FOTOT: Zbulohen detajet e para, ja si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri

5 Mars 2018, 17:48Sociale TEMA
FOTOT: Zbulohen detajet e para, ja si do të duket sheshi monumental në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar imazhet se si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të jetë një oaz qetësie falë hapësirave çlodhëse.

“Ja si do duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri. Nga këtu tek Nënë Tereza 4km, shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Facebook.

Në pjesën fundore të Bulevardit të ri, do të ndërtohet përgjatë lumit të Tiranës një hapësirë pedonale për qytetarët, si dhe hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme socialkulturore.

Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, do ta kthejnë sheshin e ri monumental në fund të Bulevardit të Ri, një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve

Në këtë mënyrë, pas sheshit “Nënë Tereza”,  bulevardi do të ketë edhe një tjetër mbyllje ceremoniale shumë dinjitoze që do të kulmojë me këtë hapësirë të re të gjelbër të ndërthurur me rrjedhën e Lumit Tirana.

3 komente në “FOTOT: Zbulohen detajet e para, ja si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri”

  1. Shpresoj qe te fotoja e dyt, uje te jet i ndonje shatervani, se po kaloj aty uje i lumit Tirana do mbushet gjith sheshi me materiale inerte…..

    1. ...rrofte timonieri, lali Eri dhe Anastas pederi says:

      Hic mos e rruj. Do jete uje nga ai i rezervuareve maje tarracave te pallateve. I paster si bora.

  2. Cilesia fallco says:

    Lali Eri bravo per punet qe po ben , por nxirri pak nga zyrat njerezit dhe te merren edhe me mirmbajtjen.e rrugve dhe ndricimin , se ato gropa qe mushin me asfalt as pes dit nuk mbajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje