Rezultatet në Itali, Lëvizja "5 Yjet" jep garancitë e para: Të gatshëm për formimin e qeverisë së re

5 Mars 2018, 18:00Bota TEMA

Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e tjera për krijimin e një qeverie, deklaroi lideri i saj, Luigi Di Maio duke theksuar se suksesi i saj zgjedhor në të gjithë vendin i kishte dhënë partisë një përgjegjësi të madhe.

“Fakti i të qenit përfaqësues i të gjithë kombit na projekton në mënyrë të pashmangshme drejt qeverisjes së vendit”, deklaroi sot Di Maio gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se partitë e tjera kishin arritur një performancë të mirë vetëm në disa rajone.

“Ne ndiejmë përgjegjësinë për t’i ofruar Italisë një qeveri”, shtoi ai.

Partia, e cila ka fituar pjesën më të madhe të votave, por nuk ka shumicën për të dalë e vetme në qeveri, ka ngurruar në mënyrë konvencionale ndaj formimit të aleancave.

“Ne jemi të hapur për t’u ballafaquar me të gjitha forcat politike për caktimin e drejtuesve të parlamentit dhe temave që do të mbizotërojnë në programin e ardhshëm legjislativ”, shtoi Di Maio.(ata)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje