Drejtoresha e komunikimit të Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, dha dorëheqjen javën që shkoi. Largimi i saj vjen pas një sërë largimesh të njerëzve të presidentit Trump nga poste kyçe. Një analizë e Brookings Institute tregon se nga Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Trump-it janë larguar dyfish më shumë zyrtarë se gjatë administratës së Reganit.
Hope Hicks
Nga një modele adoleshente, bukuroshja Hope Hicks i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës. Ish-punonjësja e “Trump Organisation” mori detyrën e Drejtoreshës për Strategjitë e Komunikimit, menjëherë pasi Trump mori detyrën. Ky post u lançua për herë të parë dhe 30-vjeçarja që kishte qenë aktive gjatë fushatës së Trumpit u pa si personi i përshtatshëm për të. Por në shkurt të këtij viti, Hicks deklaroi se gjatë dëshmisë së saj në Komitetin e Kongresit në lidhje me çështjen “Russiagate”, ajo kishte thënë “gënjeshtra të bardha” për të favorizuar pozicionin e presidentit. Një ditë më pas, ajo njoftoi se do të dorëhiqej.
Michael Flynn
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare qëndroi në detyrë vetëm 23 ditë. Megjithatë, emri i tij përmendet shpesh në Shtëpinë e Bardhë. Ai dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte mashtruar zëvendëspresidentin Mike Pence, lidhur me komunikimet e tij me ambasadorin rus. Flynn u deklarua fajtor për akuzën se ka gënjyer FBI-në dhe u zotua për “bashkëpunim të plotë” me hetuesin Mueller në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.
Sean Spicer
Ish-sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë u dorëhoq në korrik 2017. Gjatë muajve që drejtoi Departamentin e Komunikimit, ai bëri disa deklarata që shkaktuan debat. E para ishte ajo për pjesëmarrjen e amerikanëve në inaugurimin e Trump-it. Spicer tha se ceremonia ishte më e ndjekura në historinë e Shtëpisë së Bardhë, por kjo deklaratë u kritikua gjerësisht në media.
Anthony Scaramucci
Qëndrimi vetëm 10-ditor i Scaramucci-t si drejtor komunikimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet mend për intervistën e tensionuar me një gazetar të “New Yorker”. Ai bëri disa deklarata të turpshme dhe akuzoi për tradhti pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Ai u shkarkua nga presidenti Trump me rekomandimin e shefit të Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Xhon F. Kelly.
Steve Bannon
Banon u dorëhoq nga detyra si shef i strategjive në Shtëpinë e Bardhë në gusht 2017, vetëm 8 muaj pasi ishte emëruar. Ai u rikthye në krye të “Breitbart News”, duke thënë se “mora sërish në duar armët e mia”. Por ai dëmtoi imazhin e vet me disa komente të papërshtatshme për ish-bashkëpunëtorin dhe autorin e librit “Zjarr dhe tërbim”, Mihael Wolff. Kështu, Banon humbi edhe mbështetjen e themeluesve të grupit “Breitbart”.
Reince Priebus
Priebus e mbajti detyrën e shefit të stafit të Shtëpisë Bardhë nga janari 2017 deri më 31 korrik 2017. Më 28 korrik, Trump deklaroi se do të emëronte John Kelly-n shef të stafit. Kjo o pasua me dorëheqjen e Priebus-it, i cili qëndroi në detyrë edhe 3 ditë të tjera, kur Kelly bëri betimin. Gjatë kohës që ushtroi detyrën, Priebus shkaktoi plemika për stilin e tij të menaxhimit.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
FILE - In this Feb. 11, 2014, file photo, Defense Intelligence Agency Director Lt. Gen. Michael Flynn testifies on Capitol Hill in Washington. Flynn, the three-star Army general who has headed the Defense Intelligence Agency for less than two years is being nudged aside amid conflict within the agency and between the general and leaders elsewhere in the intelligence community, a senior defense official said Wednesday, April 30. (AP Photo/Lauren Victoria Burke, File)