Mund të quhet një vendim historik ai që mori dje kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila i ka kërkuar qeverisë të stimulojë dhënien e lejeve të ndërtimit për shtëpi, si një mënyrë për të rritur kërkesë-ofertën dhe ulur çmimin e banesave për çiftet e reja.
Një nismë kjo, e cila është mirëpritur nga britanikët, duke qenë se të kesh në pronësi një shtëpi sot është bërë thuajse e pamundur në Britaninë e Madhe, sidomos për çiftet e reja që duan të krijojnë familje.
Theresa May deklaroi dje se qeveria është duke “rishkruar rregullat e planifikimit”, për të ndihmuar zhvilluesit dhe autoritetet vendore (bashkitë) të ndërtojnë më shumë shtëpi, për të rikthyer ëndrrën e pasjes së pronësisë së një shtëpie.
Rregullat e reja të planifikimit do ta bëjnë sistemin më të drejtë dhe më efektiv, duke riorganizuar procesin, duke shkurtuar burokracinë dhe duke i dhënë fund barrierave për lejet e ndërtimit.
Vitin e kaluar në Britani u ndërtuan mbi 217,000 shtëpi të reja, por kryeministrja tha se “për dekada të tëra ky vend ka dështuar të ndërtojë një numër të mjaftueshëm shtëpish”. Ajo u shpreh se “në pjesën më të madhe të vendit, strehimi është aq i papërballueshëm, saqë miliona njerëz, që me të drejtë duan të blejnë shtëpinë e tyre, nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Dështimi për të përputhur kërkesën me ofertën, në të vërtetë ka nxitur rritjen e çmimeve dhe rrjedhimisht, çmimet më të larta, sollën qira më të larta”.
Kryeministrja britanike shtoi se “Unë ende e kam të freskët në kujtesë shtëpinë e parë që kam ndarë me burrin tim, Filipin. Jo vetëm fotot tona nëpër mure, librat tanë të vendosur në rafte, por edhe ndjesinë e sigurisë që vinte ngaqë e dinim që nuk do na kërkonin ta lironim atë brenda një kohe të shkurtër. Dhe për shkak se kishim atë siguri, ishte shumë më e lehtë të luanim një rol aktiv në komunitetin tone, për të ndarë qëllimin e përbashkët të një shoqërie të lire”
May pranoi se “hendeku midis lejeve të dhëna për ndërtim dhe shtëpive të ndërtuara, është ende shumë i madh”. Ajo u shpreh se “qeveria po rishkruan rregullat për planifikimin edhe për arsye që lejet e ndërtimit të jepen më shpejt”.
Për të parë njoftimin e qeverisë britanike klikoni linkun: https://www.gov.uk/government/neës/pm-speech-on-housing-to-set-out-changes-to-planning-rules
Shembull per t’u marre nga Lali Rrjepësi…
Edhe Erion Pemtari,prandaj ka dhene shume leje ndertimi,qe te ulet çmimi banesave,
me qellim qe te kete mundesi edhe fukaraja te bleje nje hyrje tek kullat mu ne mes te
Tiranes,afer Teatrit te ardhshem.Edhe Edi Rama dha shume leje ndertimi ne Tirane,por
ngaqe pallatet ishin kryeveper,i la ti blente fukaraja dhe doli jasht Tiranes,rreze Dajtit.
Kur te mos jete me Kryeminister Rama,pa Leke ne xhep(se ai edhe tani eshte i varfer),
si do zbresi poshte?!Sepse ai ka nevoje per shofer(qe kushton shume)se vete nuk di ta
ngasi Makinen.Thone qe Erion Pema,do te beje rruge biçikletash Surrel-Kamez,qe Rama
te kete mundesi te arrije stacionin e trenit sa me shpejt,per ta perdorur si mjet udhetimi.