“Kokaina”, Balla i përgjigjet Bashës: Ti ke hallin tënd dhe jo hallin e Shqipërisë, kur ishe ministër u kap më pak drogë

5 Mars 2018, 13:40Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar me kreut e PD, Lulzim Basha në lidhje me kokainën e kapur në Durrës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla  duke iu drejtuar opozitës tha se e bëtë edhe sot detyrimin për të ndotur imazhin e Shqipërisë.

Më tej Balla tha se kur Basha ishte ministër i Brendshëm ishte koha kur është kapur më pak kokainë dhe heroinë dhe jo se atëherë nuk kishte drogë.

Ndërkaq kreu i grupit Parlamentar të PS ironizoi Bashën teksa i tha se duhet të bësh një kurs profesional se si të bëhesh kryetar partie.

“E bëtë edhe sot detyrimin për të ndotur imazhin e Shqipërisë. Kush e futi kanabisin në Shqipëri, kush e mbështeti dhe kush ka përfituar vota në Shqipëri. Arsim profesional për të bërë ty një kryetar partie. Ke 5 vjet me një këngë, këngë për veten.

Partia juaj është benefit për ne, por është e keqe e madhe për Shqipërinë. Basha ti ke hallin tënd dhe jo hallin e Shqipërisë.

Kur Basha ishte ministër i Brendshëm ishte sasia më e vogël e drogës së kapur. Në vitin 2010 ishte viti më i dobët i kapjes së drogës dhe jo se nuk kishte drogë në atë kohë, por zotëria nuk ka vepruar. 

Doja të ngrinim një komisionin hetimor për këtë çështje. Nuk keni pasur vullnet politik për luftën kundër drogës”– tha Balla. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje