“Kokaina”, Basha: Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, u kap hamalli, jo bosi

5 Mars 2018, 13:30Politika TEMA

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kokaina e cila u kap në Durrrës u bë vetëm pasi Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë.

Duke folur në Parlament Basha gjithashtu tha se  kapet shoferi dhe hamalli, ata që mund të tregojnë bosët që qëdrojnë pas saj nuk janë kapur.

Gjithashtu , Basha tha se 613 kg kokanë që u kap në Durrës ishte e një cilësie të lartë, shumë e pastër dhe se do pritej 6 herë .

Më tej kryedemokrati tha se një trafik i tillë, me vlerë 180 mln euro nuk mund t’i lihej në dorë fatit, pa pasur prova suksesi dhe garanci të fortë politike.

“Edi Rama e nisi me marijuanën dhe vijoi me kokainën. Opozita ka paralajmëruar se ka tre laboratorë të përpunimit të kokainës, dhe ja ku erdhi droga. Cilat janë faktet që Rama, Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen ti fshehin? Policia deklaroi se kokaina kishte vlerë 180 mln euro, kontenieri qëndroi prej datës 19 shkurt në Durrës në pritje të zhdoganimit.

Një kërkim i thjeshtë se janë bërë 97 rrugë në Kolumbi. 613 kg nuk janë të Arbrit. Partnerët kishin informuar për të shkuarën kriminale të Çekajt. Një nga të arrestuarit, shoferi në faqen në Facebook shkruan se ‘transportoj miell për partizanët’.

Kush janë partizanët e vërtetë, kush e financoi këtë operacion? Kush garantoi siguri? Reagimi i parë i Xhafës ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve, Rama tha dicka krejt të kundërt, tha se operacioni u krye vetëm nga pala shqiptare.

Në mbrëmje Xhafaj i ra hasha deklaratës së mëngjesit. Bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër që duhet prerë me të paktën 6 herë, do të shkonte në laborator në Shqipëri. Është fakt, që për cdo ngarkesë që kapet, 10 kalojnë.

Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të kompanisë? Pse pronari e la më shumë se një javë në port, duke ditur ngarkesën.

Pronari i kompanisë është sinjalizuar prej vitesh te autoritetet shqiptare si i dyshuar dhe përfitues i trafikut të kokainës, pse Rama mohoi bashkëpunimin me partnerët. Linja e drogës funksionin që nga ardhja në pushtet e Ramës.

Kokaina u kap vetëm pasi Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë. Kapet shoferi dhe hamalli, ata që mund të tregojnë bosët, ia mbathin dhe shoferi thotë malli është i partizanëve.- deklaroi Basha. (TemA)

1 komente në ““Kokaina”, Basha: Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, u kap hamalli, jo bosi”

  1. Ida says:

    Llogjike as per grupin e pare ne kopesht femijesh! Lum ti per mendjen qe ke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje