Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar aktin e shtetasit Agur Vrenozit i cili humbi jetën në qytetin e Fierit për të penguar grabitësit që të vidhnin një pikë të këmbimit valutor.
Kreu i shtetit ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, si dhe për faktin e të qenurit frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Një minutë heshtje për Agur Vrenozin, i cili u qëllua nga grabitësit pasi i shkoi në ndihmë pronarit të pikës së këmbimit valutor.
Ndërkohë Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulëzim Demiraj, i dyshuar si autori i vrasjes së 53 vjeçarit.(TemA)
Zakonisht ne Amerike te keshillojne mos besh heroin dhe mos perplasesh me kriminelet kurse shkelqesia jone keshillon te kunderten.
Veprim qe duhet duartrokitur. Bravo Z.President. Per kete veprim, qe, edhe perpara se keshilli bashkiak t’i akordonte medaljen si Qytetar Nderi (pas vdekjes), qe nuk e di nese do e bejne apo jo, ose a e kane menduar kete gje, ju e dekoruat me Medaljen e Arte te Shqiponjes, keni respektin tim.
ndersa une do te keshilloja pikat e kembimit monetar te pajiseshin ne siguracion, kesisoj dhe ne rast grabitje te ishin te mbuluar e jo te nxitonin per vetegjygjesi
Respekt zoti president,per kete veprim shume te drejte.Dekorimi i qytetarit Agur Vrenozi,i cili u ekzekutua nga hajdutet ne Fier,tregon vleresimin tuaj si president qe i behet ketij qytetari Fierak.Pershendetje.
I ndjeri nuk mbrojti dicka publike,,,,mbrojti pronen e tij.
Keshtu qe kjo dekorate e humbejt krejt kuptimin ,kur akordohet si e tille.
Kjo dekorate duhet t’u akordohet ushtarakeve, qe ne ditet e izolimit te madh nga bora dhe stuhia ,shpetuan jete njerzish te izoluar nga vdekja;keta jane shqiponja dhe me ta merr vlere ”Dekorata e Arte e Shqiponjes”