Një burrë me origjinë siriane i cili jeton Gjermani, është futur live në Facebook pak çaste pasi ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij.
Abu Marwan, 41-vjeç ka goditur me thikë në qafe bashkëshorten e tij 37-vjeçare, para se të largohej nga shtëpia me një prej fëmijëve.
Në videon shokuese të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet me gjak në fytyrë dhe me një të çarë në dorë teksa flet në kamera. Pas tij, një djalë që besohet se është i biri, qëndron dhe shikon para se të ulërasë në kamera.
Burri u arrestua nga policia pak pasi u largua nga vendi i krimit në Muhlacker, ditën e premte.
Në video, 41-vjeçari përpiqet të justifikojë vrasjen duke theksuar se e kishte bërë për tu dërguar një mesazh grave që irritojnë bashkëshortët, raporton “Al Arabiya”.
“Ky është fundi juaj”, tha ai.
Gjatë vrasjes raportohet se në shtëpi ishte edhe vajza e çiftit, e cila më pas ka telefonuar policinë. (TemA)
e kujt i plasi bytha se Meromavria vret gruan me thike se ja drodhi me shkelzenin e saliut
Po ti hyni thelle origjines me siguri do dali nga vendi i skifterave….