DOKUMENTI/ Dosja e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla: Blerje pronash nga vrasës dhe skema kriminale që e bëri miliarder

5 Mars 2018, 22:59Politika TEMA
DOKUMENTI/ Dosja e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla: Blerje pronash nga

Pas botimit të serisë së shkrimeve me prova dhe fakte rreth jetës superluksoze të familjes së ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Lalla, “Alpenews.al” nis nga sot serinë e botimit të një dosje të re e të errët të bëmave të tij.

Një dosje brenda së cilës me prova dhe dokumenta, do të shihni se si ish kreu i Organit të Prokurorisë së Shqipërisë ka hyrë në afera të errëta biznesi me personazhe të njohur të botës së krimit.

Njëri prej tyre është arrestuar përsëri vetem pak ditë më parë (javën e kaluar). Adriatik Llalla ka qenë Kryeprokuror dhe do të shihni se si një i akuzuar për vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje pas kërkesës së prokurorisë, merr një dënim qesharak nga gjykata. Ai ka bërë biznes pronash me Adriatik Llallën.

Ka qene ky arrestim dhe raporti “special” i ketij personazhi me ish Prokurorin e Pergjithshem, ai qe siç do ta shihni nepermjet dokumentave, e çoi redaksine tone drejt zbulimit hapa pas hapi te nje skeme të errët të zbatuar prej tij, që e kanë bërë ish Kryeprokurorin e Shqipërisë më pas, miliarder.

Provat dhe faktet tona, do te hedhin drite konkretisht mbi aktivitetin e erret dhe veprimet flagarante nga ana e z. Llalla. Ne kete menyre, publiku shqiptar do të ketë mundësinë që të njihet me një megaskandal me përmasa të pazakonta.

Keto prova dhe fakte pritet qe ta çojne Adriatik Llallën perveç te tjerash, ne ndjekje penale duke plotesuar te gjithe kuadrin per ta akuzuar atë per shperdorim detyre, abuzim me postin dhe funksionin, mosdeklarim e fshehje pasurie dhe pastrim te produkteve te vepres penale.

Keto dokumenta, jane pjese e megadosjes qe po pergatitet per të zyrtarizuar procedimin penal ne ngarkim te tij, pas vendimit te Sekretarit Amerikan te Shtetit Rex Tillerson qe i ndaloi hyrjen ne SHBA, familjes se ish Kryeprokurorit Llalla, nen motivazionin per perfshirjen e tij ne afera te medha korrupsioni gjate kohes se ushtrimit te detyres.

Pas pak nis seria e parë e botimit të dosjes se ish Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Lalla.

Publikohet DOKUMENTI që vërteton se Adriatik Llalla ka blerë pronën e një të dënuari për vrasje! (DETAJET)

Siç mund ta shihni nga ky dokument ekskluziv që botohet sot si faqja e parë e dosjes së errët të Llallës, ai ka hyrë në marrëdhënie biznesi për shitblerje pronash me Eduart Dushkun, 42 vjeçarin nga Sauku i Tiranës. Një personazh i shumë i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Të enjten e kaluar, vetëm katër ditë më parë, më 1 mars 2018, ai është arrestuar në operacionin “Përsëritësi” nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së armëve luftarake” dhe “Largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Nuk është hera e parë që ai bëhet objekti i punës dhe veprimtarisë se organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Dushku ka mbi shpinë një dosje penale përgjatë jetës së tij, me një listë akuzash që rëndojnë mbi të, si:

“Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Pikërisht me këtë personazh, Eduart Enver Dushku, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Xhemal Llalla ka hyrë në marrëdhënie biznesi.

Njoftimi i policisë së Tiranës, e ENJTE 1 MARS 2018:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:

• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Si e paraqitën mediat arrestimin dhe portretin e Dushkut:

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të dënuar më parë për vrasje, pasi i janë gjetur arsenal armësh. Gjatë operacionit policor “Përsëritësi”, në pranga ka rënë. EDUART (Edison) DUSHKU, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.

Ky shtetas EDUART (Edison) DUSHKU është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

EDUARD DUSHKU nuk është emër i panjohur për autoritetet e shtetit pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë.

Policia ka njoftuar për të njëjtin person ne date 12 gusht te vitit 2017 per nje ngjarje të ndodhur në Sauk, ku thuhej se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie dy persona.

“Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”- njoftonte policia e cila vijoi:

“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë”.

Por ai eshte arrestuar edhe ne vitin 2012, pasi ishte ne kerkim per vrasjen e ndodhur ne vitin 2011, shkruan.

KONFLIKTI NE TIRANE 

Eduard Dushku kërkohej për vrasjen e Avdulla Vrapit

Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare thanë se policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës.

Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë.

Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Eduard Dushku, sipas Prokurorisë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.

VRASJA NE 2011

Sipas kërkesës për gjykim, vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.

Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.

Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit.

Tresa u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, të cilën ia kishte marrë autorit. Ndërsa autori, arriti të arratisej duke u shpallur në kërkim nga policia, megjithëse u arrit të provohej autorësia e tij.

Ngjarja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk-Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip “Benz 240”, e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni, shkruan.

Kur Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipituar në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta.

Gjatë përleshjes Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Abdulla Vrapin, babanë e Albertit, i cili ishte përfshirë në konflikt së bashku me persona të tjerë me lidhje fisnore me të.

EDUARD DUSHKU ndodhet në prangat e policisë./Alpenews.al

20 komente në “DOKUMENTI/ Dosja e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla: Blerje pronash nga vrasës dhe skema kriminale që e bëri miliarder”

  1. Vjosani says:

    O zot, si po e vononi arrestimin e tij? I plaset zemrat e shqiptareve.

    1. LORA says:

      Po presin qe ish-kryeprokurori ”uji me kos” te bleje edhe diplomen e shkolles se mesme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Kozmo says:

    Po , po ashtu eshte ,por nuk ka bythe ky shtet leshi te fusi ne burg as llallen as te tjeret me sheik se ky .

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Shitblerja eshte kryer ne 2007-en, Llalla eshte emeruar Krye-Prokuror ne mars 2012. Tani cili eshte shqetesimi? Nga ta dinte Llalla apo ky robi qe llalla do behej krye-prokuror 5 vjet me vone? Aludohet qe e ka favorizuar per ngjarjet e ndodhura pasi Lalla eshte bere Krye-prokuror, e para punes nuk ka qene Llalla besoj prokurori i ceshtjeve te ktij robit se nuk merret kryeprokurori direkt me keto raste, e dyta nqs Llalla ka nderhyre per ta favorizuar meqe i ka blere pronen do bere pyetja perse? Ia fali gje pronen personi tjeter, jo. Ia ka shitur me cmim shume me poshte se tregu? do pare se cdo na thote Mero se sa ka qene cmimi per ate prone e sa e ka blere Llalla. Pas blerjes se prones dhe mbylljes se shitjes askush nga palet nuk ka me detyrime njeri tjetrit qe rrjedhin nga kjo shitje, vec sic thashe nqs prona eshte blere shume me lire dhe edhe ne kete rast, askush nuk mund te aludoje pasi personi qe e ka shitur deri me ath nuk kishte kryer asnje krim dhe llalla nuk kishte nga ta dinte qe 5 vjet me pas do behej kryeprokuror. Pra nuk mund te themi qe Dushku po i bente dhurate Llalles meqe Dushku kishte veti te parashikonte te ardhmen duke parashikuar qe Llala do behej kryeprokuror dhe vete Dushku do kryente krime. Me kete faqen e pare te dosjes o Mero nuk na the ndonje gje, te presim faqet e tjera. To be continued……..

  4. Lani says:

    Ne burg poshtersine kryeprokurorin e sali hajdutit

  5. h says:

    E vetmja reformë per shqipërinë ?
    Bomba atomike.

  6. Albanian till I die says:

    Ky moterqiri duhet var bashke me gjithe te ashtu quajtrit peokurore e gjyqtare te Albanistanit….

  7. Shigjeta says:

    Mbas te gjitha ketyra qe degjojme e shikojme lindin disa pyetje te thjeshta : perse nuk arestohet ???? Cfare duhet te beje me , qe ne baze te kodit penal dhe ligjeve perkatese te arestohet ???? A ka qeveri ?? Ku jane 100 ditet e para ?? Dhe cilat jane perfundimet e 100 diteshit ?? Ulurasin nga USA , dhe BE dhe ketu asgje , pastaj na e kane fajin te huajt partneret tane ?? Perfundimisht nuk doni te punoni zoterinj te qeverise , e kemi pare dhe me shpejt filmin , te njejten gje nuk bete dhe me Fullanin ?? Bete sikur e arestuar , dhe kur e arestuat , e late te lire dhe me demshperblim gjigant . Boll u tallet , nuk shkoni me , jeni te pavlafshem . Tani shpjegoh3n te gjitha , prandaj Edi Rama vendose president nje batakci, hajdut , dhe kriminel , qe mos te eci perpara asnje reforme , jeni njesoj ……….

  8. Ervin says:

    Ku jane provat qe tregojne lidhjen e Llalles me kete kriminelin. Aman o njerez behuni gazetare te mirefillte.

  9. spartak says:

    Shullaz komplet .
    Gjynof fukarai . Mos e luani se ka çilimij .

  10. LISANDER says:

    Tani vec te tjerave, ai robi ka bere vrasje ne 2011 se I gervishten makinen, nderkohe shtepine e shiti ne 2007,,, arrestim?

  11. Timi says:

    Shketdhate tipik katubar shqiptar…paburreri dhe pabesi. Njeri pa karakter dhe kurve e berishes sa me oare be burg dhe ti sekuestrohen gjithe pronat e vjedhura.

  12. beluli says:

    Bla bla bla ,akoma doni per Belulin,lereni te iki dhe beni sikur e kapni……te pa afte.

  13. ak47 says:

    Kontrata e shitblerjes eshte pagese ne natyre per ish – avokatin Llalla. Thelbi i ceshtjes qe sapo ka filluar eshte si i siguroi te ardhurat apo nese kjo eshte pagese me qark te mbyllur dhe si ka vijuar kjo marrdhenie me personin me background kriminal edhe para 2007. Kjo kontrate eshte vetem nje cikerime nga pasuria e ish KPP. Petet e lakrorit jane hapen nje nga nje. Pasuria eshte i vetmi cengel ku mund te kapet juridi-mafia. Ndiqni paret, te gjeni llumin.

  14. USA says:

    SA I ZOTI NA DOLI KY LLALLA NE NJE KRAH SHKERDHENTE GRIDEN NE KRAHUN TJTER ROVENEN TANI I KA ARDHUR RADHA QE TE SHKERDHEJN LLALLEN

  15. vala says:

    Nuk kam asnje simpati per Llallen, por komenti i “sit back and relaks” me duket i logjikshem. Shitblerja e prones eshte bere 5 vjet para se Llalla te behej K/prokuror dhe 4 vjet para se personi tjeter te kryente nje krim. Ne kohen kur Llalla ishte avokat i thjeshte s besoj se ja kishte kush nevojen per ti bere ndere te kesaj natyre. Sa per cmimin duhet te investigohet se me cfare cmimi jane shitur pronat ne ate zone para 11 vjetesh.

  16. USA says:

    PO ATE GAZETAREN SY KOQE KU E KA KY LLALLA AJO QE MBASI E QINTE LLALLA I JEPTE SEKRETET E PROKURORIAE DHE CA TE TJERA AJO ISHTONTE VET DHE DILTE TE KLANI TV FEJZO QE BENTE TE DITUREN PUTANA

  17. mirel says:

    Hallall, kush eshte ai kriminel qe nuk ka bere kariere ne Shqiperi.
    Shteti ben llogje me gjyshin e Berishes qe ka vdekur para 100 vjetesh. Kriminelet bejne ligjet.

  18. fieri says:

    toka eshte eshte ” blere ” me ate cmim nuk diskutohet qe eshte mashtrim, po te tjerat si kuptoj toka blihet ne 2007 vrasja ne 2011, ky robi paska bere parapagim??? me kete ja futet kot o tema, megjithate LLALLA KA QENE ME PLEHRA NE GYQESORIN SHQIPTAR, BURG DHE VETEM BURG PER KETE LEGEN, dhe do zoti mos ardhte tjeter si ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje