Berisha “shet” Adriatik Llallën dhe thotë se nuk i kërkon falje Donald Lu-së: Na ka masakruar…

6 Mars 2018, 10:13Politika TEMA

Në intervistën e tij për Sokol Ballën, Sali Berisha nuk i ka dalë më në mbrojtje Adriatik Llallës, pas “letrave” që i kanë bërë amerikanët.

Megjithatë, ai nuk është tërhequr nga akuzat ndaj ambasadorit Donald Lu, për të cilin tha se nuk i kërkon falje.

Sipas Berishës, Lu është treguar i pamëshirshëm me PD-në.

Në një intervistë me Eni Vasilin, sikur e shitët Adriatik Llallën…

As se shita e as se bleva. Nëse gjeni një komunikim timin personal me Llallën, që nga dita që jam larguar, një komunikim timin personal, atëherë po. Unë nuk mund të mos marr për bazë një dokument të firmosur nga Rex Tillerson, sepse ai është kryediplomati i botës. E ata që i përgatisin dokumentet, nuk i çojnë gjëra të paqena për të firmosur. DASH duhet të sjellë faktet për të vepruar drejtësia. Pas 3-4 ditësh një zyrë e DASH është shprehur se janë të gatshëm për të paraqitur prova.

A mos duhet t’i kërkoni ndjesë ambasadorit Lu…

Jo, absolutisht jo. Në radhë të parë nuk kam sulmuar asnjë me tendencë e dëshirë. Çfarë i kam kërkuar Lu-s? Atë që i kërkoj çdo kujt, nëse akuzohesh duhet të japësh përgjigje. Edhe pse është më imunitet ai është zyrtar i shtetit amerikan. Nëse Llalla thotë se, më kanë kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë e Soros, ambasadori duhet të shpjegonte.

Ambasadori Lu është një nga formuesit e dosjes ..

Unë nuk merrem me procedurat e rregullat e SHBA. Nuk më takon mua të hyj e të komentoj në veprimtarinë e një qeverie.

Ambasadori Lu duket se e ka mbështetjen e plotë të DASH, e faktet e tregojnë se ky ambasador ka qenë shumë i drejtpërdrejtë për të akuzuar politikanë … majtas apo djathtas.

Berisha: Nuk është ashtu. Ka akuzuar djathtas, 3 herë më shumë se sa Saimir Tahirin apo Edi Ramën. Nuk e ka bërë këtë. Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh opozitën. Opozita nuk është bërë pengesë në reformën në drejtësi. Opozita ka dhënë kontribut historik në ato ndryshime kushtetuese. Nëse ato do të miratoheshin siç u formuan, drejtësia do të kthehej në një degë të ekzekutivit shqiptar. Por me Komisionin e Venecias e me këmbënguljen tonë, ato u kthyen në kushtetueshmëri.(TemA)

5 komente në “Berisha “shet” Adriatik Llallën dhe thotë se nuk i kërkon falje Donald Lu-së: Na ka masakruar…”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    E shiti A.Llallen , vetite e oktapodit , qe kur eshte ne rezik leshon kemben kundershtarit te shpetoje ………. kurse sa per pergjigjen ” nese gjeni nje bisedetmen me kryeprokurorin qe nga dita qe jam larguar …….. tregon dhe nje here nivelin e tij , pasi komunikimi behet ne menyra te tjera , ka 10001 menyra komunikimi , boterisht do te takonte ????? Sali , nuk je i sinqerte , pasi dihet se mos te kishe prokurorin e pergjithshem ne kra dhe pikerisht Llallen , dhe ne vend te tije te ishte nje konseguent , sot fati yt do qe ndryshe , prandaj nese nuk ke gj3 per te thene , te pakten mos dil neper emisione dhe intervista , ri brenda dhe prit …….. tik tak tik tak ……..

  2. Lumi A says:

    Je vrases dhe hajdut o Berish Karaxhici. Ne burg …u zhdukte rraca e juaj.

  3. Agim Murtaj says:

    Berisha eshte druri me I keq ,qe ka ek,zistuar. Ne shekullin e fundit ,raste unikal pernga ligesit qe munte te bej nje shqiptar pushtetar ,per Shqiptaret ,popullin e kombin e vet !
    Do te mbahet mente shume gjat ne memorjen e kombit ,ne dy aspekte :
    Se pari ne besushmerin e gjere qe I beri populli me shume shprese per nje ardhme te mire demokratike !
    Se dyti per tradhetin ,mashtrimin e atyre ,qe per hir te vertetes ishin shumica e elektoriatit ,ai Saliofasllici do mbahetmente per hajduteri ,per sistem ,antisistem ,shkatrim I cdo gjeje te ngritur me mund e djers mbar popullore ne aspektin moral e material e deri te rekordet kriminale , etj zullume !

  4. Gjon says:

    Birisha asht i mair, si kingj

  5. Pronari says:

    Sali je nje kafshe e eger qe zbrite nga malet dhe e menderose kete vend por duke i dhene vetes saraje e pasuri te pa merituar. Mblodhe rreth vetes kusar e hajdute dhe ja ku jemi sot. Bene mire te mos flasesh se vjen ere e keqe. Ne na i mori sistemi pasurite dhe per se dyti ti me kusaret e tu. Uroj vetem burg e semundje per ty e familjen tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje