Çështja "Tahiri" sërish në Kuvend, sot vendimi për Komisionin Hetimor

5 Mars 2018, 08:51Politika TEMA

Parlamenti pritet të vendosë sot nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për çështjen e hapur nga prokuroria të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kërkesa është  depozituar nga Partia Demokratike në Kuvend për çeljen e një Komisioni Hetimor për  të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen “Tahiri”.

“Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish ministri i brendshëm, z. Saimir Tahiri, ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme” (nenet 73-77, Rregullore, neni 8 i ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim me shumicë të thjeshtë), ” përcaktohet në rendin e ditës. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje