LETËR e hapur: Mbi poshtërimin që po na bën drejtësia dhe reforma ndaj saj...

5 Mars 2018, 20:01Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Mero, mik i shtrenjtë! Jam larg, shumë larg dhe nuk rrij dot pa ndjekur me vëmendje jetën dhe zhurmërimet politike në atdhe. Dhe nganjëherë brengosem aq shumë, po ama aq shumë, sa do të desha të isha edhe tri herë më larg se kaq. Por dje duke e menduar përsënjëzaj, si të kisha një glob përpara, nisa të qeshja se forma e rruzullit tokësor bën që edhe tri herë më larg më takon të jem bash në mes të atyre viseve të dashura.

Pra nuk ka distancë që të më kursejë vuajtjen dhe fyerjen e përditshme që marr më së shumti nëpërmjet gazetës tënde dhe rrugëve të tjera të informacionit.

Mik i  vjetër, ti e di se sa i çmoj shkrimet e tua, analizat e qëlluara, rrokjen që u bën ti problemeve dhe jam i bindur që do të ma kuptosh thelbin e kësaj qarje. Dhe më shumë akoma do të më kuptosh se të konsideroj një autoritet të lartë, të cilit ke besim t’i drejtohesh. Mbetesh i tillë edhe pse nga ty i pari do të kërkoja të kthjellohesh dhe të më jepje një përgjigje shterruese për një problem që ti ditëpërditë dhe unë tek tuk, e prekim nëpër shkrimet tona.

Është fjala përsëri, për reformën në drejtësi.

More Mero djali, presim me padurim frutet e ndërmarrjes historike të kësaj reforme dhe pavarësisht dyshimeve në suksesin e saj, a nuk do të jesh në një mendje me mua se ajo nuk po ngrihet në boshllëk total, dhe ne i kemi kthyer kurrizin padrejtësisht sistemit ekzistues të drejtësisë?

Po shtjelloj vetëm një element, një plaçkë që ka shumë kohë që rri e patrazuar në syrin e kësaj drejtësie.

Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me patrtneren greke në lidhje me kufirin detar. Gjykata Kushtetuese e konsideroi të papranueshëm akordin mes dy qeverive dhe gjithëcka po rinegociohet nga një qeveri e re. Qeveria e mëparshme është e pakënaqur me vendimin e Kushtetueses dhe kryeministri i saj, qysh prej gjashtë-shtatë vjetësh  ka deklaruar disa herë publikisht se ky vendim është blerë nga palë të interesuara. Për të arritur atë bllokim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paguar! Dhe nënkupton që janë paguar që të gjithë, derisa ata burra me toga të kuqe morën një vendim të njëzëshëm.

Kjo është akuza e rëndë plumb, ky është denoncimi i çmuar historik, ose kjo mund të jetë shpifja më e turpshmë që meriton ndëshkimin më të ashpër.

U bënë mbi gjashtë vjet që kjo akuzë qëndron e varur. Asnjë nga anëtarët e asaj gjykate madhore nuk ka lëvizur gishtin. Shtatë anëtarët e saj nuk janë dëbuar e mallkuar, prangosur dhe lidhur në shtyllën e turpit dhe, ndërkohë, ai që e bëri denoncimin dhe po e përsërit nuk u thirr ta vërtetojë që të marrë mirënjohjen e merituar, ose e gjetur si shpifje, nuk i solli shpifësit as edhe një pështymë në surrat!

Sado çalamane të ketë qenë deri tani drejtësia shqiptare kësaj kryeakuze duhet t’i dilte për zot dhe të thoshte se si qëndron e vërteta. Si mundet një shoqëri njerëzore të rrojë në të tilla mjegullnaja?! A nuk është e turpshme që në kohët moderne, në një vend europian, vetëm në një ditë, të mbijnë, të rriten dhe të lulëzojnë kaq shumë akuza dhe kundërkauza mostruoze, shpifje dhe denoncime dhe jeta vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë?! Si mundet të aklimatizohet një vend me këtë trubullirë?!

Po le t’i lemë thashethemet, kusaritë, tradhëtitë bashkëshortore, fyerjet banale dhe le të ndalemi tek ky shqetësim që unë po sjell tek ty:

Kur në mjedisin e njërës nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, anëtarët e saj, në uniforma pompoze dekorative, akuzohen për korrupsion, si nuk japin masivisht dorëheqjen, apo si nuk dërgojnë prapa hekurave një njeri që po pështyn mbi atë dekor që duhet të qe i shenjtë?! Si mund të mos i vihet ngojëza një individi mostruoz, që avash-avash, po bëhen 30 vjet që kulturën e shpifjes e institucionalizoi?!

Është llahtarisht e turpshme! Ligjet janë, kodi penal është, gjykatat kanë qenë dhe janë, opinioni publik është, burgjet janë. Dikush duhet ndëshkuar, edhe pa pritur Premtimin e Madh, që gjithnjë e më shumë rrezikon të bëhet qesharak.

Dëmi më i madh është atmosfera mbytëse, kaosi logjik, por sinqerisht unë nuk rri dot pa u brengosur dhe dënoj me përbuzje situata të tilla që fyejnë inteligjencën e shqiptarëve, që duken si miliona spektatorë të ulur të shohin makroteatrin më të shëmtuar të tëra kohërave! Dhe të ve në pjatë vetëm këtë rast duke lënë mënjanë qindra e qindra të tjerë. Por ky është mjaft për të vërtetuar shprehjen e mënçur popullore që unë e marr shpesh hua:

Nuk është e mundur të ndodhë që edhe ujqërit të ngopen dhe delet të mos pësojnë gjë! Ndodh ose njëra, ose tjetra!

Do ta çmoja shumë të më jepje një përgjigje. Të përqafoj.

20 komente në “LETËR e hapur: Mbi poshtërimin që po na bën drejtësia dhe reforma ndaj saj…”

  1. Atdheu says:

    Ne vesh te kujt bien keto vleresime????
    Respekt z.Kulla.

    1. Eteri says:

      Zoti Kulla!
      Ne vend qe t’i besh pyetje Meros,duhet t’ia kishe bere vetes!
      E keqja e shqiptareve fillon e mbaron tek 90-ta!
      Dhe ai qe e pruri 90-ten kaq shpejt nuk ishin as te burgosurit politike,qe shumica ishin hajdute,pederaste etj,as diversantet ,as ushtrite e huaja me topa e tanke etj,por nje emer :Ai ishte Mehmet Shehu!
      Ai,kryeministri,krahu u djathte i Enver Hoxhes,komandanti trim i luftes,trimi i Spanjes etj,etj?
      Disa fakte:
      1- M.Shehu udhehoqi te gjitha mbledhjet e ushtarakeve per denoncimin e grupit pucist ne ushtri!
      Kam qene vete ne sallen e konvalishences se Ushtrise ne Durres,kur ish gjeneralet e ushtrise u bene klecka,ju bene akuza te tmerreshme dhe per tre dite rresht,si oficer i ri kam degjuar monstruozitete te tilla qe nuk do t’i harroj tere jeten!
      Askush nga te akuzuarit nuk kundershtoi dhe me keto dosje u bene gjyqet dhe te gjithe u pushkatuan si armiq!
      Nuk mund te gjykoj ne se u denuan me fakte apo jo,por di fare mire se ato tragjedi paten per regjizor M.Shehun!
      2-Ne akademine Ushtarake,atehere me emrin “Mehmet Shehu”,shova student.
      Ne nje nga leksionet e teorise se Artit Ushtarak Popullor na u dha si leksion per ta studiuar edhe nje material me autor Beqir Ballukun,minister i Mbrojtjes!,me titull:”OPERACIONI I KALIMIT NE SHKALLEN E DYTE TE LUFTES POPULLORE”!
      Kur e mbarova se lexuari kete material,m’u rrenqeth mishi dhe e gjykova si tradheti te madhe!
      Por duke qene pa njohuri te domosdoshme vte nivelit strategjik,i thashe vetes se mbase kjo pershtypje mbase erdhi nga mungesa e informacionit!
      Gjate zhvillimit te seminarit,i bera nje pyetje pedagogut tim te nderuar:
      Ne se ushtria jone,sapo te filloje agresioni armik,u parashikoka te gropose tanket,avionet,artilerine,nendetset,municionet,etj dhge te shkoje ne male me nga nje pushke dhe torbe me fisheke,atehere perse jane bere e behen gjithe keto shpenzime per mbrojtjen duke i shkurtuar buken popullit?
      Pyetje te tilla dyshuese bene edhe te tjeret dhe ne mbledhjet e shumta ne ushtri kjo u quajt tradheti e larte!
      Ne fillim M.Shehu heshti,por kur pucisteve u doli tymi edhe M.Shehu ju hodh ne fyt Beqirit,Hitos,Petritit etj duke marre ai flamurin e luftes kunder tyre gjithmone me parullen “NE EMER TE PARTISE”!
      Shqip:
      Ata qe u quajten puciste vulen ua vuri M. Shehu per te ngritur imazhin e tij si besniku me i madh para Enver Hoxhes!
      3-Ajo qe eshte me kriminalja erdhi me pas!
      Duke mbjelle dyshim e terror mbi kuadrot e vjeter te ushtrise,Mehmet Shehu i propozoi Enver Hoxhes,qe pervec detyres se kryeministrit te merrte persiper edhe ate te ministrit te Mbrojtjes,rast ky i pa precedent ne bote,vecse ne shtetet e sapo krijuara apo te sapo dala nga lufta ku nuk gjeje dot kuadro te nivelit larte!
      Por te realizohej kjo,ne vitin 1974,kur Shqiperia kishte me mijra kuadro te diplomuar ne perendim dhe besnike te socializmit,nuk binte mire ne sy!
      Fillimisht beniaminet e M.Shehut e ngriten lart sakrificen e tij per kaq shume pergjegjesi,por,si ushtarak,qe me takoi te marre pjese ne ndertimin e shume objekteve ushtarake edhe te rendesise se vecante,pashe nga afer,se po kryhej nje masaker kolosale ne shperdorimin e buxhetit te shtetit,ne shperdorimin dhe vjedhjen e materialeve te ndertimit si cimento,hekur,zhavorr,rere etj.
      Duke shfrytezuar parullen “Mbrojtja e Atdheut detyre mbi detyrat”,M.Shehu duke qene edhe kryeminister qe kishte lekun edhe ministrine e Mbrojtjes qe do ta shpenzonte kete lek gjigant,arriti t’a mashtroje Enver Hoxhen se po ndertohej nje mbrojtje e pathyeshme si kurre ndonjehere!
      Por Enver Hoxhes nuk i tregonin se ky fortifikim po behej ne kurriz te rrenimit te ekonomise,shkurtimit te investimeve dhe per rjedhoje te uljes se prodhimit ne vend!
      Kjo solli mungesen e valutes,filloi 80% pa punuar,filloi vjedhja ne kooperativa e ndermarrje,gje qe solli automatikisht TALLONIN e famshem!
      Askush deri me sot nuk ka guxuar te shtroje pyetjen:
      -Pse nuk eshte bere nje hetim per gjithe kete fortifikim kolosal dhe sa i kushtoi vendit ai?
      Kjo pyetje nuk eshte bere e as do behet,se M.Shehu ka qene ashtu sic ishte: Autori i vetem i rrenimit te vendit!
      Fakti qe sot Enverit i shahet me liber shtepije e gjithe familja,duke bere kriminele edhe te shoqen Nexhmije Hoxhen,ndersa M.Shehut i festohen ditelindjet dhe djalin e tij B.Hoxha Edi Rama e mban afer si bir besnik,nuk eshte pa domethenie!
      Ne se Enveri dhe Mehmeti ishin dy lideret kryesore te vendit,ose do akuzohen te dy njelloj ose do heshtet per te dy!
      Rruga e mesme ka hilene brenda!
      Mbrockullat se M.Shehuin e vrau Enveri etj,jane provokime per te tatuar pulsin e popullit,per rehabilitimin e tij sic u be per tradhetarin A.Zogolli!
      Ate qe nuk e beri dot M.Shehu e realizoi me nje armiqesi te ralle antishqiptare,spiuni serb i udb-se Sali Berisha!

  2. I urti Mu says:

    Vetem nje mjeshter i penes sic eshte Pellumb Kulla , mund te gjeje forma te tila te komunikimit me lexuesin.Them se pse ketij shkrimi, mes dy mjeshtrave do te filloje nje “dialogim” i bukur dhe i domosdoshem…ne pritje te gjegjes se Meros e me tej te filloje shpalosja e mendimit te te dy te “urteve”, kaq e mezipritur nga te gjithe.

  3. Jimi says:

    Eshte e tepert te shtosh tjeter gje!

  4. Kombi says:

    SHQIPETARET JANE NE PRITJE TE REFORMES NE DREJTESI, E CILA KA FILLUAR ME HAPAT E BRESHKES . SHKRUHET CDO DITE QE JANE TE KORRUPTUAR TE GJITHE , SI POLITIKANET ASHTU DHE GJYQTARET , POR ASGJE NUK PO LEVIZ . QEVERIA KRENOHET NGA NJE ANE QE NE PO BEJME TE MUNDUR WETINGUN , POR NGA ANA TJETER SHKOPINJ NEN RROTA JA KA FUTUR KETIJ WETINGU . U BAJATOS FARE . POPULLI PO I HEQ SHPRESAT. KY VEND NUK BEHET PERFUNDIMISHT , AS ME AMERIKEN ,AS ME EUROPEN .
    ATA PO KORRUPTOHEN VETE ME KETA BOSA MILIARDERE .
    KANE MBETUR WETINGJ ME DISA GJYQETAR TE VETELARGUAR .
    PO SHTYJNE MUAJT ME CA SARDELE , PER TI LENE TE HARRUAR BALENAT E TJERA .
    NDERKOMBETAREVE NUK I KNTERESON FARE SHQIPERIA , ATA MBUSHIN XHEPAT E TYRE DHE KETE VEND NUK DUAN TA PERPAROJNE . DUAN TA LENE TE RRJEPUR NGA DISA BANDITE NE POLITIKE .

  5. Lloji says:

    Shum i djrejtë shqetësimi yt z.Kulla, ja që çudia më e madhe zgjet tre ditë thonë, u harua dhe Vetingu u haruan peshqit të mëdhenj apo të vegjël qofshin? po jetojmë në një rearitet që të bën me migrenë…!

  6. Tironsi USA says:

    Nje pergjigje te shkurter dhe modeste do ta jap edhe une,natyrisht Meroja si institucion qe eshte,do te japi nje pergjigje te sakt.Gjykata kushtetuese e 2009-es kishte dhe gjykates me integritet,keshtu qe gjykatesit e Saliut,te gjendur para nje tradhtije te hapur e kishin shume te veshtire ti dilnin ne krahe,prandaj dhe ai vendim ishte 9-0. Kjo nuk do te thote se nje pjese e tyre si Zaganjori,Ymeri etj,si berishist qe jane do shkonin kaq large sa ta hidhnin Saliun ne gjyq per shpifje,jo kete mos e prit nga ata.

  7. I tillë je , sa herë që hap gojën says:

    Ikë more këllira e këmbëve të Janullaqisit , që rron vetëm me dhënien
    me qira të sumatriçes , se nuk pjerdh askush p[r lehjet e tua !

  8. qytetarja says:

    i KA PERLYER SALA TE GJITHE. EDHE ATA PER TE CILET SALA SHPIF, AKUZON , FYEN E TJ. EDHE ATA JANE TE PERLYER PRANDAJ NUK GUXOJNE TE NGRENE AKUZA PER TE SE AI JA DI TE GJITHEVE TE PALART SE VETE I KA VU NE ATO POSTE

  9. Lumi says:

    Disi e habitshem kjo leter. Kulla e njeh mire shoqerine tone inerte, njeh mire drejtesine e padrejte, sic njeh mire mungesen e moralit, nenshtrimin ndaj lekut e karrikes dhe mosbesimin te ndryshimi I gjendjes, nje shoqeri e deformuar nga diktature, e varfer, pa prona, pa institucione etj. Ai I di keto, di dhe sa veshtire eshte berja e nje vendi, ndoshta prandaj iku nga nje vend I pabere ne nje vend te bere nga te tjeret dhe ndoshta prandaj ikja vazhdon.

  10. ALI ABDULLAI says:

    SHKRIMI I ZOTIT KULLA ESHTE NJE SHKRIM KU NGRIHEN PROBLEME TE MEDHA DHE SHUME TE RENDESISHME. ESHTE NJE PROBLEM QE FILLON NGA PARLAMENTARET TE CILET NUK MBAJNE PERGJEGJESI PER ATO QE THONE. NUK KA LIGJ QE TI KAPI ATA. SE SI PRISNI JU ZOTI KULLA QE TE NDODHE DICKA ME POSHTE KUR PESHKU I QELBUR NE KOKE TE MBROJE TRUPIN E TIJ.
    SHKRIMI JUAJ ME NGJAN ME SHUME ME SHKRIMET E REALISMIT PERENDINOR KU PROBLEMI NGRIHEJ E NUK I JEPEJ PERGJIGJE. ESHTE MIRE TE KALOSH NE REALIZMIN SOCIALIST NGA I CILI JEPEJ DHE ZGJIDHJA ME RRUGET QE DUHEN NDJEKUR. NE KETE RAST DUHET TE HIQET FJALIA ” ME PPSH NE KRYE”. KETE E DINI FORT MIRE JU ZOTI KULA.

  11. Kalopi says:

    Genjeshtrat e Saliut jame aq te shumta sa nuk mund te merret me serjozishte. Injorojeni se do te jete denimi me i rend per te.

  12. Pokeristi says:

    Z..Kulla!
    Ke plotesisht te drejte te shqetesohesh.
    S ‘vjen pranvera me nje dallandyshe une do shtoja edhe 100 te tjera,kur tufes se madhe i kane rene pendet.
    Fjalet e tua ne vesh te Meros,te qeverise ,mbase dhe te njerezise(tufes te madhe pa pende ,fut ketu
    perqindjen me te madhe te intelektualeve)

  13. dajesami says:

    Leter Kulla Meros!!!!!!!!!!!!!??????? Shume interesante kjo ..

  14. seferi says:

    Pellumb Kulla ka te drejte qe ngre nje problem madhor midis shume te tjereve madhor, te mesem dhe te vogla. Jane shume , te panumerta, shkelje ligjesh, shitje te interesave kombetare, shitje territori sic eshte kjo e detit, grabitje pronash, vrasje massive, evitimi i denimeve me procedure ligjore sic eshte rasti Bashes dhe Mediut, shume dosje per miqte e trafikantet jane mbyllur. Prokurori i pergjithshem nuk beri asgje 5 vjet per te gjitha ndodhite e problevemet te pa drejta qe dihen nga njerezit e thjeshte. Po, dihet se Llalla gjate ketyre viteve u pasurua shume pasi ka bshkpunuar me kriminel, hajdut e vrases dhe e ka falur, por ka perfituar. Populli pagunte nje prokuror te tille qe qartesisht nuk ishte per zbatimin e drejtesise por per varrosjen e saj. Prandaj jemi ketu ku jemi, dhe prandaj me te drejte Kulla eshte i alarmuar. Dhe vertete si kane duruar keto vite dhe vazhdojne te durojne Balten e Berishes ata gjyqtare te kushtetueses qe drejte vepruan per zhberjen e marrveshjes se detit. Por pse e durojne balten qe hidhet mbi ta si te blere e te shitur? Ata kane te drejte se kane vepruar drejte ndersa Berisha genjen se e ka profesion dhe detin e shiti. Prandaj ngrihuni o te mjere dhe balten pastroni dhe vendi e populli vendosmerisht te ju nderoj dhe Berishen Perjetesisht te mallkoj.

  15. Genti says:

    Ti, Zoti “Pellumb”, bashke me shume “atdhetare” te pergjeruar, iket dhe na e late KUCEDREN qe mblodhi rreth vehtes gjithe kriminelet dhe me sjelljet e banditeve vazhdon te kercenoje gjithe shqipetaret.
    Po te jesh BURRE, kethu dhe eja te mblidhemi e ta lidhim e ta djegim ne, me doren tone se gjithe sistemin e “drejtesise” e ka ngritur KUCEDRA.
    Nuk ka pse presim drejtesi nga banditet e tij!

    Nje pyetje: Ke qene ndonjehere mbeshtetes i KUCEDRES apo i je kundervene qe ne vitin 1990?

    1. Bergomi says:

      Ta them une: jo vetem ka qene, por edhe ka shprehur simpati per te dhe ka punuar me te, si perfaqesuesi i tij ne OKB. Po c’te keqe kishte Berisha ne 1990? Dhe a i meritonte shpresat e shqiptareve? Eshte faj te kesh shpresa.? Te gjithe i kemi mbushur sheshet e tij. Nga ana tjeter pasi e kuptoi fytyren e vertete te Berishes, Kulla ka qene ne menyre kostante nje nga njerezit qe e ka goditur me shume per poshtersite e tij te shfaqura ashiqare.

  16. @autori says:

    Perse cuditesh kaq shume zoti Kulla? Dhe akoma, perse e pret pergjigjen nga Mero? Gazeta Tema nuk eshte nje nga institucionet e shumta (perfshire drejtesine) qe duhet te pergjigjen per paaftesine e shtetit shqiptar. Pervecse te nxise njerezit per te shfryre dufin e grumbulluar ne debate pa fund dhe qe nuk i zgjidhin problemet e Shqiperise. Megjithe respektin qe kam per cilesite dhe krijimtarine tende artistike (edhe ne gazetari), gjithashtu per Meron si publicist i shquar, mendoj se pergjigja e pyetjeve te tua eshte e thjeshte dhe duket sheshit: Ne Shqiperi nuk ndodh asgje kur shahen dhe akuzohen palet me njera tjetren, sepse ATO JANE TE GJITHE NJESOJ. Ose e shumta, nuk ndryshojne shume nga njeri tjetri. A ndryshon Meta nga Berisha dhe Rama, perderisa behet ortak, here me njerin dhe here me tjetrin? A do ishte ai president i Shqiperise, “simboli i unitetit te kombit”, pa miratimin e Rames dhe te Berishes? Dhe se fundi per te plotesuar merakun tend (dhe te Meros), po perseris ate qe kam thene edhe me pare, sepse shpesh gazeta Tema me ka censuruar komentet: Po te ishte Rama, qe ju perpiqeni ta veconi, i ndryshem nga Berisha, ky i fundit sot duhet te ishte prapa hekurave. Prandaj i dashur Kulla, ne nje vend ku te gjithe jane hajdute dhe “bertasin” kapeni hajdutin, nuk mund te kete drejtesi qe te fuse ne burg hajdutet..

  17. katarakti says:

    Jam plotesisht dakort me z.Kulla. Vetem kam nje kundershtim te vogel. Kur ai shkruan i habitur se si eshte e mundur qe gjera te tilla te ngjasin ne “nje vend europian”?! Megjithemend zoti Kulla mendon se Shqiperia eshte nje vend europian?! Shqiperia ngjan shume me teper me nje vend afrikan, se me nje vend europian z. Kulla. Mungesa e shtetit, e ligjit dhe e rregullit, korrupsioni i llahtarshem, shitja e pasurive kombetare, perulja e verber e politikaneve shqiptare ndaj te huajve, grindjet tribale ndermjet partive politike per interesa pushteti dhe ekonomike, pandeshkueshmeria, prostitucioni, krimi i organizuar dhe shtrja e tij ne te gjitha qelizat e shoqerise, varferia e pashembellt e shumices se popullit dhe pasurimi i rrufeshem i oligarkeve dhe zyrtareve te larte te shtetit, ( merr rastin e ish-kryeprokurorit Llalla) etj etj – jane shembuj te qarte se Shqiperia dhe shqiptaret nuk i takojne Europes, por Afrikes. Ishim me afer Europes me 1978 se me 2018, i dashur Kulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje