi larg PD duan të krijonë një parti të re. Unë mendoj që PD ka hapësirë për të gjithë që më mirë të qëndrojmë bashkë dhe të punojmë bashkë, se PD është e madhe me shumë hapësira, pavarësisht je apo nuk je në parlament.
Edhe unë e kam provuar këtë pak kohë më parë, nuk isha në parlament megjithatë isha aktiv në PD dhe më pas u rizgjodha.
Pa dyshim një politikan aspiron të jetë në parlament kjo është normale dhe unë i mirëkuptoj kolegët, por nuk është fundi i botës mos jesh në Parlament.
Më mirë të mendojmë për të punuar brenda sesa për të ndarë. Eksperiencat e ndarjes nuk kanë qenë pozitive dhe nga ndarja kanë shkuar prap tek bashkimi. Pastaj vendimi përfundimtar i takon gjithësekujt dhe çdo kush merr vendimet e veta politike”, deklaroi Tritan Sheu, ish kryetar i PD, njeheresh deputet i kesaj partie.
A ka mbetur ndnje presh
Foli prap kjo letra higjenike e salmutit
Ik o bythlepires i berishes, njeri i peshtir i neveritshem shko prap ne lushnje qe te rinohesh
Mjerim! Si nuk ekuptojne. Veten, xhanem, qe kane dale jashte normave te te qenit normal?
Sa keq! Si nuk kane force qe te percaktojn gjendjen e tyre dhe te zhduken per te mos ndotur me tej mjedisin?
Degjojeni kete Tritanin. Fjalen qe thote e ka nga eksperienca. Edhe Tritani me Pollon formuane nje parti PDR,por e dini si perfunduane ne shalet e Saliut ,po duke u futur me gjuhe perjashta nga ana e prapme e Saliut……. Etani eshte bere me i dashuri i Saliuit. I shkelqen fytyra kur vjen Saliu ne parlament e i ulet p[rane . Shikojeni ,shikojeni….. PO athere ishte Saliu Kryetar ,kurse tani ky Basha qe vetem qesh,……
Eshte e vertete qe te mos jesh ne parlament nuk esht fundi i botes. Fundi i botes esht se ne parlament jan fut nji tufe qe jane sharlatan, injorant, palaço dhe qesharak si tritani….