Sulmi ditët e fundit në detyrë i Adriatik Llallës: Në 2 muaj, bleu 3 pasuri 600 mijë dollarë

7 Mars 2018, 16:47Politika TEMA

Edhe pse kishte filluar procesi i deklarimit të pasurisë për efekt të procesit të vettingut, ish Kryeprokurori Adriatik Llalla, atë kohë në detyrë i dorëzoi formularët e tij më 27 janar 2017. Megjithatë, duket shumë i sigurtë se asnjë gjemb nuk do ti hynte në këmbë dhe do të vazhdonte sikur do të ishte përjetësisht Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, duke bërë transaksione edhe me te dyshimta se me pare.

Llalla ka vijuar të kryej transaksione shitlblerje të pasurive të paluajtshme duke përdorur të njejtën skemë mashtrimi dhe pastrimi parashë: Bli me çmime fiktive ose dukshëm të ulëta në raport me vlerat reale të tregut dhe menjehere pas blerjes bënte rivlerësime në studio private dhe më pasi i shiste pasuritë me vlerën reale të tregut ose edhe mbi këtë vlerë.

Më poshtë gjeni tabelën e tri transaksioneve të tilla të realizuara prej tij në periudhën 15 mars- 15 maj 2017. Në dy muaj ka blerë 17. 550 metra katrorë tokë të cilat në fund janë vlerësuar se vlejnë rreth 600 milione leke ose rreth 600 mije dollare.

Në shkresën e parë këtu poshte kemi rivleresimin e pasurise se paluajtshme toke me një sipërfaqe prej 12 300 metrash katrorë, me adresë në zonën e Qeha Shytjat të Tiranës. Kjo siperfaqe sipas dokumentave figuron e blere me 15 mars te vitit te shkuar, me një çmim qesharak prej 600 lekësh për metër katror. Por brenda dy muajve, kur është bere rivleresimi i po kesaj toke, çmimi i saj ka kapërcyer frikshëm me 4.2 herë më shumë, ose me 25 mijë lekë metrin katror.

Brenda te njejtes dite, po më 15 mars 2017 ish Prokurori i Përgjithshëm ka blerë një tjeter pasuri te patundshme, po në toke kete radhe me siperfaqe 3 000 metra katrorë, po në fshatin Qeha Shytaj të Tiranës. Edhe ne kete rast, ka perdorur te njejtin “truk”: E ka rivlerësuar pas dy muajsh dhe nga 600 lekë për metër katrorë vlera i është bërë 25 mijë lekë metri katror.

 

Ndërsa transaksionin e tretë të 2017 e ka realizuar vetëm dy muaj pas dy të parave: Më 15 maj. Këtë radhë rezulton me letra se ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka blerë një sipërfaqe toke prej 2 250 metrash katrorë po në të njëjtin fshat, në Qeha Shytaj të Tiranës. Por këtu bëni pak më shumë KUJDES. Sepse ka ndodhur çudia më e madhe në botë. Kjo tokë, po në të njëjtin fshat, është blerë 20% më lirë për metër katrorë se dy sipërfaqet e para POR është vlerësuar të kushtojë brenda muajit, PLOT 17 HERE ME SHTRENJT. Dhe nga 500 lekë për metër katrorë, kjo tokë e Beut të ri të Qeha Shytajt të Tiranës, vlen 85 mijë e 290 lekë metri katrorë.

Në këtë mënyrë, ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në vetëm dy muaj, ka “futur” në lojë rreth 10 milionë lekë nga “kursimet e rrogës” dhe pasi i ka rivlerësuar po vetë, po këto pasuri ato tashmë vlejnë gjysëm milioni dollarë më shumë. Kaq para po hetohen se ka pastruar ai, me keto veprime në ditët e “fundit” të qëndrimit në detyrë. Po në 5 vjet të tjera çfarë mund të ketë bërë tjetër?!

11 komente në “Sulmi ditët e fundit në detyrë i Adriatik Llallës: Në 2 muaj, bleu 3 pasuri 600 mijë dollarë”

  1. Fshatari pa toke i Gramshit says:

    Te dije gje thua Rovena dhe shoferi i Tikut mo amani?

  2. Fatos says:

    Ore na cate trapin, duke folur me hamendesime, teorira konspirative dhe duke futur ne thonjeza cdo gje, edhe kur nuk duhet. Do beni llafe kurvash ju apo gazetari? Ju dhjefsha “faktet” qe i komentoni si gjyqet komuniste, po keni bythe beni hetim (jo investigim sic e shkruani ju idiota) dhe gjeni rrenje e dhemballe.

    1. tiku says:

      o tos, hapi syte, ke dokumentat aty..sjane hamendesime…pastaj pse dhjaksesh ti?ca ke ?

  3. Angjelini says:

    Ku eshte prokuria? Pse nuk arrestohet ky kriminel? Pse na irritoni me fjale. Qeveri duhet te ragoje menjehere. Qdo hezitim per te raguar e ben pale me krimin dhe kriminelin.

  4. ...... says:

    Po mire beri
    Ne e kemi mendjen te shkruajme kush fiton Turku apo greku
    E kemi mendjen cfare bere erdogani a hengri mire
    Nuk shikoni Qe ska nje koment ketu??
    Te gjithe pseudonacionalistat kane pune te tjera me te medha te imami i lagjes
    Zihen me robaqepesin pse ja u beri pantallonat te gjata dhe jo trecerekshe.
    Perfundimisht na pelqen te marim ne goje gjithe lagjen me thashetheme dhe jo te protestoj njeri

  5. murat kepa says:

    Të lumtë ,Tiku,kështu kur të shikon dukesh rrotë ka….ce,por qenke i menlur qerrata.Mos e rruaj trapin,se pas 18 vjetësh do jesh qytetarë në USA.Le ti bien legenit këta,dhe po bërë nonjë vitë birg,nuk është keq,me një vitë birg,mbulon 1 milion dollarë.Të duhen në pleqëri paret

  6. Roberto says:

    E mo si beni dhe ju eshte rritur dollari prandaj????

  7. Kryf says:

    Ore Po ti (Fatos) perse shqetesohesh per hajdutin,apo je pjese e kesaj bande bastardash te pafytyre.Leket qe i keni grabitur popullit ,do ti paguani me gjak,sepse keni pire gjakun e atij populli te varfer.Pastaj ate fjalen (investigim),mos e perdor se nuk ja dine kuptimin.

  8. Peza says:

    Nuk e kemi mendjen se cfare ka bere Llalla!
    Halli yne,i ish te burgosurve politike eshte se kur do hiqen dekoratat Enver Hoxhes!
    Kur do caktohet data e re e clirimit te Shqiperise nga pushtuesit komuniste!
    Mbi te gjitha te hetohet dhe te denohen ata qe kryen Masakren e Tivarit ,kush e prishi Mareveshjen e Mukjes etj!
    Pse nuk denohen krimet e komunizmit etj?
    Do thoni ju se te gjithe politikanet e ketyre 28 vjeteve kane qene e jane ish komuniste,bij komunistesh,antaresh te KQ te PPSH,niper te antareve te Byrose Politike,gjyqtare te diktatures si Rustem Gjata ne Shkoder,qe gjykonte dhe denonte vetem ata te akuzuar qe parashikoheshin te vareshin ne litar ose te pushkatoheshin etj dhe djali i tij sot na ben moral per drejtesine,pa llogaritur ketu spiunet e UDB,Asfalise greke,KGB etj!

  9. dani says:

    NA esht shpifur me kto lajme , ka 25 vjet , tregojm hajdutin me gisht pastaj ai behet deputet e kryeminister , o ju dhjefsha drejtesin me nje mut, edhe kjo zoçka veriut qe u vu ne krye te prokuroris beri 2 ndryshime dhe tani po shijon parajsen e rradhes , qijani nonen kti mileti se keshtu e meriton popull kurv , kur nuk mer kallaçet tja u qi robt te terve çfar jan politikan ne kte vend ti detyrojn te zhduken nga ky vend , se kta mostra na jan shpifur me kto lajme vetem tallni bythen me kte popull keni ren ne fshatar qe kan bler nga nje shtepi ne tiran vishen tek gabi dhe kujtojn se arriten parajsen dhe politikanet bejn qef beni qef o rrugaç o plera se ja u ka bo ky popull rrisk boni qef.nje popull injorant e alabak njerez si llalla e saliu meritojn ne krye.

  10. alphade says:

    Bla- bla- bla pa fund dhe asgje konkrete ! Me keto dokumenta, c’pret prokuroria qe
    nuk i ve prangat ketij banditi. Prandaj banda bandite e mbrojti kaq shume banditin
    e tij,duke hedhur edhe bomba tymi e gaz-lotsjelles ne parlament kur u emerua zonja
    Arta Marku si PPP. Paska qene fshehur thelle ne shpellen e Saliut “lepuri” qe aq per
    zemer e kishte Salush kryemafiozi ta perdorte shprehjen se ” ku fshihej lepuri” !. Ja
    ku eshte fshehur lepuri more hajn,vrases,mafioz nderkombetar . Ti duhesh te ekstra-
    dohesh n SHBA per te “ndjekur shembullin ” e NORIEGES se Panamase …..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje